BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Champions, reagimet pas shortit tė Nyonit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Champions, reagimet pas shortit tė Nyonit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/12/2012, 07:40

    Champions, reagimet pas shortit tė Nyonit! Largea_img_606x341_champions-league-uefa-draw-20121356046588

    Pas shortit tė 1/8 tė finaleve tė champions league, i hedhur nė nion tė zvicrės, vijnė reagimet e para. Sigurisht qė jo tė gjithė janė tė kėnaqur nga pėrzierja e goglave, pasi pėr disa ekipe shorti ka qėnė i favorshėm dhe pėr tė tjera i pamėshirshėm. Edhe kėtė vit do tė milani duhet tė masė forcat me barcelonėn. Reali i madridit ka njė pėrballje tė vėshtirė ndaj Manchester United, ku pritet rikthimi i Ronaldos nė Old Trafford. Mė i lehtė duket nė letėr shorti pėr Juventusin. Reagimet e drejtuesve janė tė ndryshme, ku mbizotėron vlerėsimi pėr kundėrshtarin, pavarėsisht emrit apo traditės.

    Josep Maria Bartomeu

    "Mendojmė qė Milan ėshtė njė nga skaudrat mė tė mira nė evropė. Ata po pėrmirėsohen dhe do tė kemi njė tjetėr ndeshje tė mirė milan-Barcelona."

    Pavel nedved

    "Mund tė shkonte edhe mė keq. Megjithatė celtic ėshtė njė kundėrshtar per tu respektuar, pasi janė i vetmi ekip qė kanė mundur Barcelonėn. E njoh ambientin nė Glasgou dhe nėse nuk bėjmė kujdes do tė jetė njė mbrėmje shumė e vėshtirė.

    Neil Lennon

    "Juventusi ėshtė shumė i fortė, por edhe ne nuk jemi keq. Mendojmė se gjithcka ėshtė e mundur. Juventusi ėshtė i mbushur me lojtarė tė mėdhenj dhe prej 18 muajsh po tregon gjėra tė jashtėzakonshme. Shorti mund tė ishte mė bujar pėr ne ashtu sic mund tė ishte edhe mė i egėr."

    Sir Alex Ferguson

    "Ėshtė njė mundėsi e madhe pėr tifozėt tanė qė tė presin ronaldon dhe tė pėrballen sėrish me Mourinhon. Mė duhet tė porosis verė tė mirė pėrė kėtė ndeshje"

    Emilio Butragueno

    "Mendoj se tifozėt janė tė kėnaqur me shortin pasi do tė jetė njė pėrballje tėrheqėse dhe njė eksperiencė unike pėr tė gjithė. Manchester United nuk ėshtė vetėm njė ekip i madh por njė organizatė e madhe dhe njė nga klubet mė prestigjioze nė botė."

    Philip Lahm

    "Ėshtė njė short i mirė. Kemi njė mundėsi tė mirė pėr tu kualifikuar nė cerekfinale. Mund tia dalim nėse pėrdorim si duhet kualitetet tona. Po pres me padurim takimin me podolskin dhe mertesaker, pasi ėshtė dicka e vecantė tė takohesh me shokėt e kombėtares."

    Leonardo

    Reali i madridit ishte kundėrshtari pėr tu evituar, edhe pse Valencia ėshtė njė ekip i vėshtirė, me njė publik tė nxehtė. Shpresojmė tė jemi mirė nė shkurt pasi mund tė ecim mė tej. Fakti qė erdhėm deri kėtu dhe tė tjerėt dėshironin tė na evitonin pėrbėn njė tjetėr kėnaqėsi."

    Ashtu sic u vu re nė shortin e hedhur nė Nion, skuadrat e para nė grup kanė avantazhin se ndeshjet e kthimit do ti luajnė nė shtėpi. Pas pėrfundimit tė kėsaj faze do tė hidhet shorti pėr tė pėrcaktuar rrugėn e skuadrave deri nė finale.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 04:07