BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    7 gjėrat mė tė kėqija qė mund t’u bėni pajisjeve teknologjike!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 7 gjėrat mė tė kėqija qė mund t’u bėni pajisjeve teknologjike!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/10/2013, 18:12

    7 gjėrat mė tė kėqija qė mund t’u bėni pajisjeve teknologjike! Broken-iphone1

    Ditėt e para kur blejmė njė pajisje tė re teknologjike janė gjithmonė tė shoqėruara me kujdes dhe kuriozitet.

    Telefonin e mbajmė si tė ishte njė i porsalindur, laptopin e pastrojmė rregullisht nga shenjat e gishtave, tabletin e mbajmė gjithmonė nė njė vend tė sigurt etj. Sa herė mbaroni punė me to i premtoni vetes se nuk do t’u ndodhė kurrė ndonjė gjė e keqe.

    Por, mė vonė, pasi kalon pak kohė, “muajit tė mjaltit” i vjen fundi. Pa e kuptuar fillojmė ta fusim laptopin nė ēantėn e shpinės, kufjet i ngatėrrojmė si tė ishin njė rrjetė merimange, telefonin e pėrdorim pa kujdesin mė tė vogėl. Ēfarė ndodh pas kėsaj? Njė ditė tė bukur fillojmė tė kemi probleme me to dhe ēuditėrisht vrasim mendjen se si u prishėn kaq shpejt.

    Nė kėtė artikull, janė pėrmbledhur shtatė gabimet mė tė kėqija qė mund tė bėjmė me pajisjet tona.

    1. Vendosja e laptopit mbi shtrat, qilim apo nė prehėr. Pa pasur hapėsirė pėr tė bėrė ventilimin dhe ftohjen, laptopi do tė nxehet pas njė farė kohe. Nxehja shkakton uljen e jėtėgjatėsisė sė baterisė dhe nė disa raste edhe dėmtime serioze pėr kompjuterin, madje deri nė flakė.

    2. Transportimi i pajisjeve elektronike pa mbėshtjellėse. Nėse do tė transportoni tabletė, laptop apo pajisje tė tjera elektrike, dijeni qė po rrezikoni tė dėmtoni cepat e tyre. Ato duhet tė mbahen nėpėr ēanta nė mėnyrė qė lėvizjet tė amortizohen. Dhe pėr ju qė e kapni laptopin nga ekrani: thjesht mos e bėni mė kurrė kėtė gjė!

    3. Pakujdesia me karikuesin. Karikuesit e pajisjeve elektronike janė shumė tė ndjeshėm dhe tė brishtė. Bėni kujdes tė mos i rrotulloni shumė pasi mbaroni punė sepse mund tė kėpusni fijet nė brendėsi. E njėjta gjė vlen edhe pėr kufjet.

    4. Tė mos fikurit e kompjuterit. Shumė prej nesh i mbajnė pajisjet elektronike nė punė gjatė gjithė kohės dhe harrojmė t’i fikim. Pėr tė pėrmirėsuar jetėgjatėsinė e baterisė, duhet ta fikni rregullisht dhe shpeshherė ta pėrdorni baterinė deri nė fund, e mė pas ta karikoni atė tė plotė.

    5. Pėrdorimi i detergjentėve shtėpiakė pėr tė pastruar pajisjet elektronike. Mos e bėni kurrė kėtė gjė pasi kimikatet qė gjenden nė to mund tė grryejnė shtresėn e ekranit.

    6. Heqja e drive-rave nė mėnyrėn jo tė duhur. USB-tė duhet t’i hiqni fizikisht nga kompjuteri vetėm pasi t’i keni mbyllur nga ky i fundit. Sigurisht, nėse nuk doni tė humbisni tė dhėna.

    7. Tė mos bėni kurrė back up. E dimė, gjithmonė i thoni vetes “jo sot, jo nesėr”. Kėshtu, nuk e bėni asnjėherė dhe gjithmonė jeni nė rrezik tė humbisni tė dhėnat nga neglizhenca. Nuk i dihet kurrė se ēfarė problemi mund tė ndodhė dhe tė dhėnat t’i humbisni pėrgjithmonė. Mendoni pėr ato qindra foto apo video qė keni bėrė ndėr vite, dhjetra dokumente apo materiale tė tjera tė rėndėsishme. (PCWorld Albanian)

      Ora ėshtė 28/3/2024, 14:24