Serbėt pezullojnė bllokadat nė veri
Vizitor- Vizitor
Serbėt e veriut kanė vendosur qė ti suspendojnė pėrkohėsisht bllokimet e rrugėve qė shpien kah dy pikat kufitare mes Kosovės e Serbisė. Ata vendosėn qė njė herė nė javė tė vihen bllokada 24 orėshe tė kėtyre rrugėve, si kundėrshtim i masave tė EULEX-it.
Ky vendim pasoi njė takim tė pėrfaqėsuesve tė komunave me shumicė serbe nė veri, atyre tė Mitrovicės, Zubin Potokut, Zveēanit dhe Leposaviqit, tė cilat nuk i binden sistemit legal tė Kosovės.
Sidoqoftė, aty ėshtė vendosur po ashtu qė tė vihen bllokada selektive tė rrugėve njė herė nė javė, si kundėrshtim i masave tė EULEX-it pėr kontrollin e kalimeve kufitare tė njerėzve dhe mallrave.
Javėn e kaluar, edhe ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, kishte kėrkuar nga serbėt ti suspendojnė bllokimet e rrugėve, mirėpo ai ishte kundėrshtuar ashpėr nga serbėt lokalė dhe strukturat paralele serbe.
Masat e EULEX-it nė pikat kufitare Kosovė Serbi nė pjesėn veriore kanė tė bėjnė vetėm me kontrollin e hyrjeve nga Serbia, ku pėrfshihen fotokopjet e kartave tė njoftimit tė njerėzve dhe regjistrimi dhe vlerėsimi i mallrave qė hyjnė nga Serbia nė Kosovė. Kėto masa nuk nėnkuptojnė edhe pagesat doganore, siē aplikohen nė pikat tjera kufitare.
|
|
No Comment.