BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja ai qė bėn rock!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja ai qė bėn rock!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/7/2009, 16:13

    Bojken Lako vazhdon qė tė kėtė sukses nė Prishtinė. Edhe nė koncertin e dytė tė mbajtur nė Prishtinė, konkretisht nė “Duplex”, Bojken Lako & The Fish arritėn tė mbajnė nė tension publikun kosovar.

    Ja ai qė bėn rock! Bojken_lako_fisnik_dobreci-490x320

    Sapo ka lėnė punėn e tij nė Top Channel pėr shkak tė disa mosmarrėveshjeve qė kishte pasur me drejtuesit e kėtij televizioni gjatė fushatės elektorale dhe i ėshtė kthyer profesionit. Sivjet pritet qė nė treg tė dalė me njė album tė ri dhe do tė vazhdojė tė bėjė karrierė edhe nė profesionin e tij prej regjisori tė teatrit dhe filmit. Njėri nga kėngėtarėt shqiptarė pa dyshim mė i formuari, figura e vetme qė ia vlen e rokut shqiptar nė pėrgjithėsi, autor tekstesh dhe vokalist: Bojken Lako, tregon kėto detale nė njė intervistė.

    Ėshtė hera e dytė qė keni sukses me koncertin tuaj nė Prishtinė. A mendoni se ka ardhur koha qė tė organizoni njė koncert mė tė madh nė Kosovė?

    Lako:
    Besoj se po. Tė dy koncertet nė Duplex kanė qenė shumė tė mira dhe pėr mua ka qenė njė kėnaqėsi e veēantė. Ka qenė njė publik shumė i mirė, ka pasur shumė pjesėmarrje. Nuk e di a ka ardhur koha tė mbaj njė koncert mė tė madh, por ėshtė diēka qė ka mė shumė pėrgjithėsi, ėshtė diēka qė publikut, pasi ėshtė shumė i mirė, duhet t’i pėrgjigjet, pra mė tė njėjtin nivel, me organizim shumė tė mirė.

    Nuk keni lansuar ndonjė album tė ri kohėve tė fundit. Pse?

    Lako: Po shumė shpejt e kemi nė plan qė tė nxjerrim nė treg njė album tė ri, njė pėrmbledhje me kėngė tė reja dhe tė vjetra, tė ri-orkestruara, variante, bashkėpunime qė unė kam me kėngėtarė tė tjerė dhe njė video tė kėngės “Rrugė”, qė do tė realizohet shumė shpejt. Ėshtė njė periudhė qė po punojmė nė pjesėn e realizimit tė muzikės. Besoj qė shpirti i publikut kosovar ėshtė i gatshėm tė pranojė ēdolloj muzike, ėshtė njė shpirt i madh, aq mė tepėr pėr muzikėn e rokut, sepse nė Kosovė ka shumė artistė qė bėjnė muzikė rok tė brezave tė rinj dhe tė vjetėr.

    Pse nuk jeni nė Top Channel pasi qė dihet se edhe projekti televiziv “Top Fest” ėshtė organizuar nga ju?

    Lako: Nuk e di! Ai ėshtė njė projekt shumė i mirė televiziv, por tani nuk punoj nė Top Channel dhe ėshtė njė periudhė kohė qė nuk kam punuar pėr krijimtarinė time, duke qenė i fokusuar aty. Pra, mė shumė jam duke i kushtuar rėndėsi grupit dhe albumit, por edhe fushės time profesionale pasi qė unė jam regjisor edhe i filmit edhe i teatrit. Kam ėndėrruar gjithmonė qė tė punoj nė regjinė e teatrit dhe regjinė e filmit dhe ėshtė njė periudhe e gjatė qė unė punoj nė media dhe tashti do tė pauzoj paksa, pasi do ta shfrytėzoj krijimtarinė time pavarėsisht asaj se nuk kam shumė dėshirė qė tė flas pėr qėndrimin ose largimin tim nga Top Channel, pėr arsye sė ėshtė njė temė mė shumė personale.

    E pėrmendet regjinė e filmit. Keni ndonjė skenar filmi apo projekt filmik...

    Lako: Ėshtė hera e parė qė punoj nė kėtė fushė. Ėshtė njė proces paksa i gjatė pėr zgjedhjen dhe pėrgatitjen por le tė shpresoj qė nė kėto vite tė punojmė edhe nė kėtė projekt.

    A do ta kishit ftuar Arta Muēajn pėr tė luajtur njė rol nė filmin tuaj?

    Lako: Pėrsėri po bėni pyetje qė kanė tė bėjnė me jetėn time personale e qė mund tė jenė njė qik “Scoop” nė kuptimin gazetaresk. Besoj qė njerėzit janė tė lirė qė tė punojnė me njėri-tjetrin pa tė kaluarėn e tyre tė jetės.

    Po bashkėpunimet e juaja muzikore si do t’i realizoni dhe kush janė ata mė tė cilėt do tė bashkėpunoni?

    Lako: Do tė publikoj tashmė njė bashkėpunim timin me njė kėngėtare tė re qė ėshtė nė Shqipėri dhe qė quhet Ajkuna dhe disa kėngėtarė tė tjerė pėr tė cilėt kam kompozuar kėngė nė Top Fest, pra kėto janė bashkėpunimit.

    Ku do ta vazhdoni turneun?

    Lako: Do tė kisha shumė dėshirė qė tė mbaj edhe koncerte tė tjera nė Kosovė. Viteve tė kaluara kemi mbajtur koncerte edhe jashtė Prishtinės, pra nė qytete tė tjera si nė Prizren dhe Gjakovė, ku kemi pasur koncerte shumė tė mira qė edhe kėtė verė tė mbajmė njė koncert nė Kosovė. Do tė mbajmė edhe disa koncerte tė vogla nė Mal tė Zi, sepse nuk kemi qenė asnjėherė nė kėtė vend dhe do tė kishim shumė dėshirė qė edhe nė Maqedoni tė mbajmė tė tillė, si nė Shkup dhe nė Tetovė. Po ashtu, pritet qė mbajmė koncerte edhe nė Italinė Jugore, ashtu sikurse kemi bėrė vitin e kaluar.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 22:13