BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Elton Deda pėr muzikėn dhe demonė tė tjerė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Elton Deda pėr muzikėn dhe demonė tė tjerė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/10/2012, 00:00

    Elton Deda pėr muzikėn dhe demonė tė tjerė! ELTONDEDA

    Nga koha kur tundte flokėt e gjatė nė skenat e festivaleve shqiptare e kur kėndonte e ėndėrronte pėr ta ēuar vendin drejt Europės, pėr Elton Dedėn kanė kaluar shumė vite. I rikthyer pas shumė vitesh publikut dhe skenės shqiptare –pėr tė dytin vit radhazi ėshtė protagonist nė konkursin e talenteve “The Voice” –ai flet pėr evoluimin e muzikės shqiptare, por sipas tij, mė shumė drejt orientalizmit sesa asaj muzike qė aspironte brezi i tij. Flet mbi amatorizmin, pėrēudnimet qė i bėhen muzikės, mungesėn e profesionalizmit e shumė tė tjera. Pėr njė profesionist si ai kritika nuk bėn lėshime. Ai i thotė tė gjitha, pa kursyer askėnd dhe asgjė !

    Si e ke pėrcjellė muzikėn shqiptare nga jashtė? Si duket krahasuar me kohėn kur ishe shumė aktiv nė skenė?

    Tė mos i ngatėrrojmė gjėrat. Nė kohėn kur unė isha aktiv nė skenė kėndohej me zė, jo me b….. Pėr aq sa e kam ndjekur gjatė viteve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me dhimbje kam qenė dėshmitar i torturės sė notave nga amatorėt.

    Po evoluimi 20-vjeēar i saj si ka qenė?

    Nė 20 vitet e fundit, ajo qė ka ndodhur me muzikėn shqiptare ėshtė vetėm deformimi dhe agonia e saj. Kjo, pėr meritė edhe tė disa strukturave dhe individėve injorantė qė nuk kanė pasur as mė tė voglin vizion pėr tė ardhmen dhe thjesht nga padija dėmtuan disa gjėra qė i kishin gati nga breza mė pėrpara.

    Sa u pėrket ndikimeve tė huaja, nga priret tė pėrqasė elementė muzika shqiptare, nga Perėndimi apo muzika ballkanike e orientale?

    Kėtu ka njė problem tjetėr, pasi nuk di se ku ta marrėsh bazėn pėr kėtė analizė. Tregu muzikor shqiptar ėshtė i pėrmbytur nga orientalizmat, turqizmat, sllavizmat dhe greqizmat. Stimulimi nga ana e medias ėshtė i mbushur me Rap, Techno, Hip-hop dhe RnB duke eliminuar muzikėn Pop. Kėshtu qė, sido ta marrėsh, i kemi tė gjitha nė muzikė. Vetėm njė gjė e vockėl na mungon: ndonjė gjė origjinale, qoftė kjo edhe tallava, por tė jetė origjinale.

    Po elementėt kombėtarė tė muzikės? A kemi muzikė tipike shqiptare?

    Kam pasur fatin dhe nderin tė mėsoj nė shkollė nga dy profesorė tė mrekullueshėm folklori dhe e them me bindje se kemi njė folk tė pasur dhe tė denjė pėr tė krijuar forma alternative muzikore ngritur mbi bazėn e tij. Kėtu hyjnė nė skenė profesionistėt, ata qė dinė mė shumė se bazat e thjeshta muzikore, sepse tė pėrdoresh folk nė muzikė- le tė themi komerciale- ėshtė tepėr delikate. Ndryshimi mes amatorit dhe profesionistit ėshtė se amatori vjedh, kurse profesionisti krijon. Unė them qė tani na duhet tė vėmė bazat e muzikės POP, tė ecim me botėn. Do tė vijė koha edhe pėr folkun tonė tė bukur.

    Cila nga gjinitė e muzikės mendoni se po ecėn nė Shqipėri?

    Tallavaja dhe RnB-ja e vjedhur dhe e kopjuar. Gjithashtu edhe “striptizmi muzikor” ėshtė njė gjini nė rrugėn e duhur tė zhvillimit kulturor nė Shqipėri.

    Kush ka ecur mė pėrpara, muzika popullore apo e lehtė? Mendoj pak mė shumė muzika e lehtė, duke parė se ku ėshtė katandisur muzika popullore sot.

    A mendoni se tregu ėshtė orientuesi i muzikės sot?

    Tregu nuk mund tė japė asnjė lloj orientimi, pasi ai ėshtė konsumatori qė ble mallin, tė cilit i ėshtė vėnė etiketa e kontrollimit. Nė Shqipėri fatkeqėsisht mungon njė institucion kritike i mirėfilltė pėr muzikėn POP/Rock dhe gjinitė e tjera, mungojnė menaxherėt e mirėfilltė, mungojnė agjentėt e tregut. Kjo sjell edhe anomalitė e shijeve dhe korruptimin e vlerave artistike.

    A shihet kėnga si mall nė Shqipėri?

    Sigurisht! Ajo ashtu ėshtė nė tė gjithė botėn. Kėnga ėshtė si ushqimi i pėrditshėm, konsumohet pėrditė dhe rregullisht. Njė komb, kushdo qoftė ai, nuk jeton dot pa disa vlera tė paracaktuara formash artistike. Problemi ėshtė qė, shumica e mallit (kėngė) ėshtė e skaduar dhe e prishur. Konsumatori po ushqehet me ushqim pa vlera.

    A ndikon media nė evoluimin e muzikės?

    Media ėshtė funksion i rėndėsishėm i zinxhirit tė madh tė furnizimit me vlera. Ka impakt tė padiskutueshėm dhe edukativ. A mund tė kishte mė shumė nė dorė pėr tė bėrė? Sigurisht qė kishte. Megjithatė po tė flasim pėr masmedia tė mirėfilltė dhe jo pėr media qesharake qė nuk di se ē’transmeton, mendoj se roli i saj ka qenė pozitiv.

    Muzika komerciale kritikohet, bėhen diferencime tė kėngėtarėve apo kompozitorėve qė bėjnė muzikė komerciale dhe atyre tė muzikės ‘cilėsore’. Ē’mendon rreth etiketimeve?

    Etiketimet janė tė dėmshme nė kėtė rast. Ēdokush ka tė drejtėn tė konkurrojė nė njė shoqėri tė lirė. Ky ėshtė ligj kapitalist ndėrkombėtar. Shoqėritė e zgjuara dhe tė emancipuara e bėjnė vetė dallimin midis kėtyre gjėrave. Jam i bindur se, edhe shoqėria shqiptare do tė shkojė nė njė fazė tė tillė dhe do tė bėhet e ndėrgjegjshme se kush janė prototipat qė tė etiketohen si tė tillė.

    A ėshtė domosdoshmėrisht njė kėngė komerciale jo e mirė dhe e anasjellta?

    Jo! Absolutisht jo! Kėngėt komerciale i duhen shoqėrisė dhe njerėzve. Nuk mund tė ishte e bukur bota sikur tė gjithė artistėt tė shkruanin muzikė alla “Pink Floyd” ose vetėm Jazz. Do tė ishte e mėrzitshme madje. Njerėzit kanė nevojė tė argėtohen nė disa raste dhe tė mendojnė nė disa tė tjera. Unė jam kundra talljeve me vjedhje tė rėndomta, qė nuk sjellin asgjė tė vlefshme. Muzika duhet tė ketė disa pika referimi, dreqi ta hajė! Jo ēdokush qė zgjohet keq nga gjumi, ngrihet dhe thotė: “Unė do tė bėj njė album muzikor tani, se e ka bėrė edhe komshiu im”. Kėtė, vetėm njė bord kritikėsh muzikorė e zgjidh. Njė bord demokratik dhe i hapur ndaj ēdolloj rryme qė vendos kriteret. Gjermanėt kanė njė kushtetutė pėr cilėsinė e birrės, ne s’kemi asnjė “patrullė” kritikėsh qė tė drejtojnė pak shijet e shoqėrisė drejt njė arti mė tė bukur, mė cilėsor, mė tė kėndshėm.

    Nga klubet me muzikė live te programet televizive me format muzikor dominon repertori i huaj. A duhet pėrfshirė mė shumė muzika shqiptare apo kėto formate duhet tė vazhdojnė kėshtu, siē janė nė tė gjithė botėn?

    Do tė ishte mirė tė pėrfshihej mė shumė muzika shqiptare, sigurisht. Por kėngėtarėt qė kėndojnė nė klube shumė pak kėngė tė tyre origjinale kanė. Mund tė kėndonin mė shumė cover-a shqip, megjithatė duke parė se nė ēfarė raportesh janė kualitetet tona me ato botėrore, mendoj se argėtimin mė cilėsor e sjell repertori botėror. Megjithatė, po tė shkruajnė shumė kompozitoret dhe grupet, unė do tė pranoja tė dėgjoja vetėm shqip nėpėr Pub-e.

    Si ju duket muzika e prodhuar vitet e fundit nė vend?

    Po rikthehet rock-u dhe popi. Cilėsia e incizimeve ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm. Ka kompozitorė tė rinj qė po tentojnė tė eksplorojnė nivele tė tjera. Unė e shoh me sy pozitiv.

    Si protagonist i njė talent-show, si duken tė rinjtė shqiptarė qė aspirojnė pėr karrierė muzikore?

    Me plot gojėn mund ta them qė tė rinjtė tanė janė plotėsisht tė aftė tė barazohen me nivele tė larta interpretimi. Janė jashtėzakonisht tė talentuar, me ambicie e vullnet. Sa pėr pėrgatitjen e tyre te “The Voice” kam mbetur pa fjalė. Pavarėsisht mungesės sė theksuar nė literaturė dhe kulturė muzikore, janė padyshim njė brez qė do tė sjellin risi dhe do tė bėjnė diferencėn mė vonė. Madje pres akoma mė shumė.

    Po entuziazmi ėshtė po ai qė ka pasur brezi juaj nė vitet ’90?

    Sa pėr entuziazėm, do tė thosha qė brezi im, i viteve 90’, kishte gjėra tė tjera plus, faktorin revolucion, ndėrrimin e sistemeve, ide tė reja. Sot komercializimi global ėshtė mbytės dhe kėtu rinia jonė nuk ka asnjė faj. Nuk ėshtė faji i saj qė bota ndryshon pėr keq.

    Po pėrgatitjet e pėrvitshme pėr “Eurosong” si ju duken?

    Pėr “Eurovizionin” nuk kam asnjė lloj konsiderate dhe kėtė e kam thėnė edhe herė tė tjera. Nuk jam njeri qė shtirem dhe bėj komplimente pėr gjėra qė i shoh larg vizionit tim artistik. Sa pėr pėrgatitjet e stafit qė shkon nė ‘Eurovizion’, vlerėsoj jashtė mase punėn qė bėn pėr t’u paraqitur sa mė denjėsisht nė kėtė aktivitet pa pikė rėndėsie. Kėtu them me veten time qė profesionistėt e mirė duhet tė vlerėsojnė artin e tyre dhe jo aktivitetin. Sa herė jemi paraqitur nė Eurovizion, jemi paraqitur denjėsisht dhe e keni parė vetė sesi jemi vlerėsuar. Ai aktivitet duhet hedhur nė recycle bin.

    GAZETA MAPO

      Ora ėshtė 28/3/2024, 10:24