BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndahet nga jeta Presidenti i “Top Media”. Homazhe dhe ngushėllime deri pėrtej kufijve shqiptarė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    24052008

    Buzqeshje Ndahet nga jeta Presidenti i “Top Media”. Homazhe dhe ngushėllime deri pėrtej kufijve shqiptarė

    Mesazh nga LePuRuShJa


    Tiranė- Dritan Hoxha, presidenti i “Top Media”, themelues i “Top Albanian Radio”, “Top Channel”, dhe “Dixhitalb” humbi jetėn nė njė aksident tragjik automobilistik dje nė orėt e para tė mėngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 01. 50 minuta nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė, pothuajse pėrballė studiove tė Top Channel, pėrballė ish ekspozita “Shqipėria Sot”. Sipas njoftimit tė policisė makina Tip Ferrari ngjyrė e kuqe, me targa DK 3892 H, nė pronėsi tė 40 vjeēarit nga Tirana ka dalė nga rruga dhe pasi ka pėrshkuar nė njė hapėsirė tė plotė prej 97.5 metra, ėshtė pėrplasur me pemėn 3.1 metra, nė lulishten e lumit tė Lanės. Pėr shkak tė pėrplasjes sė fortė makina ėshtė ndarė nė dy pjesė dhe ėshtė shkatėrruar tėrėsisht. Nė vendin e ngjarjes, mbėrritėn forca tė shumta policie, duke ndėrhyrė menjėherė, pėr tė dhėnė ndihmėn e parė 40 vjeēarit. Dritan Hoxha vdiq gjatė rrugės teksa dėrgohej pėr Spitalin Ushtarak. Humbja ėshtė e pazėvendėsueshme pėr gruan e tij Vjollcėn. Dritan Hoxha do ti mungojė tre vajzave te tij Lorit, Sarės, Redias si dhe djalit tė tij tė vogėl, Itan, i cili lindi vetėm njė vit mė parė.


    Top Channel dhe Top Albania radio ndėrpreu transmetimet e saj qė ishin parashikuar nė program pas konfirmimit tė lajmit tragjik. Nė orėn 09.00, nė Top Channel dhe nė Top Albanian Radio u lexua njė komunikatė nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: “Padyshim humbja mė e madhe njerėzore ėshtė pėr familjen e tij, pėr nėnėn Zyranė, e cila e rriti Dritanin, nė mungesė tė babait tė tij, qė pėr rastėsi tragjike, ishte shuar edhe ai nė njė moshė tė re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve tė shumta si tė gjithė shqiptaret, nė shtėpinė e tij tė parė nė Laprakė. Nė Laprakėn qė e rriti si djalin e saj, Tanin, njė i ri i jashtėzakonshėm, i cili merrej me shpikje teknologjike pėr tė ēarė terrin informativ qė kishte vendosur regjimi komunist.” Kjo komunikatė e lexuar nė median qė ai krijoi mbyllej me fjalėt: “Zemra e Dritan Hoxhės ndaloi nė mėngjes, pikėrisht pak metra larg vendit, pėr tė cilin ajo rrihte mė fort, pranė studiove tė Top Channel.



    Mesazhi nga Top Media

    Bota e medias dhe veēanėrisht “Top Media”, “Top Channel”, “Top Albania Radio”, “DigitAlb” janė nė njė gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, president i “Top Medias” dhe themelues e krijues i “Top Albania Radio”, “Top Channel” dhe “DigitAlb”, ėshtė ndarė nė mėnyrė tragjike nga jeta, nė tė gdhirė tė datės 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjeē kėtė vit, ėshtė shuar pak minuta pas njė aksidenti tė rėndė me makinėn e tij nė njė prej rrugėve kryesore tė kryeqytetit, shumė pranė studiove tė “Top Channel”. Dritan Hoxha do tė mbahet mend gjatė pėr profilin e tij tė veēantė publik, si krijues i njė perandorie mediatike, e cila ndryshoi shijet e shqiptarėve dhe dha kontribut tė posaēėm nė liberalizimin dhe hapjen e shoqėrisė shqiptare pas vitit 1990. Ne si punonjės dhe bashkėpunėtorė tė tij jemi ende nė kėrkim tė fjalėve, pėr tė shprehur dhimbjen e madhe qė na ka mbėrthyer nė kėto orė, kur Tani, ashtu si tė gjithė e thėrrisnim ne, nuk ėshtė mė. Padyshim humbja mė e madhe njerėzore ėshtė pėr familjen e tij, pėr nėnėn Zyranė, e cila e rriti Dritanin, nė mungesė tė babait tė tij, qė pėr rastėsi tragjike, ishte shuar edhe ai nė njė moshė tė re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve tė shumta si tė gjithė shqiptarėt, nė shtėpinė e tij tė parė nė Laprakė. Nė Laprakėn qė e rriti si djalin e saj, Tanin, njė i ri i jashtėzakonshėm, i cili merrej me shpikje teknologjike pėr tė ēarė terrin informativ qė kishte vendosur regjimi komunist. Humbja ėshtė e pazėvendėsueshme pėr gruan e tij Vjollcėn, me tė cilėn ai krijoi familjen e tij tė shtrenjtė. Dritan Hoxha do t’i mungojė tre vajzave tė tij Lorit, Sarės, Redias, si dhe djalit tė tij tė vogėl, Itan, i cili lindi vetėm njė vit mė parė. Dritan Hoxha do t’i mungojė Top Channel, pasi do t’i mungojė motori i pashtershėm i ideve, projekteve tė guximshme dhe ambicioze qė kėrkonte t’i realizonte, dhe t’i realizonte shpejt, ashtu siē edhe ai vetė jetonte jetėn e tij, me njė ritėm tė jashtėzakonshėm. Dritan Hoxha do t’i mungojė Top Albania Radios, krijesės sė tij tė dashur dhe tė parė mediatike. DigitAlb do tė ndjejė mungesėn dhe peshėn e madhe tė kujdesit pėr kėtė kompani tė madhe mediatike, filialet e sė cilės Dritan Hoxha i rriti me dashurinė qė njė baba rrit fėmijėt e tij. Por nė njė farė mėnyre Dritan Hoxha ėshtė kudo, nė ēdo qelize tė Top Medias, nė ēdo sekondė qė ne transmetojmė nė eter. Nė eter aty ku tani endet edhe shpirti i personit qė u njoh si Tani i Topit dhe si i tillė do tė mbahet mend pėrgjithmonė. Zemra e Dritan Hoxhės ndaloi nė mėngjes, pikėrisht pak metra larg vendit, pėr tė cilin ajo rrihte mė fort, pranė studiove te Top Channel.



    Presidenti Topi homazhe nė Top Media


    Nė orėn 14:15 nė mjediset e Top Channel mbėrriti edhe presidenti i Republikės, Bamir Topi. Ai deklaroi se veē humbjes sė njė njeriu ėshtė humbja e dikujt qė ka kontribuar shumė nė vitet e Shqipėrisė moderne, nė futjen e njė imazhi tė ri nė media, teknologji e informacion. Mė herėt, pėrmes stafit tė tij tė ngushtė presidenti i Republikės i dorėzoi familjes sė Dritan Hoxhės njė letėr ngushėlluese, pėrmes tė cilės ai bashkohet me dhimbjen qė ka pėrfshirė nėnėn, bashkėshorten dhe fėmijėt e tij. “Me keqardhje tė thellė mėsova pėr ndarjen e parakohshme nga jeta tė tė dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut qė me punėn e tij ambicioze i dha njė dimension tė ri bashkėkohor teknologjisė sė medias vizive nė Shqipėri. Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar tė saj, ndėrsa nėna, bashkėshortja dhe fėmijėt, njeriun e tyre mė tė shtrejtė”, thuhet nė mesazhin e presidentit tė Republikės.



    Mesazhi nga Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama

    “Sot vdiq njė njeri nga ata qė bėjnė histori. Tani i Topit arriti i vetėm pėr 7 vjet atė qė vendeve si Shqipėria u duhen 70 vjet pėr tė arritur. Ai jetoi me 300 km nė orė dhe fluturoi larg, duke kapur ėndrrėn e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit tė ri nė njė Shqipėri qė ende jeton pas perdes sė shekullit tė vjetėr. Vepra madhėshtore qė Tani i Topit ndėrtoi me intuitėn e njė gjeniu dhe pasionin e njė fėmije, ėshtė modeli i njė suksesi tė barabartė me njė jetė frenetike tė jetuar nė timon. Pa e ulur shpejtėsinė pėr asnjė dekikė. Pa pyetur pėr orėn dhe as pėr rreziqet e rrugės. Pa fjetur pėrveēse duke mbyllur sytė pėr tė ecur mė shpejt. Pas profesionistėve e talenteve qė nė mikrofonin e Top Albanias dhe ekranin e Top Channel-it gjetėn oazin e zhvillimit tė tyre nė kushte optimale, ishte jeta e njė njeriu nė kėrkim tė pareshtur tė cilėsisė mė tė mirė. Pas prurjes sė pandalshme tė risive tė komunikimit, formateve moderne tė pasqyrimit tė aktualitetit, tė qeshurave therėse tė Fiksit e atyre me lot tė Portokallisė, tingujve tė Top Festit dhe jehonės sė stadiumeve tė botės sė Super Sportit nė kohė reale, ishte jeta e njė njeriu nė garė me kohėn. Pas tasteve tė telekomandės qė ēelte ēdo vit dritare tė reja nė shtėpitė tona, ishte jeta e njė njeriu qė s'mund tė plakej. Ikja e tij pėrgjithnjė nga kjo botė qė nuk i mjaftoi asnjėherė, le pas kudo trishtimin e thellė pėr ē’ka humbi sot Shqipėria. Sė bashku me dhimbjen e madhe tek unė pėr humbjen e njė njeriu tė jashtėzakonshėm, qė pata fatin ta njoh nga afėr qyshse nisi t'i japė jetė ėndrrės pėr tė cilėn qe lindur dhe tė cilės i kushtoi jetėn.



    Ish presidenti Moisiu homazhe nė Top Media


    Pėr tė ngushėlluar familjen e presidentit tė ndjerė tė Top Medias, Dritan Hoxha, si dhe bashkėpunėtorėt e stafin e Top Media, nė mjediset e Top Channel ishte dje nė orėn 14.30 edhe ish presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Ai bėri homazh para arkivolit me trupin e Dritan Hoxhės dhe ngushėlloi familjen e tij pėr kėtė humbje tė madhe qė tronditi atė dhe gjithė tė afėrmit e tyre.



    Mesazhe ngushėllimi nga personalitete e organizata

    Njė nga figurat e njohura tė hapėsirės shqiptare, Arber Xhaferri nė mesazhin ngushėllues pėr familjen, miqtė dhe punonjėsit e Top Medias, shprehet i pikėlluar jashtė mase nga vdekja aksidentale e Dritan Hoxhės. “Pėr mua ishte emblemė frymėzuese e optimizmit e suksesit tė rinisė shqiptare tė kohėve tė zymta tė tranzicionit”, thuhet nė mesazhin e Xhaferrit. Pėrmes njė mesazhi ngushėllimi kryetari i Kėshillit Mbikėqyrės tė kompanisė “Kurum International” shprehet: “Nė kėto momente ndjej dhimbje pėr ndarjen nga jeta tė tė njohurit tim tė ēmuar Dritan Hoxha nė kėtė aksident tragjik. Nė emrin tim dhe gjithė punonjėsve tanė shprehim ngushėllimet dhe ndajmė dhimbjen me familjarėt dhe miqtė e tij”. Nė mesazhin ngushėllues tė lėvizjes Mjaft thuhet se kjo humbje shkon pėrtej rrethit tė njerėzve qė e njohėn dhe punuan me tė. “Kjo ėshtė humbje e tė gjithėve. Dritan Hoxha ishte ndėr tė paktėt njerėz qė u njehsua me institucionin, me krijesėn e tij, duke sjellė nė median dhe opinionin publik shqipfolės njė vlerė tė shtuar tė pamohueshme. Falė pasionit dhe kėmbėnguljes, ai krijoi njė biznes tė suksesshėm dhe mbi tė gjitha, njė institucion garant tė demokracisė. Top Media u bė njė pikė referimi pėr standardet e mendimit dhe fjalės sė lirė, njė zė i fuqishėm nė mbrojtje tė interesave kombėtare, qė i kalojnė kufijtė formalė tė Shqipėrisė. Nuk ėshtė aspak e tepruar tė themi qė falė kontributit tė kėtij njeriu, tė gjithė ne, gėzojmė sot disa liri mė shumė, pėr mbrojtjen e tė cilave, shpesh herė, gazetarė, qytetarė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, kemi qėndruar bashkė nė tė njėjtėn llogore. Sot nuk ėshtė njė ditė zie vetėm pėr familjarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt, por ėshtė njė moment i vėshtirė pėr komunitetin e medias dhe pėr qytetaret e kėtij vendi kaq tė vogėl qė nuk do tė kenė mes tyre, njė njeri qė me energjinė e tij pozitive arriti tė krijojė njė standard dinjitoz mbarėkombėtar, ndoshta i vetmi pėrmes tė cilit u ndjemė tė krahasueshėm me qytetarėt evropiane”, thuhet nė mesazhin e lėvizjes Mjaft. Edhe Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorit shpreh ngushėllimet pėr humbjen e njė njeriu qė i dha mė shumė se kushdo medias dhe fjalės sė lirė. Njė mesazh ngushėllues pėr familjen Hoxha erdhi edhe nga minatorėt e Bulqizės, tė cilėt kanė gjetur nė Top Channel dritaren mė tė madhe pėr tė ngritur shqetėsimet e tyre. Nėnkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisė Socialiste, Ylli Bufi u shpreh gjatė njė komunikimi me median: “Dua tė shpreh sė pari ngushėllimet e mia mė tė sinqerta pėr humbjen e presidentit tė Top Medias, zotit Dritan Hoxha dhe t’i shpreh familjes sė tij, bashkėpunėtorėve tė tij nė kompaninė e Top Medias ngushėllimet e mia mė tė pėrzemėrta. Duke e vlerėsuar se ishte njė humbje tragjike e njė personaliteti tė fuqishėm, mjaft energjik qė dhe njė kontribut tė madh jo vetėm nė median e tij, por nė tėrėsi nė zhvillimet e teknologjisė sė re tė medias nė Shqipėri”.



    Thaēi mesazh ngushėllimi familjarėve e kolegėve


    Kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi ngushėllon familjen Hoxha dhe kolegėt e tij, me rastin e vdekjes tragjike tė Presidentit tė Top Media-s, Dritan Hoxha. “Me hidhėrim morėm lajmin pėr vdekjen tragjike tė Presidentit tė kompanisė Top Media, Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi mė tė dashurin e tyre, ndėrsa komuniteti i gazetarisė njė emėr dhe drejtues tė zellshėm nė fushėn e informacionit modern. Ju lutem pranoni ngushėllimet mė tė thella nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės, dhe nė emrin tim”, thuhet nė mesazhin e kryeministrit Thaēi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 12:48