Nje grup te rinjsh kosovare, te pasionuar pas teknologjise dhe dizajnit, jane bere bashke per ta rikthyer Skenderbeun ne beteje.
Por prapashtesa beu (nje titull qe e ka dhene Perandoria Osmane) do te shnderrohet ne man (nje prapashtese qe sot e kane heronjte e ndryshem te filmave si Spiderman apo Batman). Skenderman titullohet videoloja ne te cilen territoret ku do te luftoje u ngjajne atyre qe ka luftuar pernjemend Skenderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj eshte duke u bere ne Graphsix Studio. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikēi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, jane ekipi qe ka krijuar kete loje, e cila kishte fituar edhe nje ēmim ne garen e aplikacioneve AppCamp Kosova.
Emertimin Skendermen ia kemi dhene duke deshiruar ti japim edhe nje qasje me te mire ndaj tregut global, per shkak se figura heroike prej ilustrimeve te ndryshme njihen prej ketyre tregjeve, thote njeri nga anetaret. Keta te rinj kane bere qe Skenderbeu te luftoje, fillimisht ne iPhone. lajmvip.