BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Juela Meēani: Njė femėr e fortė i bėn tė gjitha!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Juela Meēani: Njė femėr e fortė i bėn tė gjitha!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/10/2012, 23:55

    Juela Meēani: Njė femėr e fortė i bėn tė gjitha! Juelamecani

    Jeta e Juela Meēanit ka ndryshuar shumė kohėt e fundit. Ėshtė folur pėr ndryshimet e saj nė karrierė, ndryshimet nė jetėn private, e megjithatė Juela duket se ka mbetur e njėjta. Me po tė njėjtėn energji ajo vazhdon punėn e saj si kėshilltare nė Ministrinė e Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale, ku njė sensibilitet tė lartė kanė edhe problemet qė kanė tė bėjnė me femrėn nė tėrėsi. Jemi ndalur gjatė nė bisedėn me Juelėn se ēfarė duhet tė ndryshojė, pėrse ka kaq shumė dhunė mbi femrat nė Shqipėri dhe si e sheh ajo kėtė problem, duke qenė se vetė ka drejtuar njė projekt tė BE-sė pėr gratė e dhunuara.

    Tė gjitha kėto probleme shpesh bėhen edhe politike, nė atė se ēfarė duhet tė bėjė shteti pėr tė pėrmirėsuar gjėrat qė nuk shkojnė dhe nėse njė pjesėmarrje mė e madhe e grave nė politikė do tė bėnte diferenca, pėr tė cilat Juela mendon kėshtu: “Nė Shqipėri ende jemi herėt, po ėshtė bėrė shumė nė kėtė drejtim. Do tė ishte akoma mė e madhe forca, nėse do tė kishte bashkėveprim mes grave tė forcave tė ndryshme politike mbi tema delikate dhe me rėndėsi, siē ėshtė kjo e dhunės nė familje apo nė mbrojtje tė tė drejtave tė fėmijėve”. Veē punės aktuale, Meēani flet edhe pėr ambiciet e saj nė politikė, ku tregon se ėshtė e duruar dhe i pėlqen tė eci me hapa tė sigurt. ”Mendoj se vjen njė ditė ku puna dhe pėrkushtimi, ndershmėria dhe zotėsia tė shpien aty ku do. Unė jam e duruar si natyrė dhe preferoj tė mos i sforcoj gjėrat dhe ta vendos jetėn time nė baza tė hekurta”, thotė ajo. Jeta e saj pėrherė duket se drejtohet nga energji, forcė dhe pėrkushtim. E, ndėr kėto pėrkushtime, ai mė i rėndėsishmi ėshtė ndaj vajzės sė saj, sė cilės pėrpiqet t’i mėsojė vlerat mė tė ēmuara.

    Juela, nga zėdhėnėse e Kryeministrit, tashmė jeni kėshilltare e ministrit tė Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale. Si ndiheni nė kėtė pozicion dhe cila ėshtė diferenca me tė qenit zėdhėnėse?

    Ndihem nė njė pozicion tė natyrshėm. Me tematikat qė kjo ministri pėrmbledh, unė jam marrė nė tė shkuarėn dhe janė fusha qė mė interesojnė nė veēanti. Diferenca ėshtė nė faktin se kėtu fushat janė mė tė gjera dhe janė dhe shumė tė lidhura me faktin se unė jam femėr dhe sensibiliteti im mbi to ėshtė mė i madh.

    Ka qenė i vėshtirė pėr ju menaxhimi i situatave tė ndryshme qė kėrkon sidomos pozicioni si zėdhėnėse?

    Sigurisht qė ka qenė i vėshtirė, sepse nė fillim ishte njė eksperiencė e paprovuar mė parė dhe ishte punė qė kėrkonte vėmendje dhe pėrqendrim, por me kalimin e kohės dhe me kolegė tė aftė e luajalė, ēdo gjė u bė mė e lehtė. Kam patur fatin tė punoj nė njė kolektiv shumė tė mirė e shumė pėrkrahės.

    Ėshtė e vėshtirė tė jesh zėri publik i njė institucioni tė caktuar shtetėror, ku do apo nuk do emri yt ndodh tė bėhet objekt sulmesh personale nga kundėrshtarėt?

    Pa diskutim qė nuk ėshtė e lehtė dhe kur pranon tė kryesh njė funksion tė tillė duhet t’i bėsh mirė llogaritė. Pėr vetė faktin se do jete njė betejė e vazhdueshme, ku jo gjithmonė do tė tė kuptojnė dhe jo gjithmonė do jenė delikatė apo luajalė me ty. Thonė qė me kohėn mėsohesh, por unė pėr shembull nuk do mėsohem kurrė me luftėn pas krahėve. Jam edukuar t’i bėj betejat e mia ballazi. Gjithsesi, kur mendon se sa e madhe ėshtė eksperienca qė pėrfiton, ia vlen nė ēdo rast.

    Juela, ju keni qenė drejtuese e njė projekti tė BE-sė pėr gratė e dhunuara. Si e shihni sot kėtė problem?

    Dhuna nė familje dhe jo vetėm, ėshtė njė dukuri jo vetėm shqiptare, ėshtė njė problem madhor botėror. Fatkeqėsisht nuk ka tė bėjė vetėm me kushtet ekonomiko-shoqėrore. Nuk ėshtė mė shumė nė zonat rurale se nė qytete. Kohėt e fundit jemi pėrballur me raste ekstreme tė shfaqjes sė saj… Unė jam nėnė e njė vajze dhe sinqerisht ndihem direkt e prekur. Nuk duhet harruar pėr asnjė moment se ka shumė gra e vajza qė brenda njė kutie tė fildishtė, siē duan shoqėritė ta quajnė familjen, durojnė me vite presione, dhunė, keqtrajtim verbal dhe fizik. Shpeshherė meshkujt qė dhunojnė janė tė veshur me kravata dhe jashtė mureve tė shtėpisė janė engjėj dhe tė respektuar nė shoqėri, brenda mureve tė saj janė diktatorė. Ndaj nė kėtė kuadėr merr njė rol parėsor mbrojtja qė i bėn dinjitetit tė saj femra vetė, forca qė ajo duhet tė tregojė, pėrkrahja qė asaj duhet t’i vijė nga familja e origjinės dhe shoqėria…

    Sipas jush, ēfarė e shkakton kėtė “urrejtje” ndaj femrave nė shoqėrinė shqiptare?

    Nuk do ta quaja urrejtje ndaj femrės. Femra shqiptare ka dinjitet dhe pushtet, kur lufton pėr tė dhe kur i ndėrton bazat e jetės sė saj qė nė fillim vetė me forcat e saj. Mendoj se femrat nė njė shoqėri qė ka qenė shumė vite e izoluar duhet tė pėrkrahin njėra- tjetrėn dhe jo me patetizėm, por realisht. Duhet kuptuar qė ēdo luftė hapur apo pas krahėve qė i bėjmė njė tjetėr gruaje krijon njė precedent tė keq dhe i bėn ato mijėra gra e vajza tė shkolluara dhe tė menēura, shumė mė vulnerabėl.

    Besoj i shihni lajmet dhe kronikat e shumta mbi gra, vajza tė gjymtuara. Cilat janė pėrgjegjėsitė jo vetėm tė njė ministrie, por tė tė gjithė shtetit tonė nė pėrgjithėsi?

    Njė institucion ka pėr detyrė tė ndėrmarrė nisma ligjore, tė ndėrtojė struktura, tė hartojė skema pėr zbatimin e njė sistemi pėrkrahės ndaj femrave dhe fėmijėve. Unė mendoj qė nė kėtė drejtim ėshtė bėrė shumė. Sigurisht qė duhet bėrė mė shumė dhe pėr kėtė mendoj se edhe ky institucion, por edhe shteti nė tėrėsi, ka njė sensibilitet tė veēantė.

    Si mund tė parandalohet ky fenomen, i cili tashmė duket se ėshtė bėrė shqetėsues?

    Mendoj se mund tė bėjnė shumė mediat nė kėtė drejtim, me njė ndikim direkt nė opinion dhe nė publik, sepse kanė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė. Personazhet e njohur femra tė politikės duhet tė pėrdorin imazhin e tyre dhe ndikimin pėr kėtė temė… Ėshtė shumė pėr t’u pėrqafuar p.sh. iniciativa e vazhdueshme e Kryetares sė Kuvendit nė kėtė drejtim. Shoqatat joqeveritare, gjithashtu, bėjnė njė punė shumė eficente dhe duhen pėrkrahur pa rezerva. Por, theksoj, ēdo gjė nis nga denoncimet e akteve tė dhunės qė nė fillesė nga vetė gratė, qė ato tė mos agravohen e tė shkojnė nė ekstremitet…

    A ėshtė, nė fakt, gruaja shqiptare sot mė e pambrojtur?

    Nuk mendoj se ėshtė kėshtu, mendoj se duhet tė jetė mė e informuar se ku dhe si duhet tė drejtohet pėr ndihmė dhe mbi tė gjitha t’i garantohet anonimati dhe siguria me ēdo kusht.

    Ēfarė mund tė ndryshojė njė femėr sot nė politikė?

    Femra ka njė sy mė tė hollė ndaj fenomeneve. Duke qenė shpesh shtylla e familjes, ajo ka njė ndjeshmėri mė tė lartė ndaj mirėqenies psikofizike tė shoqėrisė. Gjithashtu ajo duhet tė hyjė me njė angazhim tė qartė, qė tė mos jetė njė shtojcė apo ornament, por tė mbrojė fort pikėrisht zgjidhjen e problemeve qė has ēdo ditė nė jetėn e saj dhe tė fėmijėve tė saj.

    A ka forcėn e duhur gruaja kur bėhet fjalė pėr tė ndryshuar gjėrat politikisht?

    Nė Shqipėri ende jemi herėt, po ėshtė bėrė shumė nė kėtė drejtim. Do tė ishte akoma mė e madhe forca, nėse do tė kishte bashkėveprim mes grave tė forcave tė ndryshme politike mbi tema delikate dhe me rėndėsi, siē ėshtė kjo e dhunės nė familje apo nė mbrojtje tė tė drejtave tė fėmijėve.

    Duke qenė se ende sot nė shumė institucione shtetėrore numri i femrave nė pozicione drejtuese ėshtė i paktė, a do tė thotė kjo se njė femre i besohet mė pak pėr tė qenė lidere?

    Unė punoj nė njė ministri ku pjesa mė e madhe janė gra e vajza, ka shumė drejtuese femra tė tė gjitha niveleve. Gjithashtu vij dhe nga njė eksperiencė nė Kėshillin e Ministrave, ku barazia gjinore ishte shumė e respektuar ndaj nuk jam dakord me kėtė. Mendoj se shumė mė tepėr problem ka nė planin e kompanive private apo biznesin privat, ku vėrtet postet drejtuese i dominojnė meshkujt.

    Njiheni si gazetare, si njė ish-miss, si moderatore, pjesė e politikės, por keni edhe mjaft pasione tė tjera, si muzika. Nėse do tė zgjidhnit pėrfundimisht, cili do tė ishte profesioni ideal qė do ta ushtroje deri nė fund tė jetės?

    Mendoj se gazetare do jem gjithmonė…

    Juela, cili ėshtė ritmi i jetės suaj, tashmė qė i keni dhėnė fund martesės?

    Ruaj pak a shumė tė njėjtin ritėm. Unė pas pune merrem me vajzėn time dhe jam me tė. Nė fundjavė marr pak kohė pėr veten dhe mikeshat e mia… Dėgjoj muzikė, shkruaj, lexoj, shoh filmat e rinj nė treg dhe kur mundem dal jashtė Tiranės.

    Ėshtė e vėshtirė tė jesh nėnė, por edhe njė femėr nė karrierė?

    Kur nuk janė ankuar nėnat e gjyshet tona, qė kishin mė shumė se njė fėmijė, qė lanin me dorė, gatuanin me soba druri, qė mbushnin ujė nė kat tė parė dhe ushqeheshin me tallona, si mund tė ankohem unė? Kjo kohė ka strese dhe lodhje tė tjera, por ka dhe shumė lehtėsira… Ėshtė e vėshtirė, por aspak e pamundur.

    Sa cungohet liria si femėr, kur duhet t’i bėsh kėto tė dyja?

    Njė femėr e zonja gjen kohėn pėr tė gjitha dhe i bėn tė gjitha nė ekuilibėr, duke i dhėnė sigurisht precedencė familjes dhe fėmijės.

    Cilat janė parimet tė cilat pėrpiqesh t’ia ngulitėsh fort nė mendje vajzės tėnde?

    Tė ruajė karakterin qė ka. Tė mos ndikohet shumė nga ambienti dhe moda, tė mėsojė e tė lexojė, por jo pėr mua, por nė emėr tė pavarėsisė sė saj tė mėvonshme. Tė mos harrojė ata qė i kanė qenė afėr nė tė mirė e nė tė keq e mbi tė gjitha tė dojė shumė veten.

    A sillesh rreptė me tė, apo je nėnė qė ka nerva tė shpjegojė ēdo gjė me qetėsi?

    Kam nerva ndonjėherė, nuk e fsheh. Unė jam instinktive nė reagime, por nuk e dėnoj apo kėrcėnoj se nuk do tė tė blej kėtė apo nuk do tė tė lė mė tė bėsh kėtė. Pėrpiqem ta bėj tė reflektojė vetė mbi gabimet e saj.

    Sė fundmi, sė shpejti vijnė zgjedhjet e 2013-ės. Cilat janė ambiciet tuaja politike? Deri ku shkojnė ato?

    Ia lė kohės ēdo gjė. Mendoj se vjen njė ditė ku puna dhe pėrkushtimi, ndershmėria dhe zotėsia tė shpien aty ku do. Unė jam e duruar si natyrė dhe preferoj tė mos i sforcoj gjėrat dhe ta vendos jetėn time nė baza tė hekurta. Themelet e bėra shpejt, i rrėzojnė muret shpejt.

    Nėse njė ditė do tė drejtoje Shqipėrinė, gjėja e parė qė do tė rregulloje, qė do i jepje pėrparėsi, cila do ishte?

    Hierarkisė nė administratė. Nė kėtė vend tė rinjtė duhet tė mėsohen t’i ngjisin shkallėt pak nga pak dhe me meritė.

    Jonida Hitoveizi Gazeta MAPO

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 09:48