BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rreze Abdullahu, njė Ana Frank e Kosovės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Rreze Abdullahu, njė Ana Frank e Kosovės

    Mesazh nga Vizitor 7/1/2013, 11:51

    Publikuar: 06.01.2013 - 20:32
    Tiranė, 6 janar - Po pėrcjellim disa fragmente nga ditari i ēuditshėm i Rreze Abdullahut (vajzės nga Ferizaj), qė po pėrgatitet pėr shtyp. Rrezja ka mbajtur shėnime, nė njė fletore shkolle, nė pranverė tė vitit 1999, kur asokohe ishte vetėm 9 vjeēe. Nė nėntor tė vitit 2012, e gjeti atė fletore dhe, me mirėdashjen e vet, na e ofroi ditarin, qė tė marrė udhėn e botimit. Tani, rreth 14 vjet mbas asaj kohe qė shkroi ditarin, Rrezja ėshtė studente e psikologjisė nė Universitetin e Prishtinės, shkuan portali shqiptar BalkanWeb.

    Nė kėtė ditar ėshtė pėrshkrimi i luftės dhe gjithēka pėrreth me sytė e njė fėmije. Drama e atyre ditėve ėshtė e pranishme nė ēdo fletė. Dhe, Rrezja, nuk e sheh luftėn si lodėr, por si realitet. Ajo veneron edhe imtėsi, tė denja pėr njė prozė tė kultivuar artistike. N'ato ditė dramatike ajo gjen kohė edhe tė ėndėrrojė: kur tė rritej, tė shkonte nė Amerikė, tė bėhej gazetare e tė shkruante ēfarė kishte pa me sytė e saj, duke harruar se pikėrisht mu nė moshėn 9-vjeēare ajo po linte dėshminė e saj tronditėse. Nė ditar janė edhe shėnimet e datės 10 prill 1999, ditėn kur Rrezja mbushte 9 vjeē. Krejt fleta e ditarit mė bėri pėrshtypje, por sidomos fraza: "Unė veē s'po due me vdekė, po due me qenė gjallė... ", e cila mė kujtoi nji varg tė poetit tė njohur I. Sarajliq: "Tė gjitha i kam provuar, pėrveē vdekjes". Fleta e ditarit pėrmban edhe tė papritura tė tjera. Rrezja shkon te ushtari serb qė i ruante dhe i thotė se kishte ditėlindjen dhe e pyet se a kishin me i vra. Ushtari nis e qan. Rrezja befasohet sepse kishte kujtuar qė "shkijet nuk qajnė".

    Nė vitet e Luftės sė Dytė botėrore, Ana Frank dėshmoi pėr Holokaustin. Nė vitin 1999, thuajse 70 vjet mė vonė, Rreze Abdullahu dėshmoi pėr mizorinė e ushtrisė dhe milicisė serbe mbi Kosovėn. Analogjitė s'janė tė rastit dhe do tė jenė tė pranishme, derisa bota tė ēlirohet nga eksperimentimi i metodave mesjetare edhe nė kohėrat moderne.

    Ditari i Rreze Abdullahut ėshtė dėshmi e asaj ēka ndodhi nė Kosovė nė 99-n. Natyrisht, njė dėshmi reale, jo fiktive dhe e pakontestueshme.

    Nuk kam bėrė asnjė ndryshim nė tekstin e saj, pėrveē do ndryshimeve tė vogla gjuhėsore, shkruan Ben Andoni.

    Ja disa fragmente nga ditari i Rreze Abdullahut:

    1.
    Krejt po folin pėr luftėn, krejt po thojnė: Luftė, luftė.

    Gjyshja ka thanė se veē Zoti mundet me na ndihmu. Un po i ndij tue folė pėr luftėn, edhe pse krejt po dojnė me e mshefė. Nganjiherė edhe po qajnė. Nė televizion kanė thanė se kanė vdekė do njerėz. Un, kur i kam vetė n'shpi, m'kanė thanė qė nuk asht kjo puna e fmijve. Ne, veē duhet me luejtė. Po ne nuk jemi budallė. Un krejt e dij ēka ka me u ba n'luftė. Ndoshta kanė me na vra.

    Beja ka thanė: "Un ju marr nė Zvicer se atje kurrė nuk bahet luftė".

    2.
    Ka ardh Beci me ndejtė, edhe kanė qenė tue fol me hallėn. Beci ka thanė: "Janė do shkije, e kanė emrin Dora e zezė, me maska...".

    Ata kishin dashtė me marrė edhe nji djalė, te ne, e kanė kapė pėr setre e ai e ka zhveshė setrėn e u ka ikė. Un s'muj me nga shpejt, ata mujnė me m'zanė mu, po Albani mundet me nga shpejt. Ata s'mujnė me zanė Albanin. Un e kam vetė babin, babi m'ka thanė se mos m'u tutė. Krejt burrat e mahallės hiē nuk flejnė, na ruejnė neve. Ka thanė mos m'i kallzu kėrkujt: as Albanit, as Dardanit, as Ardit. Ata nuk kuptojnė sikur un. Edhe babi ka thanė se un jam princeshė e shkijet princeshat nuk i marrin. Po un nuk jam princeshė pėrnjimend, veē pėr babin. E dorės zezė hiē nuk i intereson a jam un princesha e babit a jo!

    Un e kam vetė babin: "A mujna me shku n'Amerikė?". Babi ka thanė: "Mbas lufte se ne kemi me qenė gjallė!". Un kam m'u rritė, m'u ba e madhe, m'u ba gazetare, me shku vetė n'Amerikė, ata na dojnė ne. Un kam me taku plot njerz e kam me u kallzu pėr luftėn tonė, pėr shkijet, pėr dorėn e zezė, pėr fėmijtė qė i kanė vra, pėr UĒK - nė, pėr Adem Jasharin, pėr krejt, pėr krejt, pėr krejt.

    5.
    Janė ba dy javė e ne sot kemi shkue nė shkollė. Kur kemi shkue nė shkollė, na ka shti msusi me lexu. Un kam qenė tue lexu. E kemi ndi oshėtimėn, po nuk e kemi ditė ēka ashtė tue u ba. Mirėmbajtėsi i shkollės ka bėrtitė qė po vijnė shkijet, me ndi krejt. Mėsusi e ka ēelė derėn e klasės, ka dal me kqyrė te dritarja edhe i ka pa shkijet te shitorja e bacit Haki, me tanke, me pushkė t'mdhaja. Mėsusi na ka thanė me hy ndėr banka edhe mos me qajtė. Ne jemi tutė, ama s'kemi qajtė se ka thanė mėsuesi. Kemi ndejtė pak ashtu derisa ata kanė shku. Hiē s'na kanė vra kėtė herė. Kam shku shpejt te klasa e Dardanit dhe e Ardit; i kam marrė ata dy dhe jemi pėrqafu. Kemi ndejtė mbrenda n'klasė derisa ka ardhė gjyshi me na marrė. Kur ka ardhė gjyshi s'ka mujtė gati frymė me marrė. Gjyshi plak u lodh dhe u tut shumė pėr ne. Kur kemi ardhė te shpija kanė qenė tue qajtė krejt. Masandej mami na ka mbaru nji tortė, ka dashtė me na gėzu. Ka thirrė Beja prej Zvicre nė telefon, edhe axhi Sylė; janė mėrzitė shumė dhe kanė thanė me u incizu nji video. Ne jemi veshė mirė dhe kemi recitu vjersha me i pasė ata pėr kujtim prej nesh, nėse kanė me na vra shkijet.

    11.
    Kam pa andėrr mbramė.

    Kishin ardh shkijet kėtu keshe i kanė vra babin, gjyshin, Albanin, Dardanin dhe Ardin. I kanė marrė m'u rritė nji herė (e) m'i vra. Mami keshe nuk dojke me ja dhanė shkijeve e tani e kanėė plagosė. Masandej mue ma kanė marrė fletoren, ma kanė lexu e kanė pa qė un kam thanė se shkijet janė si dreqi, kanė dashtė me mė vra, po nana u kaė dal pėrpara dhe e kanė vra nanėn. Kishe ka mbetė veē mami plagostė edhe halla, e keshe mue m'kanėė marrė me m'ēu n'Serbi. Jo,jo. Oh Zoti jem, un s'po du me shku n'Serbi, u kam than keshe shkijeve se ma mirė me m'vra. Un kisha qenė tue fol jerm, mė ka thirrė mami, ma ka dhan do ujė me pi, edhe m'ka marrė n'gji, kemi fjetė bashkė, un s'tutna kur flej me mamin, asaj i vjen era mam. Oh Zoti jem, sa shumė e du un mamin, nuk du m'i ba kėrkush keq, un luftoj edhe me shkijet pėr mamin! Mami i ka bėrtitė Flamurit, i ka thanė: "Mos me na folė ma fjalė pėr luftėn, as pėr masakra!"

    Natėn e mirė!

    13.
    Mami m'ka kallzu kur ka qenė n'shkollė, studente, ka nisė lufta. Mami me shoqet e veta kishin ba demonstratė pėr Kosovėn Republikė... Shkijet i kishin marrė mamin dhe shoqet e veta n'burg... I kanė lshue, po ma nuk i kanė lanė me shku n'shkollė. Mami, gjynah, se ka mėsue shumė. Mami n'burg e kish pas emrin Tringa, mu m'ka pėlqy shumė. Mami, gati menjiherė mbas lufte, u feju dhe u martu... na ka lindė neve. S'pari ka lindė Rrezja, motra jeme qe ka vdekė, ajo kish qenė shumė e bukur.

    Kahnjiherė s'po tutna me vdekė se shkojna nė qiell, nė qiell e takoj un motrėn teme atje veshun njejtė. Nėse ne na vrajnė, ajo del me na pritė ne. Nė qiell nuk ka luftė, nė qiell nuk ka shkije, ka veē engjuj.

    Natėn e mirė!

    14.
    Sot kemi ik prej shpije, kemi dalė krejt me traktora.

    Shkijet na kanė kalu pėrrethi, na kanė thanė me shku nė Varosh e m'u kthy me vonė. Ne kemi shku krejt, po qentė na kanė mbetė te shpija: Buci edhe Benxhi. Mė ka ardhė gjynah prej Benxhit se ashtė qen plak. Un kam qeshė sot pak me gjyshin, e kam pa qe ai ka mbathė kpucat ndryshe.

    Mbasdite na kanė thanė m'u kthy prap te shpija.

    Oh Zoti jem, kur i kemi pa krejt shpijat tue u kallė! Njerzit kanė bėrtitė shum, kanė qajtė, kanė nga. Un jam habitė, veē kam bėrtitė dhe ma s'kam mujtė me lėvritė prej vendit. Tani dada Zylė ma ka mėshu shuplakė tė madhe. Kemi kcy prej traktorit, krejt kemi nga te shpija, kemi dashtė me i shkymė. Un e kam pa Benxhin, e kanė plagosė. Oh Zot, Benxhi e ka pasė plumbin nė qafė. Ka shku gjyshi e ka kapė nė krah, kemi provu krejt me ia hjekė plumbin. Oh Zot, Benxhi po vdekė, Benxhi po cofė. Zoti jem, shkijet e kanė vra Benxhin! Pse ata e kanė vra, pse Benxhi ka qenė shumė i urtė! Benxhi nuk u ka ba keq shkijeve. Benxhi gjyshin e ka kqyrė nė sy, n'drita t'synit. M'ka thanė me i ndihmu. Un s'kam mujtė, kėrkush nuk ka mujtė. Oh Zoti jem, Benxhin e kanė mbytė! Mami mė ka thanė mos m'e harru kurrė ket ditė. Un kurrė nuk kam me harru, kurrė nuk kam me harru Benxhin...

    17.
    Sot asht 10 prill.

    Un sot e kam ditėlindjen. Hiē nuk jam tue e festu, askėrkush nuk ma ka uru. Po un nuk jam hidhėru hiē me kėrkand, un e dij, un kuptoj qė asht luftė, kanė vdek shumė njerėz, i kanė vra plot fėmi, gra, pleq, edhe gra shtatzana. I kam pa nė televizion, edhe i kam ndij nė shpi tue folė, kanė thanė se edhe ne jemi nė rrezik. Tash ne na kanė djegė krejt shpinė, na janė djegė krejt gjanat. Mue krejt fletoret, librat, kukullat prej Zvicre, aparati. Mami ka thanė se si tė kryhet lufta t'i blejmė tjera. Un e kam pa, un e dij qė ata janė mėrzitė shumė qė na kanė djegė shpinė tonė tė re, jam mėrzitė edhe un, krejt shoqet mė kanė thanė se na e kemi shpinė shumė tė mirė. Edhe un pėr ditėlindje kam pasė me i marr krejt klasėn te shpija, me thirrė edhe mėsusin. Po tash hiē ma nuk po du me festu ditėlindjen, nuk po du as me me ble kurgja. Un veē s'po du me vdekė, po du me qenė gjallė bashkė me shoqet e mija, mamin, babin, nanėn (gjyshen), gjyshin, hallėn, dajtė, tetėn, msusin e krejt njerzit qė un i du shum. Un po du krejt njerzit me qenė gjallė.

    Nuk po du me na masakru sikur nė televizion qysh kanė kallzu.

    Sot ka shku mami te shpia, prej malit me marrė bukė, un kam ikė prej traktorit edhe kam shku te nji ushtar i Serbisė, qė ka qenė tue na ruejtė. I kam thanė qė e kam ditėlindjen edhe e kam vetė a kanė me na vra. Ai ja ka nisė me qajtė, un gjith kam mendu qė shkijet nuk qajnė, un jam tutė shumė edhe kam ikė shpejt, shpejt…

    Ndoshta ata nuk na vrajnė neve, fėmijve, po ēka me ba na fėmia vetė, nėse ata i vrajnė kėta tjerėt, qysh kemi me jetu na vetė?!

    19.
    Na kanė than m'u nisė, me dalė prej ktu, na kanė pėrzanė prej vendit tonė, prej Kosovės. Rrugės kemi pa plot kafshė, edhe ato kanė mbetė pa shpi, edhe ato janė tue u tutė. Shkijet na kanė lypė pare rrugės, ama nuk e kanė vra kėrkand, kta shkije kishin qenė ma tė mirė. Janė tue na ēu nė Maqedoni, atje ka plot shqiptarė. Jemi n'kufi t'Maqedonisė, jemi tue pritė qe s'di sa orė. Po na japin ndihma, po na japin ushqim, mbulojė. Dita ka shkue me i ndihmu t'smutit, ka shumė njerz qe janė t'smutė, edhe nana u s'mu, pa vetdije, gati asht tue vdekė, gjyshi asht smutė pak ma pak. Veē po vjellin, kanė marrė ilaēe. Un s'po du me vdekė nana dhe gjyshi; kemi shpėtu gati prej shkijeve, veē edhe pak dhe kufinin kemi me kalu.

    25.
    Nuk e di po un sot shumė jam mėrzitė.

    Nji ditė ka me ardhė liria e ne kemi m'u kthy n'Kosovė, n'vendin tonė, n'shpijat tona, nė shkollėn tonė.

    Kėtu njerzit janė shum t'mirė, po un s'po dukem sikur te shpija! Po mė duket sikur zemra jeme asht krejt e zbraztė. Ktu po folet edhe maqedonisht, po mė duket mue sikur janė shkije. Ne po na shtijnė me lexu, me msu maqedonisht. Msuesja hiē s'po na don. Nuk e di, nuk e di, n'shpi, n'Kosovė krejt janė ma t'mirė. Edhe mue m'kanė dhanė plot kukulla, po un s'po muj m'u knaqė ma, s'po muj. Mue shpesh po mė kujtohen krejt. Edhe Benxhi, sytė e Benxhit me lot. Ktu edhe gjumi po mė vjen ma ndryshe. Ndoshta n'Shqipėri me shku isha knaqė ma shumė se janė krejt shqiptarė. Krejt sendet po m'vijnė pa lidhje edhe pse jemi gjallė. Kurgja nuk asht si n'shpi, kurgja. Nuk kam ma ēka kam pasė n'shpi, krejt jeta ka ndryshu.

    Mami na ka thanė nji ditė: "Lufta u ka rritė para kohe".

    26.
    Un nuk e di a ka me u ba ndonjiherė jeta normale, a kemi m'u kthy qysh kemi qenė. Kjo nuk mundet me ndodhė, njerzit kanė vdekė edhe s'mujnė m'u ngjallė, ata qė janė gjallė s'kanė ma pare me i mbaru shpijat.

    Ne nuk mujna me harru luftėn kurrhiē, bash kurrė.

    Edhe pse gati po vjen liria, ne po gzohemi, po ēka pėr ata qė ju kanė vra familjet? Un nuk po muj me ditė a asht gzim apo ēka! Mė ka marrė malli me dalė n'mal, me shetitė, m'ka marrė malli me vrapu, m'ka marrė malli me luejtė me shoqe, m'ka marrė malli mos m'u tutė, m'ka marr malli me kqyrė nji film vizatimor edhe me qesh shumė.

    Lajme, lajme, veē lajme. Luftė, luftė, luftė, veē luftė.

    Mirė ka thanė mami. Po mė duket sikur nuk jam hala fmi, jam e madhe duhet me kuptu edhe luftėn qė e bėjnė njerzit e mdhaj. Kahnjiherė po mė duket sikur prrallė, prrallė e keqe me pėrbindsha qė na tregojke gjyshi. Po prrallat e gjyshit u kryhshin, kjo jo, hiē s'po kryhet. Me prrallat e gjyshit ne flejshim e me kta s'po na nxe gjumi.

    Ah, kur t'kthehemi te nji ditė te shpija, sa shumė malli m'ka marrė e t'i ndihmoj mamit me mbjellė lule, lule t'kuqe edhe t'bardha, lule me erė tė mirė, mos me ardhė ma era luftė. Kur t'shkojmė n'shkollė, ta pėrqafoj msusin me duer e shoqet t'i shtrėngoj shumė. Kur vjen dita me shku te shpija, kur edhe pse ma s'kemi shpi, ne atje e kemi shpinė, kemi m'u kthy n'oborr me fjetė.

    Shpija jonė e djegtė, Benxhi jonė i vdektė, m'ka marr malli shumė!

    27.
    Po kthehemi n'shpi, po shkoj.

    Shkijet kanė ikė prej Kosove. Kosova asht e lirė. E di, ne s'kemi shpi ma, s'kemi kurgja, po ne e kemi Kosovėn e lirė, Kosovėn pa luftė.

    Ne s'kemi me u tutė ma, kemi me jetu sikur n'krejt botėn. Ne jemi gjallė. Ne po shkojmė te shpija. Krejt po qajnė prej gzimit. Un e kam dijtė qė liria asht e mirė, po jo kaq shumė!

    Po shkojmė te shpija, te Kosova ime me lot e me gjak. Te Kosova ime e djegtė, te Kosova ime e lirė.

    Tė dua, Kosovė!

      Ora ėshtė 26/4/2024, 10:45