BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėrse kaq tė ēmendur pas kafeneve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pėrse kaq tė ēmendur pas kafeneve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/11/2013, 14:40

     Pėrse kaq tė ēmendur pas kafeneve! Ab9a8624-64db-41a3-9da8-d9b336959cb3---0-

    Pėrse kafenetė janė kaq tė pėrhapura dhe a lidhet kjo me njė dėshirė tė fshehtė tė psikologjisė njerėzore pėr t’u pranuar?

    Kafenetė u krijuan nė Europė nė shekullin e 17, si vend ku njerėzit e kohės mblidheshin joformalisht pėr tė shkruar, lexuar, biseduar, pėr t’u argėtuar, nė grupe tė vogla prej dy ose tre njerėzish.

    Ēfarė po ndodh sot me kafenetė? Pėrse ulen ēdo ditė miliona njerėz pėr tė pirė njė kafe? A thua ka nevojė organizmi ynė pėr aq shumė kafeinė?

    E vėshtirė tė jetė e vėrtetė, por pas kafenesė qėndron fakti se nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ne e blejmė kohėn e tjetrit ose e kėmbejmė atė, me njė kafe, pėr njė qėllim shumė tė thellė, siē ėshtė dėshira pėr t’u pranuar nga tė tjerėt.

    Tė paktėn tek ne, koncepti i kafesė ėshtė ulja nė njė ndenjėse tė rehatshme, bisedimi me personat nė tavolinė dhe rėndom ndonjėherė edhe komentimi i atyre qė kalojnė atypari.

    Sidoqoftė, parėsore ėshtė tė folurit. Njė metodė kjo e shprehjes sė ndjenjave dhe mendimeve. Por pėrse duhen shprehur ndjenjat e mendimet? Mbase pėr tė marrė atė qė kėrkohet gjithė jetėn, (nuk ėshtė lumturia, as dashuria) mirėkuptimin.

    Mirėkuptimin? Po, po! E keni lexuar saktė. E fshehta magjike qė secili kėrkon nė jetė, ėshtė mirėkuptimi. Nuk ėshtė aq e ēuditshme sa tingėllon. Njerėzit bėjnė miqėsi, sepse ndihen qė mund t’i bashkojnė interesat e tyre me dikė tjetėr, pra ata mirėkuptohen pėr diēka.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė njerėzit bien nė dashuri, pėr shkak se nė jetėn e tyre shfaqet dikush qė i kupton pėr atė ēka janė. Pranimi ėshtė shpesh njė koncept qė lidhet me dashurinė. Pėrse? Sepse rrallė ndodh qė njerėzit tė pranojnė vullnetarisht, pa asnjė shtrėngim tė jashtėm, diēka qė nuk e pėlqejnė dhe nuk e duan edhe pėr veten.

    Nė kėtė pikė kemi tė bėjmė me kuptimin e mirė, ose siē ėshtė ndryshe togfjalėshi, me mirėkuptimin. Nga ndryshon mirėkuptimi nga kuptimi?

    Tė kuptuarit ėshtė marrja vesh e ideve, qėllimeve, kėrkesave dhe mendimeve, tė dikujt tjetėr nė aspektin e qartėsisė sė tė logjikuarit nė tė njėjtėn mėnyrė dhe nė tė menduarit se ėshtė diēka qė mund tė qėndrojė.

    Ne e kuptojmė njė njeri qė ka nevojė pėr ndihmė, njė njeri qė si nė rastin e kafenesė na tregon se punėt po i shkojnė mirė apo keq dhe ne e kuptojmė dikė qė flet qartė gjuhėn tonė amtare.

    Nga kėtu del qė kuptimi ėshtė koncepti mė i thjeshtė, i tė rėnit dakord me idenė e ekzistencės dhe pranimit tė njė mendimi, ideje, kėrkese, qėllimi.

    Por mirėkuptimi ėshtė njė tjetėr nivel. Kur mirėkuptohesh me dikė, kjo nėnkupton nga vetė fjala se je kuptuar mirė. Nė kėtė aspekt del qė paskemi tri lloje kuptimesh: tė kuptuarin e thjeshtė pa treguar asnjė lloj interesi, tė kuptuarin e qartė dhe pranimin e ideve tė dikujt dhe tė kuptuarin e keq, qė ėshtė marrja tjetėr pėr tjetėr e kontekstit tė shprehur.

    Pėr mė tepėr dy fazat, ajo e mirėkuptimit dhe keqkuptimit, shoqėrohen shpesh me veprime. Kur e mirėkupton njė njeri priresh ta ndihmosh atė, t’i japėsh mbėshtetje morale, t’i bėsh tė mundur realizimin e idesė qė ai ka dhe ta quash kauzėn e tij nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, tėnden.

    Kėshtu krijohen organizatat, sindikatat, lėvizjet e lira, me anė tė frymės sė mirėkuptimit tė njė ēėshtjeje tė pėrbashkėt ose tė njėanshme, e cila tė ngacmon tė ndėrmarrėsh njė veprim pėr t’ju bashkangjitur.

    E kundėrta ndodh me keqkuptimin, i cili ndahet nė dy nėnēėshtje tė veēanta. Nė keqdashėsi dhe nė keqkuptim kontekstual dhe interpretim tė gabuar. Keqdashėsia ndryshe nga pėrdorimi ligjor, nė kėtė rast pėrdoret pėr tė treguar keqkuptimin e qėllimshėm dhe pėrdorimin e kėtij si justifikim pėr tė ndėrmarrė njė veprim ose pėr tė shprehur njė ide tė paramenduar. Keqdashėsia lidhet me rastet kur personat pėrgjithėsisht njihen ose kanė marrėdhėnie armiqėsore mes tyre.

    Mė i zbutur ėshtė keqkuptimi kontekstual dhe interpretimi i gabuar, i cili lind pėr njė mangėsi, qė mund t’i pėrkasė ose atij qė ėshtė shprehur ose atij qė e merr mesazhin. Nė rastin e parė, kemi tė bėjmė me mangėsi gramatikore tė mesazhit tė pėrcjellė. Nė rastin e dytė kemi tė bėjmė me mangėsi gramatikore tė shprehėsit, por edhe me kuptim tė dyfishtė ose me pikėpamje qė dallojnė.

    Thėnė kėshtu, del qė keqkuptimi kontekstual dhe interpretimi i gabuar, janė tė paqėllimshme dhe jo armiqėsore.

    Megjithatė siē mund tė merret me mend, mirėkuptimi ėshtė ai qė ia kapėrcen tė gjitha stadeve tė kuptimit. Sepse ndodh qė nuk kemi vetėm nevojė tė na kuptojnė nė lidhje me ato ēka shprehim, e aq mė pak tė na keqkuptojnė (!), por tė kuptohemi mirė dhe tė ndihmohemi ėshtė njė stad i lartė qė nuk ndodh gjithnjė.

    Nė kuadėr tė kėtij shpjegimi, bėhet mė e qartė ideja e mirėkuptimit si qėllim kryesor nė jetė. Tė duash njė njėri ėshtė ta kuptosh thelbin e tij dhe tė duash t’i bashkohesh pėr njė periudhė kohe tė pakufizuar. Tė mirėkuptohesh nga njė epror, sjell bashkimin e tij me idetė e tua, njė veprim zinxhir qė sjell rritjen nė karrierė e pėr pasojė edhe njė jetė mė tė mirė. Tė mirėkuptohesh nga fėmijėt e tu, do tė thotė t’i kesh ata pranė, sepse njė ndjesi e mirė u pėrcillet atyre pėrmes mesazheve tuaja.

    Mirėkuptimi i shoqėrisė, qė zgjat relativisht pak, ėshtė bashkimi i interesave dhe dhėnia e mbėshtetjes nė tė gjitha format.

    E pėr t’iu kthyer kafenesė, si njė tempull i kuptimit, keqkuptimit dhe mirėkuptimit, mund ta pėrkufizojmė shumė mirė si domosdoshmėrinė mendore tė njė njeriu qė kėrkon tė mirėkuptohet. Pėr kėtė arsye (dhe jo vetėm), shohim shpesh “zėnka” pėr pagesėn. Gjė qė na bėn tė mendojmė se ndėr tė tjera (mundėsitė mė tė mira ekonomike apo dėshira pėr t’u mburrur), ai qė kėmbėngul mė tepėr pėr tė paguar, ka nevojėn mė tė madhe tė mirėkuptohet./shqip/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 16:09