BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hasan Prishtina

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Hasan Prishtina

    Mesazh nga Albatros 17/7/2009, 20:09

    Hasan Prishtina (lindi mė1873,Vushtrri - 14 gusht 1933, Selanik), deputet[1], aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane).


    Hasan Prishtina lindi nė Vushtrri nė njė familje patriote, u vra mė 14 gusht 1933 nė Selanik me atentat. Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e atdheut, pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.

    Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve.

    Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemali ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" u zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi.

    Mori pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės 1920 dhe nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundėrshtar i vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e "Zonės neutrale" tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė pėrgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez tė qershorit tė vitit 1924, luftoi pėr vėnien nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė vitit 1924 nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" shkoi nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė ku protestoi kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė Kosovė.

    Pas dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė atdheut. Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundėr tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe zgjedhės shoviniste serbomadhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės" i cili veproi jashtė vendit krahas Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftėn ēlirimtare nė Kosovė u pėrpoq ta lidhė e ta bashkėrendojė me luftėn e popujve tė shtypur ballkanikė. Disa herė u bė nismėtar i bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė gjė qė do tė arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonisė sė njėrit ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė Esat Pashė Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht 1933 u vra nė Selanik me atentat nga agjentėt e Ahmet Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912 qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:00