Te jemi gjate gjithe kohes te tendosura nuk eshte dhe aq mire, zbulojme sesi ti mposhtim shqetesimet qe na mundojne.
Jeta eshte plot me veshtiresi te vogla, prandaj eshte e rendesishme qe ti largojme ato nga rruga jone , si shqetesimet e zakonshme dhe ato me banalet. Me poshte do te gjeni nje liste shqetesimesh,qe tendosin me shume femrat.
E ndrojtur nga klubet - Nese nuk jeni tipi personi qe nuk pelqeni klubet,atehere do te ishte me mire te mos shkonit . Eshte e kote te beheni paranojake, nese nuk doni te dilni ju mjafton te thoni "jo".
Dylli per kembet - Po eshte e vertet femrat kane qime, por nuk behet nami nese nje here i lene ti rriten me shume se 1 mm.
Te jesh beqare - Te gjithe femrat kalojne nje moment ne te cilen nuk jane ne cift, nuk ka ndonje gje pse te shqetesoheni , shume shpejt rrota fatit do te rrotullohet.
Mesazhe falenderimi - Nuk eshte nevoja te thoni faleminderit cdo 5 minuta, relaksohuni.
Te hani me orare fikse - Eshte e drejte te hani ne menyre te shendetshme, por nuk duhet te beheni te fiksuara, mbas ketyre gjerave.
Autokritika - Mos jini shume te ashpra me veten tuaj, falini gabimet e vogla.
Look - As look-u nuk eshte i rendesishem, sidomos nese jeni midis mikeshash. Ju mjafton te dilni me personat e duhura, per tu ndjere mire me veten tuaj edhe nese jeni me tuta.
Pazari - Nuk duhet te mendoni gjithmone ju per, mundohuni te bashkepunoni.
Make-up - Nuk eshte funditi botes nese dilni nje here pa rregulluar floket dhe pa make-up.
Kalori - Nese ndaloni se numeruari kalorite, do te mesoni ta vleresoni me shume ushqimin.
Social - Nese keni nje smartphone, duhet te mesoheni te mos fiksoheni pas e-mail-eve dhe Facebook-ut duke i kontrolluar cdo minute.
Te jeni shoqe me te gjithe - Eshte nje sforco e kote, relaksohuni dhe silluni ne menyre normale.
Uji - Pini, pini, pini: eshte e rendesishme, kete e thjne te gjithe. Por kjo nuk do te thote qe duhet te shetisni me shishen ne cante. /ikub/