Zyrtarė tė lartė tė Serbisė, pėrfshirė edhe presidentin Boris Tadiē, pritet tė shkojnė sot nė Luginėn e Preshevės pas incidentit tė njė dite me parė nė atė zonė ku u plagosėn dy policė.
Autoritetet serbe thanė se incidenti ėshtė vepėr e shqiptarėve, ndėrsa veprimtarėt pėr tė drejtat e njeriut nė Luginėn e Preshevės, u bėnė thirrje atyre tė mos nxitohen me vlerėsime rreth kėtij incidenti.
Ata thonė se incidenti edhe njė herė krijon imazhin e njė rajoni tė paqendrueshėm gjė qė ndikon nė lirinė e lėvizjes e cila ėshtė e rėnduar pėr shkak tė pranisė sė madhe tė forcave ushtarake e policore serbe nė tri komunat me shumicė shqiptare nė jug tė Serbisė.
Incidenti ndodhi nė fshatin Luēan pranė Bujanovcit. Ministri i Brendshėm Daēiē ka thėnė se fjala ėshtė pėr "grupime terroriste", mbetje tė grupeve qė kanė vepruar mė herėt nė ato hapėsira.
Pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal nė Bujanovc qė udhėhiqet nga shqiptarėt nuk kanė bėrė komente pas incidentit i cili ka ndodhur nė njė zonė tė banuar vetėm me shqiptarė. Sipas pėrfaqėsuesve tė zonės, gjendja nė Luginėn e Preshevės nuk ka shėnuar pėrparime pas pėrfundimit tė konfliktit nė maj tė vitit 2001 me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar.
No Comment.