BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Xhemi Shehu: Momentet e mia pa Martinin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Xhemi Shehu: Momentet e mia pa Martinin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/12/2012, 11:40

    Xhemi Shehu: Momentet e mia pa Martinin! Xhemi_Shehu2

    Xhemi Shehu ėshtė njė nga prezantueset televizive mė tė dashura pėr publikun. Tashmė pas 10 vitesh punė nė Top-Channel ajo ndihet nė territorin e vet, profesionale dhe po aq popullore e e dashur nė tė njėjtėn kohė. Prej mė shumė se njė viti Xhemi ėshtė bėrė nėna e njė djali tė bukur, tė cilin e ka pagėzuar me emrin Martin. Ai ėshtė motivi mė i bukur, njė motiv qė Xhemit i ka ndryshuar tėrėsisht jetėn “Mė ka bėrė tė njoh dashurinė e vėrtetė.

    Atė pa kushte, qė i jepesh me shpirt e qė nuk do ndalė kurrė deri nė frymėn e fundit”, -thotė ajo pėr djalin e saj. Biseda vazhdon duke u ndalur nė tė pėrditshmen e Xhemit nė punė dhe nė familje, kolegėt, miqtė dhe armiqtė. Tė gjitha kėto ajo i rrėfen nė kėtė intervistė pėr suplementin “Mapomadame”.

    Xhemi, tashmė tu bėnė shumė vite qė je pjesė e ekranit dhe Top-Channel. A ėshtė tashmė moderimi ajo qė mund tė bėsh mė mirė nė televizion?

    Prej gati 10 vjetėsh unė kam pasur fatin qė tė jem pjesė e stafit tė “Top Medias”, duke kaluar nga njėri program nė tjetrin. Po qė nga momenti qė provova prezantimin, nuk kam menduar qoftė edhe pėr asnjė ēast tė vetėm qė tė ndryshoja pozicion, duke qenė se ndihem mjaft komode nė tė.

    Ēfarė do tė doje tė provoje tjetėr nė TV?

    Nuk mendoj se do mund tė merrja dot emocione mė tė mėdha nga ndonjė profesion tjetėr nga ēfarė marrė momentalisht!

    Ishte e vėshtirė tė krijoje njė identitet tėndin televiziv?

    Ēdo profesion kėrkon pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi tė madhe qė t’ia dalėsh mbanė ashtu siē duhet. E, kur shtohet kėtu edhe pasioni pėr tė, arrin tė kanalizohesh nė rrugėn e mbarė pėr tė arritur atė perfeksionin qė prapė duket sikur nuk provohet kurrė. Mė pėlqen tė bėj hapa tė ngadaltė por tė menduar mirė, sepse vetėm kėshtu njeriu mund tė jetė i sigurt qė nuk do rrėshqasė dot poshtė kur tė prekė majėn, sado qė mund ta shtyjnė.

    Nėse nuk do t’i ishe futur rrugės sė televizionit, cili do tė ishte pasioni tjetėr qė do tė kishe ndjekur?

    E kam menduar gjithnjė si humbje kohe tė mendoj sesi do ishte jeta ime, nėqoftėse nuk do kisha bėrė kėtė zgjedhje, por njė tjetėr. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė po ndjek rrugėn qė kam dashur, edhe pse ka qenė pa krye nė fillim! Dihet se rruga drejt suksesit ka edhe shumė pengesa, xhelozi…

    Ty pėrse tė kanė xhelozuar mė shumė?

    Nuk di tė them se pėr ēfarė mund tė mė kenė xhelozuar mė shumė apo mė pak, por di tė them qė ėshtė diēka normale deri nė momentin qė nuk kalon nė sėmundje. Tė gjithėve mund tė na ndodhė nė momente tė ndryshme, meqenėse ėshtė pjesė e instinktit tė njeriut dhe s’mund tė shkojmė dot kurrė kundėr natyrės. Gjithsesi, nuk mendoj qė kam pasur tė bėj me njerėz tė cilėt e kanė kultivuar kėtė ndjenjė aq sa pėr t’u “mbrojtur” prej tyre.

    Pas shkrirjes sė “E diell”, ku ti prezantoje sė bashku me Dudushin, nise me “I love my country”. Si do ta pėrshkruaje eksperiencėn me kėtė format tė ri?

    Sigurisht, qė ėshtė njė eksperiencė e re, tė cilėn do ta cilėsoja mjaft tė veēantė pėr vetė ndjesitė qė mė fal ky lloj formati. Ėshtė informues dhe zbavitės nė tė njėjtėn kohė dhe gjithė kjo ndodh brenda njė orari tė mjaftueshėm, qė nuk e lejon tė bėhet i bezdisshėm pėr njerėzit.

    Ėshtė mė mirė tė prezantosh vetėm, apo kur ke njė partner?

    E kam thėnė edhe herė tė tjera, qė mua mė pėlqen tė jem me partnerė nė skenė, sepse kjo tė lejon mė tepėr komunikim, duke iu shmangur kėshtu atyre «referateve » qė duhet tė mbash kur je vetėm. Duhet thėnė, nė fakt, qė as kėtė sezon nuk e kam ndjerė veten vetėm, meqenėse janė prezente Xhemi Shehu: Momentet e mia pa Martinin Jonida dhe Marini, tė cilėt kanė role kyēe nė programin aktual e qė do t’i konsideroja pa frikė si partnerė tė shkėlqyer.

    A ka njė partner ideal pėr ty nė prezantim, nga ata me tė cilėt ke punuar deri tani?

    Unė kam punuar me partnerė idealė, nga eksperienca e tė cilėve kam mėsuar shumė. Nuk do dal nė emra konkretė, sepse fundja ata janė idealė vetėm pėr mua.

    Je njė nga prezantueset mė tė dashura pėr publikun, cili mendon se ėshtė ēelėsi i kėsaj dashurie?

    Tė falenderoj pėr kėtė pėrcaktim, por ku ka dashuri nuk ka logjikė, prandaj nuk di ta shpjegoj arsyen. Keni qenė shumė e rezervuar nė pjesėn e tė bėrit publik foto tė Martinit apo edhe tė bashkėshortit…

    Mendoni se kėshtu janė mė tė mbrojtur, ndoshta?

    Mendoj se vetėm kėshtu nuk cenoj privatėsinė e tyre, meqenėse zgjedhja pėr tė qenė person publik mbetet vetėm e imja.

    Xhemi, si e ndryshon mėmėsia njė femėr?

    Unė di sesi mė ka ndryshuar mua, duke mė bėrė tė njoh dashurinė e vėrtetė. Atė pa kushte, qė i jepesh me shpirt e qė nuk do ndalė kurrė deri nė frymėn e fundit!

    Ēfarė ka ndryshuar konkretisht?

    Arsyeja dhe qėllimi pėrse jetoj. Njė ditė e zakonshme, nis me mėngjes nė shtėpi apo direkt nė punė? Nuk ha asnjėherė mėngjes dhe shpesh mė ndodh qė tė ha mėngjes dhe drekė bashkė!

    Pendohesh shpesh pėr kohėn kur nuk je me djalin?

    Patjetėr qė po. Janė tė gjitha momente tė humbura qė nuk kthehen dot mė pas, sidomos nė kėtė fazė kur ai bėn veprime tė reja ēdo ditė.

    Gatuan shpesh?

    Sa herė tė jetė vafti (qesh).

    A mban shpesh inat?

    Nuk mbaj inat, sepse e them nė sekondė njė pakėnaqėsi qė mund tė kem dhe kjo zakonisht ēon nė zgjidhjen e situatave apo keqkuptimeve tė mundshme.

    Gjėrat qė nuk do tė falje kurrė?

    Mosmirėnjohjen!

    Je ndjerė ndonjėherė e tradhtuar nga miqtė?

    Nuk jam ndjerė e tillė, sepse nuk i kam pasur miq.

    Ke mė shumė miq apo “armiq”?

    Kam armiq, tė cilėt vazhdoj dhe i trajtoj si miq, sepse mė “duhen”. E tillė ėshtė jeta, fundja.

    I vuan thashethemet?

    Dikur po. I merrja shumė seriozisht, aq sa doja t’ua gjeja zanafillėn, por tani jo mė. As mė bėhet vonė fare, pėr aq kohė sa jam nė rregull me njerėzit qė dua!

    Dita ideale?

    Mbeten ato ditė kur je e qetė me familjen apo edhe kur kalon momente tė gėzuara me miqtė mė tė mirė gjithashtu. Nuk ėshtė se pres ēudira pėr ta quajtur njė ditė ideale!

    Si tip je kursimtare apo dorėlėshuar?

    Jam dorėlėshuar me llogari (qesh).

    Gjėja mė e shtrenjtė nė garderobėn tėnde?

    Vetė garderoba. E bėra me porosi qė tė mė dilte mė lirė, por qė mė vajti mė shtrenjtė nga parashikimi (qesh). Unė di sesi mė ka ndryshuar mua, duke mė bėrė tė njoh dashurinė e vėrtetė. Atė pa kushte, qė i jepesh me shpirt e qė nuk do ndalė kurrė deri nė frymėn e fundit! Kam armiq, tė cilėt vazhdoj dhe i trajtoj si miq, sepse mė “duhen”. E tillė ėshtė jeta, fundja… /Gazeta MAPO/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 12:40