Zbuloni pergjigjen e 5 ideve te gabuara qe na e bejne jeten vertet te veshtire. Pjesa me e madhe na eshte transmetuar nga nenat dhe gjyshet dhe keshtu na pelqen qe kete gje ta bejme dhe me femijet tane.
Semureni me shpejt kur eshte ftohte
Kjo eshte padyshim nje nga idete me te perhapura, megjithate ajo eshte e gabuar. Neve na duket se do ta marrim me shpejt gripin dhe viruset e tjera kur ben ftohte. Duhet te dini qe temperaturat e ulta nuk ju bejne me te dobet ndaj viruseve.
Sipas mjekeve, nese semuremi me shpejt ne ne dimer eshte sepse kalojme shume kohe ne nje hapesire te mbyllur dhe per kete aryse eshte me thjesht te jemi ne kontakt me viruset.
Mos e gelltisni camcakezin sepse mbetet 7 vjet ne stomak
Camcakezi eshte i perbere me nje substance te cilen nuk duhet ta pertypim . Kjo eshte nje tjeter ide e gabuar. Sistemi yne i tretjes eshte mjaft i mire sa qe eshte ne gjendje te eliminoje cdo lloj ushqimi . Pra nese pertypni nje camcakez ai nuk do te mbetet per 7 vjet ne stomakun tuaj , por do te perfundoje ne tualet.
Nese lexoni ne erresire mund te beheni miop
Te kaloni kohen duke lexuar ne nje pjese jo shume te ndricuar ose te kaloni kohen para ekranit te nje kompjuteri , mund te sjelli disa shqetesime si : sy qe te djegin dhe qe skuqen tmerresisht shume . Megjithate kjo nuk do te sjelli asnje shqetesim per syte tuaj si per shembull myopia.
Perdorimi vetem 10% te trurit tone
Do te ishte gje e mire te besonim qe nuk perdorim te gjithe potencialin e trurit tone. Gjithashtu eshte e vertet qe neuronet shfaqin vetem 10% te qelizave te trurit por dhe 90% te mbeturat jane gjithashtu te perdorura. /ikub/