BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Berlusconi, gati pėr tė karikuar Milan-in!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Berlusconi, gati pėr tė karikuar Milan-in!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/11/2012, 11:56

    Berlusconi, gati pėr tė karikuar Milan-in! Largea_berlusconi1352887491

    “Nėse donit tė tregonit se jeni kundėr meje, ja keni dalė mbanė”. Kėshtu ka shpėrthyer Allegri nė pushimin midis pjesėve tė ndeshjes Milan-Fiorentina, sipas prapaskenave tė zbuluara nga “Gazzetta dello Sport”.

    Pikėrisht nė fund tė ndeshjes, u pėrhapėn zėra nė “San Siro” pėr njė vėrejtje tė ashpėr tė teknikut kuqezi kundrejt lojtarėve, por sot kėto do tė ishin fjalėt ekzakte tė njė trajneri, i cili ndihet i tradhėtuar nga grupi.

    Faktikisht, kur u mor vesh nė mbrėmje pėr takimin mes Silvio Berlusconi-t dhe Adriano Galliani-t, i cili u mbajt nė rrugėn Vincento Monti, dukeshin pothuajse zero shanset e njė rikonfirmimi tė Allegri-t, pikėrisht sepse herėn e parė, gjatė kėtij sezoni tė trazuar, skuadra u shfaq sikur e kishte larguar teknikun, me njė sjellje gjatė 45 minutave tė para surprizuese, duke parė rėndėsinė e takimit.

    Atėherė, fakti qė Silvio Berlusconi vendosi tė konfirmonte trajnerin e tij duket tepėr i kuptueshėm: mbi tė gjitha mungesa e alternativave tė vlefshme. Tassotti nuk do tė mund t’i jepte goditjen e nevojshme lojtarėve, qė u dukėn tė demotivuar, me pėrjashtim tė disa rasteve nė pjesėn e parė.

    Tė gjesh trajnerė jashtė “familjes” nuk do tė kishte garantuar, nė kėtė moment delikat, zgjidhjen e tė gjitha problemeve, pėrveē se do tė kishte rėnduar bilancin me njė tjetėr pagė, veē asaj tė Allegri-t, i cili ka njė kontratė deri nė qershor 2014.

    Kėshtu qė do tė vazhdohet pėrpara me trajnerin livornez, i cili, sipas informacioneve, do t’i besojė njė grupi prej 13-14 lojtarėsh, qė mund tė ofrojnė njė rendiment tė sigurt nė nivelin e zemrės dhe grintės, tepėr tė rėndėsishme pėr tė pėrballuar Napoli-n, Anderlecht-in, Juventus-in, Catania-n dhe Zenit-in, nė 20 ditėt e ardhshme.

    Ndėrkohė, rritet ankthi pėrpara vizitės sė parashikuar tė presidentit Berlusconi. Njė situatė kaq tė vėshtirė e kishte hasur vetėm pas humbjes me Cesena-n, mė 8 janar 1989: shkoi nė Milanello pėr tė motivuar lojtarėt, qė reaguan duke mundur Como-n dhe vetėm pak muaj mė vonė, arritėn tė fitonin Kupėn e Kampionėve. /BS/

      Ora ėshtė 6/5/2024, 22:07