BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kapiteni Begaj: Luajmė pėr fitore

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kapiteni Begaj: Luajmė pėr fitore

    Mesazh nga Albatros 23/7/2009, 21:24

    Skena e fundit e turit tė dytė tė Ligės sė Evropės pėr Flamurtarin do tė konsumohet nė Skoci, ku ėshtė fokusuar vėmendja e gjithė vlonjatėve, por edhe e sportdashėsve tė tjerė shqiptarė. Ekipi kuqezi, pas fitores me rezultatin 1-0 nė Vlorė ka shanse kualifikimi, gjė qė do ta bėnte skuadrėn vlonjate tė vetmen qė mund tė vazhdojė tė pėrfaqėsojė futbollin shqiptar nė Evropė. Pėr tė rrokur suksesin, vlonjatėve u ėshtė dashur tė bėjnė fillimisht llogaritė me udhėtimin e gjatė. Zhvendosja nga Vlora qė ditėn e martė nė mbrėmje drejt Hotel “Leonardos” nė Durrės, ėshtė bėrė me qėllim qė tė shpėrndahet lodhja qė parashikohej nga udhėtimi i gjatė drejt ishullit britanik. Kapiteni vlonjat, Halim Begaj, nuk pranon asnjė rezultat tjetėr pėrveē kualifikimit, pavarėsisht se ėshtė i ndėrgjegjshėm se do tė jetė njė mision i vėshtirė. “Jemi nė vėmendjen e tė gjithė Shqipėrisė dhe do tė kėrkojmė tė rezistojmė nė fushėn kundėrshtare. Impenjimi i skocezėve nė fushėn e vet na bėn tė mendojmė se ky takim, nga i cili varet kualifikimi, nuk do tė jetė njė shėtitje, pėrkundrazi, do tė jetė shumė i vėshtirė – ka thėnė Begaj pėr ‘Panorama Sport’. - Faktorit fushė i shtohet edhe lodhja jonė nga udhėtimi i gjatė dhe kjo ėshtė nė favor tė kundėrshtarėve. Gjithsesi ne nuk dorėzohemi lehtė. Pavarėsisht kėtyre, unė kam bindjen, ndonėse tingėllon paksa ēuditshėm, se nė fushė kundėrshtare luajmė mė mirė dhe me zemėr, ndaj mund tė fitojmė. Duhet tė jemi agresivė, sepse nėse mendojmė vetėm tė mbrohemi, atėherė mund tė humbim. Kjo ėshtė transferta e parė jashtė Shqipėrisė pėr grupin tonė dhe megjithėse do tė jetė mė e vėshtirė, mund t’ia dalim”. Kapiteni i skuadrės vlonjate nuk i kursen as batutat. “Nė transfertė kemi luajtur edhe nė fusha ku nuk ka pasur bar. Tė paktėn atje terreni do tė jetė i mirė...”, ėshtė shprehur ai. Sipas Begajt, ky Flamurtar edhe pse ėshtė me pak pėrvojė nė kompeticionet evropiane, mund ta pėrballojė me sukses takimin jo vetėm prej avantazhit qė ka siguruar nė fushėn e vet, por edhe sepse kjo skuadėr duhet tė demonstrojė qė jo mė kot ka arritur deri kėtu. Pėr kėtė ai i kujton ekipit rrugėn e vėshtirė qė iu desh tė bėnte Flamurtari gjatė sezonit tė kaluar, kur luante nė dy fronte, pėr Kupė dhe pėr kampionat.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:27