Ne muajin maj gjashte alpinistet nisen ekspediten e tyre dy mujore, per te sfiduar me sukses me pas gjate pese diteve, epersine dhe kushtet klimaterike ekstreme te majes me te larte ne bote.
Zgjedhjet e personazheve te preferuara te publikut kete vit kane qene te nje sere fushave.
Kete vit eshte verejtur nje rritje ne numrin e votuesve dhe gjithashtu nje fenomen qe vihet re eshte qe votuesit jane perqendruar me shume te personazhet e cultures, sportit dhe sociales e me pak te personazhet e politikes qe kane qene dominues ne edicionet e shkuara te anketes - pohon webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.
Alpinistet e everestit i pasuan nder te tjere personazhe si Rita Ora, Shpetim Gjika, Rona Nishliu, Kreshnik Spahiu, Albin Kurti, Zamira Durda dhe kater virtuozet Klajdi Sahatci, Tedi Papavrami, Vlorent Xhafaj dhe dorian Xhoxhi.
Ky ishte edicioni i tete i ketij sondazhi, qe nisi ne fillim te muajit dhjetor. Pas fazes se pare ku publiku votoi personazhet e tij te preferuara, 10 emrave me te klikuar iu shtuan edhe propozimet e Top Channel. Per te mberritur keshtu pas mijera votave tek grupi fitues i alpinisteve, qe u shpallen personazhi i vitit 2012, i anketes se realizuar nga Top Channel. topchannel.