BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vritet pjesėtari i EULEX-it nė Zveēan

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    19092013

    Buzqeshje Vritet pjesėtari i EULEX-it nė Zveēan

    Mesazh nga Vizitor

     Vritet pjesėtari i EULEX-it nė Zveēan  Largea_eulexxx-terror1379590670

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi sulmi ndaj automjetit tė EULEX-it, Zveēan, 19 shtator 2013


    Mobilizohet Task Forca
    (E plotėsuar) Shefja e politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thėnė se ėshtė thellėsisht e pikėlluar me vdekjen e pjesėtarit lituanez tė EULEX-it nė veri tė Kosovės.

    “Shpreh ngushėllimet e mia mė tė thella pėr familjen dhe miqtė e viktimės. E dėnoj nė termat mė tė fuqishėm tė mundshėm sulmin qė ka ēuar nė vdekjen e njė pjesėtari tė stafit. Autorėt duhet tė sillen para drejtėsisė”, ka thėnė Ashton nė njė deklaratė pėr media.

    Sipas saj, Bashkimi Evropian ėshtė i vendosur qė tė vazhdojė angazhimin nė Kosovė dhe punėn e tij nė kontekst tė dialogut tė lehtėsuar nga BE-ja.

    “U bėj thirrje tė gjitha palėve qė tė dyfishojnė pėrpjekjet pėr tė zbatuar marrėveshjet e arritura, pėr tė normalizuar marrėdhėniet dhe pėr tė pėmirėsuar jetėt e njerėzve nė veri tė Kosovės”, ka thėnė Ashton.

    (E plotėsuar)- Lėvizja e pjesėtarėve tė EULEX-it nė veri tė Mitrovicės deri me tani ėshtė bėrė me vetura te blinduara, ndėrsa para pak ditėsh ata kanė filluar tė lėvizin me vetura tė thjeshta.
    Task Forca anti krim ėshtė mobilizuar dhe po bėnė ēmos pėr tė identifikuar autorėt e kėtij rasti tė rendė.
    Vendi i ngjarjes tani ėshtė i rrethuar nė njė perimetėr tė gjerė dhe aty ndodhet edhe KFOR-i me njėsitet pėrkatėse.

    ******

    Sot nė mėngjes, rreth orės 07:30, dy vetura tė EULEX-it qė i bartnin gjashtė pjesėtarė tė tij pėr tė bėrė ndėrrimin e rregullt nė Portėn 1 janė qėlluar me armė nga persona tė panjohur nė afėrsi tė Komunės sė Zveēanit, thuhet nė njoftimin e EULEX-it.

    Si pasojė e kėtij incidenti ka vdekur njė pjesėtar i EULEX-it. Task Forca Mitrovica ėshtė aktivizuar menjėherė dhe hetimet pėr kėtė vrasje janė duke vazhduar. Zona pėrreth ėshtė bllokuar. Me kėtė rast do tė bėhet ēmos pėr t’i sjellė kryerėsit e kėsaj vepre pėrpara drejtėsisė, deklaron EULEX-i.

    “EULEX-i e dėnon fuqishėm kėtė akt qyqar tė dhunės kundėr pjesėtarit tė tij. Ne i bėjmė apel komunitetit lokal dhe kujtdo qė mund tė ketė qenė dėshmitarė, apo qė din ndonjė gjė lidhur me kėtė incident qė tė paraqiten dhe tė na kontaktojnė nė numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556”, thuhet nė reagimin kėtij misioni, i cili i shpreh ngushėllimet e sinqerta familjes sė tė ndjerit.
    Pas incidentit nė Zveqan nė veri tė Kosovės qė rezultoi me vdekjen e njė pjesėtari tė EULEX-it, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt dhe shefi i Zyrės sė BE-sė, Samuel Zbogar, do t’u drejtohen mediave.

    Kryeministri Thaēi dėnon ashpėr vrasjen e pjesėtarit tė EULEX-it
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi dėnon ashpėr sulmin e armatosur kundėr pjesėtarėve tė Misionit tė EULEX-it, qė ndodhi sot nė afėrsi tė Komunės sė Zveēanit, ku si pasojė e kėtij incidenti ka vdekur njė pjesėtar i EULEX-it. “Ky sulm kundėr pjesėtarėve tė EULEX-it ėshtė njė akt i shėmtuar dhe qyqar kundėr sundimit tė rendit dhe ligjit edhe nė atė pjesė tė territorit tė Republikės sė Kosovės dhe si i tillė ėshtė i dėnueshėm nga qytetarėt dhe institucionet e Kosovės”, thuhet nė komunikatėn e Kryeministrisė. Qeveria nė bashkėpunim me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerėt tjerė ndėrkombėtarė ėshtė e vendosur qė tė vazhdojė t’i kryejė obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore pėr fuqizimin e sundimit tė rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės, me theks tė veēantė edhe nė pjesėn veriore tė vendit. “Kėrkojmė nga organet kompetente qė menjėherė tė ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme qė kryerėsit e kėtij akti qė ndodhi sot nė Komunėn e Zveēanit tė nxirren para drejtėsisė dhe tė marrin dėnimin e merituar”, thuhet nė njoftim.
    Kryeministri Hashim Thaēi iu shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė tė ndjerit dhe gjithė pjesėtarėve tė EULEX-it

    *********

    Njė pjesėtar i EULEX-it ėshtė vrarė sot nė mėngjes nė territorin e komunės sė Zveēanit, bėn tė ditur Beta e Beogradit. Janė plagosur edhe dy policė, tė cilėve u ėshtė ofruar ndihma mjekėsore.

    Nė automjetin e EULEX-it ėshtė shtėnė me rafal e polici ėshtė goditur nė kokė dhe bark. Merret vesh se polici i vrarė, A.S. ėshtė nga Lituania.

    Nė vendngjarje kanė dalė KFOR-i dhe njėsitė speciale tė EULEX-it.
    Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi i policisė nė Mitrovicė, Avni Zahiti, pa dhėnė detaje shtesė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 02:07