BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tradhtia: A duhet tė pranohet apo tė heshtet?

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Tradhtia: A duhet tė pranohet apo tė heshtet?

    Mesazh nga Vizitor 13/6/2013, 11:30

    Tradhtia: A duhet tė pranohet apo tė heshtet?  F.0613083139271_m

    Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe tė rrezikosh tė ndahesh, apo ta mbash pėr vete? A ėshtė heshtja mė e keqe se vetė akti?
    Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje do t’ju tregojė se ē’ėshtė mė mirė tė veproni.
    Konstatoje tradhtinė
    Mė parė duhet ta kuptoni nė vete faktin qė nė ndonjė moment keni vendosur tė tradhtoni partnerin, pa marrė parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndėrgjegjja. Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa pėr fillim) atė qė keni bėrė, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje. Gjėja tjetėr ėshtė se ēka do tė bėni me faktin tė cilin ia keni pranuar vetvetes: qė e keni tradhtuar partnerin.
    Tė tregohet apo tė heshtet?
    Kėshillė apo zgjidhje universale pėr situata tė kėtilla nuk ekzistojnė, sepse ēdo individ ėshtė i ndryshėm, gjithashtu edhe vetė ēiftet. Mos kėrkoni kėshillė nga miqtė apo nga personat e afėrt, pa marrė parasysh se sa keni besim tek ta.
    Nėse ndieni nevojė tė madhe qė t’ia pranoni partnerit tradhtinė, ndoshta mė e rėndėsishme ėshtė qė tė vendosni se pėrse dėshironi ta bėni atė: pėr shkak se ju bren shumė ndėrgjegjja apo pėr shkak se konsideroni qė lidhja juaj nėnkupton sinqeritet absolut.
    Ėshtė e kėshillueshme tė pranohet se krizat nė jetėn e njė ēifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Ēfarėdo qė tė ndodhė, duhen lėnė hapur kanalet e komunikimit. Vetėm nėpėrmjet tyre mund tė pėrballohen konfliktet, ndryshe ato janė shkatėrruese. Nuk ka dyshim qė tradhtitė janė njė realitet i vėshtirė pėr t‘u gėlltitur. Ato provokojnė plagė tė rėnda shpirtėrore. Fatkeqėsisht nuk ka rregulla qė vlejnė pėr tė gjithė. Ka raste qė tradhtia tejkalohet falė sinqeritetit, ka raste kur pikėrisht ky i fundit shkatėrron gjithēka. I takon vetė “tradhtarit” tė vendosė nėse pėr jetėn e tij tė pėrbashkėt ėshtė mė e mirė heshtja apo e vėrteta.
    Lehtėsim shpirtėror apo frustrim
    Asnjė lidhje nuk ėshtė konstante, kurrė nuk e njohim mjaftueshėm partnerin qė tė jemi tė liruar nga pėrjetimi i rrezikimit apo rrezikut tė lidhjes. Mirėpo, kur e dimė qė dashuria ėshtė e brishtė, nuk ėshtė keq ta dimė qė mund tė jetojmė edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi nė lidhje simbioze. Besnikėria ėshtė zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmonė ekziston mundėsia qė tė mos e zgjedhim besnikėrinė – konstatojnė psikologėt. /Telegrafi/

      Ora ėshtė 21/9/2024, 07:19