BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė

    Mesazh nga Vizitor 26/8/2013, 08:57

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  F.0825193515111_m

    Ata janė aq tė pasur sa qė nga paratė e tyre mund tė jetojnė mirė miliona njerėz, e lėre mė pasardhėsit e tyre. Por, kėtė tė fundit ata nuk e duan. Nė fotot e postuara mė poshtė, Telegrafi ua sjell listėn tė miliarderėve humanistė, qė kanė vendosur mė herėt se si ta ndajnė pasurinė pas vdekjes: pėr qėllime mė tė larta, pėr tė mirėn e pėrgjithshme, e jo “trashėgimtarėve ligjorė" apo tė afėrmve tė gjakut.
    Disa veprimet e tyre i arsyetuan me filozofinė e jetės, se gjithēka nė jetė duhet tė fitohet, se paraja tė prishė njerėzit apo diēka tė ngjashme. Ndėrsa, tė tjerėt tek fėmijėt shohin dembelėt, prandaj janė tė gatshėm tė merren me ta me gjykata, nė mėnyrė qė tė parandalojnė kolapsin e perandorisė nė krye tė sė cilės gjenden, nė qoftė se ajo bie mbi trashėgimtarėt. A nuk ėshtė dėshmi pėr kėtė, e ndoshta edhe fajtore, Paris Hilton!?

    1. Investitori Warren Buffet

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa01


    Premtoi se do t’ia japė 83 pėr qind tė pasurisė Fondacionit Gates, e mė vonė kėtė shumė e ngriti nė 99 pėr qind. Pastaj tha pėr pasardhėsit e tij: "Dua t’ju jap fėmijėve tė mi aq sa tė ndjejnė se mund tė bėjnė diēka, e jo aq shumė qė ta kenė ndjenjėn se mund tė mos punojnė fare”.

    2. Themeluesi i kompanisė eBay, Pierre Omidyar

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa02

    Miliarder u bė nė moshėn 31 vjeēare, ndėrsa mė shumė se tek tre fėmijėt e tij shpenzon pėr bamirėsi, kryesisht pėr luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore. “Betimin e Gatesit” se do tė heq dorė nga sė paku gjysma e pasurisė sė tij, e nėnshkroi nė vitin 2010.

    3. Kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa03

    Paga e tij vjetore ėshtė njė dollar, vlen 19.5 miliardė, ndėrsa dhuron miliona nė vit pėr mijėra fondacione dhe shoqata. Ai ka dy vajza dhe synon qė tė gjitha paratė e tij t’i japė pėr bamirėsi. Nė njė rast tha se “planifikimi mė i mirė financiar pėrfundon me ēekun pa mbulesė pėr varrmihėsin”.

    4. Muzikanti Gene Simmons

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa04

    Basisti i rock-grupit Kiss, qė “peshon” rreth 300 milionė dollarė, ka thėnė pėr dy fėmijėt e tij: “Sa i pėrket trashėgimisė, ata do tė kenė pėrkujdesje, por kurrė nuk do tė jenė tė pasur pėr shkak tė parave tė mia, sepse ēdo dit do tė jenė tė detyruar tė ngrihen nga krevati, tė shkojnė nė punė dhe tė gjenden nė mėnyrėn mė tė mirė”.

    5. Australiania mė e pasur, Gina Rinehart

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa05

    Kreu i grupit HPPL e cila pronėsinė ndaj perandorisė sė ēelikut e ka arritur me trashėgimi, thotė se asnjė nga katėr fėmijėt e saj “nuk kanė aftėsitė apo zhdėrvjelltėsinė e duhur, as dituri, as pėrvojė, as pėrgjegjėsi e as etikė pune” qė ta udhėheqin kėtė biznes.

    6. Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa06

    Njėri prej njerėzve mė tė pasur nė botė themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates mė 1994, ndėrsa e ideoi edhe “The Giving Pledge”, qė ėshtė ftesa pėr tė pasuritė qė tė dhurojnė pasurinė e tyre. “E dija se lėnia e parave fėmijėve tanė nuk ėshtė ide e mirė. Kjo nuk do tė ishte mirė as pėr ta, e as pėr shoqėrinė”, ka thėnė ai mė 2010

    7. Aktori Jackie Chan

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa07

    Ylli i kinematografisė deklaroi mė 2011 se do tė heq dorė nga gjysma e pasurisė sė tij, pėr ta dhuruar atė pėr ēėshtje humanitare, dhe se asnjė milion nuk do t’i mbetet djalit tė tij Jaycee. "Nėse ai ėshtė i aftė, do tė fitojė paratė e tij. Nėse jo, thjeshtė do t’i shpenzojė kot paratė e mia”, ka thėnė Jackie Chan.

    8. Miliarderi Bernard Marcus

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa08

    Pronari i zinxhirit tė shitjes me pakicė, Home Depot, nisi gjithēka nga zero pėr tė arritur nė 1.5 miliardė dollarė. Ai gjithashtu mendon se ėshtė mė mirė pėr fėmijėt qė tė mos e trashėgojnė pasurinė e tij, tė cilėn planifikon ta shpenzojė pėr financimin e arsimimit tė personave tė hendikepuar.

    9. Biznesmeni Chuck Feeney

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa09

    Themeluesi i zinxhirit Duty Free Shop nėpėr aeroporte, ishte miliarder deri nė fund tė viteve 1980, derisa nuk ia dha pasurinė fondacionit Atlantic Philanthropies. Sot thuhet se nuk ka as veturė, ndėrsa fėmijėt i ka mėsuar tė punojnė, madje edhe kur janė nė pushime. Ėshtė i njohur nga kjo fjali: “Dua qė ēeku im i fundit tė mos ketė mbulesė”.

    10. Kuzhinierja britanike, Nigella Lawson

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa10

    Njėra nga yjet mė tė njohura tė kulinarisė, pos milionave tė saj ka mjete tjera edhe nga martesa me pasanikun Charles Saatchi. Pėr vendimin e saj tha: “Vendosa qė fėmijėt e mi tė mos kenė siguri financiare. Kur njerėzit nuk kanė nevojė tė fitojnė para, kjo gjė i shkatėrron ata”.

    11. Manjati i mediave, Ted Turner

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa11

    Themeluesi i CNN dhe TBS ia ka dhėnė tashmė miliarda dollarė Fondacionit tė Kombeve tė Bashkuara. Pesė fėmijėt e tij nuk kanė ēka presin kur vdes ai. Ai madje ka thėnė se ėshtė nė “prag tė varfėrisė” dhe se dėshiron qė tė ketė vetėm sa pėr tė mbuluar shpenzimet e varrimit.

    12. Menaxheri i fondeve tė investimit, John Arnold dhe gruaja e tij Laura

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa12

    Doli nė pension pa i bėrė 40 vjet, pasi pėr vetėm 10 vite tė ekzistencės sė fondit tė tij, Centaurus Energy, ka fituar katėr miliardė dollarė. John Arnold dhe bashkėshortja e tij Laura vendosėn qė fėmijėve tė mos u lėnė asgjė, sepse pėr shkak tė origjinės sė tij nuk beson nė “dinastinė e pasurisė”.

    13. Kompozitori britanik, Andrew Lloyd Webber

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa13

    Me muzikėn e tij ka fituar qindra miliona dollarė, qė planifikon t’i investojė nė zhvillimin e artit. Fėmijėt thotė se do tė kenė pėrkujdesje, ndėrsa pėr testamentin e tij tha: “Mendoj se nuk duhet tė bazohet nė faktin se unė kam njė grumbull tė fėmijėve dhe tė nipėrve tė pasur. Mendoj se ato para duhet tė shpenzohen pėr promovimin e artit”.

    14. Regjisori dhe producenti George Lucas

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa14

    Miliarder dhe baba i katėr fėmijėve, njeriu i cili nė ekranin e madh vuri “Luftėrat e Yjeve” (Star Wars), e dha betimin pėr fondacionin Bill Gatesit mė 2010. Kėtė vendim ai kėshtu e arsyetoi: “Shumicėn e pasurisė sime dua ta pėrdori pėr pėrmirėsimin e arsimit”.

    15. Naftieri T. Boone Pickens

    Pasanikėt qė nuk duan t’ua lėnė fėmijėve pasurinė  Pasa15


    E nisi karrierėn si kolporter, pastaj e bleu kompaninėn Gulf Oil qė sot “peshon” 1.4 miliard dollarė. Vendimin pėr tė nėnshkruar “The Giving Pledge” ai e arsyetoi nė kėtė mėnyrė: “Moti kam thėnė se kėnaqem me fitimin dhe dhurimin e parave... Nuk jam adhurues i trashėgimit sė pasurisė. Kjo krijon mė shumė dėme sesa tė mira”. /Telegrafi/







      Ora ėshtė 21/9/2024, 12:59