BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur dashurojnė meshkujt?!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur dashurojnė meshkujt?!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/9/2013, 09:52

     Kur dashurojnė meshkujt?! A405aadc-cf20-4168-84ee-a6eb956b2a33---0-

    Ajo qė ka bėrė vazhdimisht diferencėn mes femrave dhe meshkujve, midis shumė fenomeneve tė tjera, ėshtė pikėrisht tė dashuruarit.

    Duket se kėta tė fundit shpeshherė, pėr shkak tė natyrės tipike qė i karakterizon, e kanė tė vėshtirė tė dashurojnė ose tė paktėn tė pėrballen me faktin. Ndėrsa femrat, nga ana tjetėr, si mė tė drejtpėrdrejta, kurioze dhe tė sigurta, e kanė mė tė lehtė tė deklarojnė. Cilat janė disa prej arsyeve dhe detajeve qė i bėjnė meshkujt tė bien vėrtet nė dashuri? Sipas psikologut David Givens, ka shumė, por mė tė rėndėsishmet do vlerėsoheshin dėshira pėr tė mbrojtur, respektimi i privatėsisė, eksplorimi i aventurave, e mbi tė gjitha tė qenit i lirė...

    Tingėllon si njė nga pyetjet e ēuditshme, por a ekziston ndonjė moment specifik apo ngjarje e caktuar qė e bėn njė djalė tė vendosė e tė deklarojė: “Po, jam i dashuruar”. Pėrgjigjja nuk ėshtė absolutisht e mirėpėrcaktuar, por nė tėrėsinė e saj ka vend edhe pėr pėrgjithėsim. Kjo ka tė bėjė me nevojat mė natyrale tė meshkujve, tė cilat duhen kuptuar pėrpara se ata tė kenė rėnė nė dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se: “Kur njė mashkull e kupton, nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme ose jo, qė ti je idealja nė tė gjitha nivelet e pretenduara, atėherė ai vendos tė deklarojė”. Ekzistojnė shumė detaje dhe arsye nė fakt, qė i bėjnė meshkujt vėrtet tė dashurojnė. Midis tyre do tė vlerėsohej dėshira qė ata kanė pėr tė mbrojtur, pėr t’u respektuar, vlerėsuar, e mbi tė gjitha pėr t’u lėnė tė lirė. Kjo e fundit ėshtė njė ndėr faktorėt me tė cilin femrat shpeshherė e kanė tė vėshtirė tė pėrballen. Por qė ėshtė mė se pėrcaktues, pėr tė mos thėnė strumbullari qė do bėjė ose jo njė mashkull tė bjerė nė dashuri.

    Dėshira pėr tė mbrojtur
    Besoje ose jo, i ashtuquajturi “seksi stoik” ėshtė i vėshtirė pėr t’u ndryshuar. Njė nga dėshirat mė tė lexueshme tek meshkujt ėshtė dėshira qė kanė pėr tė mbrojtur dhe nxjerrė nė pah forcėn mashkullore. Ajo qė duhet tė bėni ėshtė t’i lini tė lirė tė shprehin kėtė pjesė kaq dominante, e cila shpeshherė shndėrrohet edhe nė timonin e njė raporti. Sipas psikologut David Givens, ajo qė iu sugjerohet femrave ėshtė tė jenė sa mė tė brishta dhe moskundėrshtuese, sepse kjo do tė bėjė tė mundur qė ata tė ndihen sa mė pranė duke treguar edhe instinktin mbrojtės. Pra me pak fjalė, jepi mundėsinė tė marrė pėrgjegjėsi dhe tė ndihet sa mė protektiv. Nėse i dashuri juaj do tė donte tė ishte Supermeni, atėherė duhet t’ia jepni kėnaqėsinė. Kėshtu do tė dijė tė bashkėpunojė brenda raportit tė krijuar, ashtu sikurse do tė reflektojė edhe anėn e tij prej njė heroi tė lindur.

    Kėrkoji detyrė
    Edhe pse nė dukje mund tė duket natyrė dembele, njė nga kėshillat qė do sugjerohej do ishte edhe tė kėrkuarit e njė detyre. Kėshtu mund t’i kėrkoni t’ju rregullojė ose fiksojė diēka qė s’mund ta bėni vetė. Nėse kompjuteri juaj nuk funksionon mirė, atėherė kėrkojini ndihmė. Sepse nė raste tė tilla realizimi i punėve ose detyrave tė vogla i jep mundėsinė pėr tė zbuluar anėn e tij tė suksesshme. Njė mashkull ka gjithmonė nevojė tė tregojė se sa i suksesshėm ndihet, qoftė edhe nė gjėra apo detaje tė vogla.



    Kėrkoji mendim
    Ata ndihen gjithmonė tė vlerėsuar nėse kėrkohet mendimi i tyre. Madje do ishte e gabuar dhe jotaktike qė nė njė raport mendimi i partnerit tė neglizhohej. Edhe nėse do tė ishte alternativa e 401-tė, nėse do tė kėrkohej opinioni i tij, do tė ishte njė fakt vėrtet i rėndėsishėm. Qė ju vlerėsoni pėr mė tepėr mendimin dhe botėkuptimin e tij.





    Liria, ēelėsi i shumė gjėrave
    Ajo qė bėn dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve nė njė raport ėshtė se kėta tė fundit duan tė jenė tė lirė. Aq shumė saqė, edhe kur kanė prekur ndjenjat mė tė forta, ata kėrkojnė siguri tė brendshme qė identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. “Pėr ta qartėsuar mė tepėr, - shprehet psikologu David Given, - mos prisni qė partneri juaj tė ndryshojė. Ajo qė kėrkon ai ėshtė tė kuptohet prej jush, duke mos kėrcėnuar ndjenjėn e tė qenurit vetvetja. Kjo e bėn atė tė ndihet nė fushėn ku dėshiron tė luajė. Me pak fjalė, ai duhet tė dijė qė ju nuk jeni zinxhiri i mundshėm, qė nga momenti nė moment mund ta “mbėrthejė” keqas.



    Respektoji privatėsinė
    Nė kuadrin e lirisė mashkullore, njė tjetėr detaj i rėndėsishėm qė duhet vlerėsuar ėshtė pikėrisht respektimi i privatėsisė. Kjo ndoshta ėshtė njė nga gjėrat e vėshtira qė vajzat duhet tė bėjnė. Sepse kurioziteti femėror shpeshherė ėshtė i palimit. Por kujdes. Kurioziteti, sipas shprehjes sė famshme angleze, e vrau macen. Ndaj do tė ishte e pavend kontrolli i telefonatave tė humbura apo mesazheve tė dėrguara nė telefonin e tij. Kjo do cenonte vėrtet privatėsinė e tij. Nė fund tė fundit tė gjithė duan pak privatėsi.



    Risajohu
    Nėse dikur pėrdornit veshjet tradicionale, tani ka ardhur koha tė ndryshoni pak nga stili juaj. Nė fund tė fundit, nėse i dashuri juaj jua kėrkon diēka tė tillė, atėherė nuk keni pse thoni “jo”. Njė ndryshim modeli flokėsh, njė veshje mė ekstravagante, do tė vinte nė pah njė pjesė tė fshehur dhe interesante tė personalitetit tuaj. Nėse ai tė pėlqen kėshtu, atėherė ka ardhur momenti tė risajoheni.



    Vlerėsoje
    Ndoshta ai di tė gatuajė shumė mirė, por ndihet i pasigurt. Tė jeni tė sigurt, meshkujt duan tė ndihen tė vlerėsuar. “Nėse dini tė vlerėsoni dėshirat, vlerat dhe talentin e tij, qoftė vetėm ose nė sy tė tė tjerėve, kjo do ta bėjė tė ndihet mė se i sigurt”, - thotė psikologu David Givens.



    Bėje tė lumtur
    Qesh edhe pse njėri nga ju humb ekuilibrin gjatė seksit. Shkoni nė kinema dhe shihni filma pėr tė qeshur. Bėj budallallėqe edhe kur ai ėshtė i irrituar. Nėse mund t’u jepni dritė edhe momenteve mė tė errėta, kjo do tė thotė qė lidhja juaj jo vetėm funksionon, por ėshtė nė rrugė tė mbarė. Kjo do t’ju bėjė tė pazėvendėsueshme.



    Ji lidere
    Meshkujt janė mė se tė aftė nė anėn teknike tė gjėrave. Kjo do tė pėrfshinte pėr shembull sporte apo lojėra tė ndryshme. Por nė takime shoqėrore ata shpeshherė lėnė pėr tė dėshiruar. Bėhu liderja dhe joshe me aftėsinė qė ke pėr tė diskutuar dhe negociuar mes miqsh. Ai do tė ndihet krenar dhe nė tė njėjtėn kohė do tė jetė mirėnjohės.



    Luani
    Ajo qė vėrtet do tė sugjerohej nė njė raport ėshtė zhvillimi i sa mė shumė aktiviteteve dhe lojėrave. Qofshin kėto sporte ose lojėra tip fjalėkryqi e gjėegjėzash. Pėrmes tyre do tė shprehnit jo vetėm karakterin dhe pjesėt dominante tė personalitetit, por mbi tė gjitha pasionin. Sepse ajo qė i duhet mė shumė njė lidhjeje, e mbi tė gjitha ēfarė do tė donte njė mashkull, ėshtė forca e pasionit. Ajo qė kėrkon njė djalė ėshtė tė kuptohet prej jush, duke mos kėrcėnuar ndjenjėn e tė qenurit vetvetja. Kjo e bėn atė tė ndihet nė fushėn ku dėshiron tė luajė. Me pak fjalė, ai duhet tė dijė qė ju nuk jeni zinxhiri i mundshėm, qė nga momenti nė moment mund ta “mbėrthejė” keqas.
    /ikub/

      Ora ėshtė 19/4/2024, 12:42