BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Van der Sar shpall kampion Europe Manēesterin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Van der Sar shpall kampion Europe Manēesterin

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/5/2008, 13:14

    Liga e Kampionėve. "Djajtė" fitojnė edhe trefeun mė tė rėndėsishėm europian, pas gjuajtjeve tė 11-metėrshave

    120 minutat e finales sė Moskės kanė pėrfunduar nė barazim, 1-1, ndėrsa pas 11-metėrshave, nė stadiumin "Luzhnjiki" kanė festuar tifozėt e Manēesterit. Portieri holandez, Edvin Van der Sar, ka pritur penalltinė e Anelkasė dhe i ka dhėnė titullin kampion Europe Manēesterit. Nga pika e bardhė kishte gabuar mė parė dhe Kristiano Ronaldo, por kapiteni i Ēelsit, Xhon Terri, ka gabuar nė 11-metėrshin e fundit, duke gjuajtur jashtė.

    Manēesteri e nisi mė mirė ndeshjen dhe kaloi nė epėrsi nė minutėn e 26-tė, kur portugezi Kristiano Ronaldo gjuajti saktė me kokė dhe mposhti portierin Ēeh. Mė pas, Manēesteri ka qenė pranė golit tė dytė, por argjentinasi Tevez nuk arriti tė devijonte topin e futur bukur nė zonė nga Runi. Ēelsi, qė nuk doli nė lojėn e tij nė pjesėn mė tė madhe tė pjesės sė parė, ka barazuar nė fund tė saj me Lampardin, i cili dėrgoi nė rrjetė njė top tė mbetur nė zonė nga prekja e mbrojtėsit Rio Ferdinand. Fillimi i pjesės sė dytė ka qenė mė i mirė pėr skuadrėn e Avram Grantit, qė ka rrezikuar disa herė, por pa mundur tė shėnojė. Vlen tė pėrmendet njė gjuajtje e bukur e Drogbasė, i cili ishte i pafat, pasi topi u pėrplas nė shtyllėn e majtė pingule tė Van der Sarit. Me kaliminin e minutave, u duk se lojtarėt e tė dyja skuadrave u pajtuan me barazimin dhe ia lanė gjithēka kohės shtesė. Nė fund tė kohės sė rregullt, trajneri Ferguson hodhi nė fushė Gigsin, nė vend tė Skolsit, ndėrsa trajneri i Ēelsit futi Kalunė qė nė fillim tė shtesės. Blutė e Londrės janė pėrsėri tė pafatė, pasi Lampard, nė njė rast mjaft tė mirė pėr shėnim, godet traversėn. Pranė golit tė dytė ka shkuar edhe Manēesteri, por kapiteni Terri e shpėton portėn, duke larguar me kokė topin, pas gjuajtjes sė Tevezit. Nė shtesėn e dytė, pas njė zėnke mes lojtarėve tė tė dyja skuadrave, Drogba ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq. 30 minutat shtesė mbyllen pa gol dhe trofeun e vendosin 11-metėrshat, ku fati i buzėqesh Manēesterit. Skuadra e Fergusonit mbyll kėshtu nė mėnyrėn mė tė mirė njė sezon tė shkėlqyer, pasi ka fituar edhe titullin kampion nė Angli.


    Van der Sar shpall kampion Europe Manēesterin Img_ph12



      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:20