BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    21022010

    Buzqeshje Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani

    Mesazh nga Vizitor

    Pas nje semundje tė rėndė, ndahet nga jeta rapsodi i njohur, artisti i merituar Sali Mani. Kishte mė se njė muaj qė luftonte me vdekjen nė njėrin prej spitaleve mė tė njohura tė Detroitit.Ndonėse deri nė castet e fundit ai fliste per projekte dhe ėndėrra qė mendonte t’i realizonte,vdekja si gjithnje e pabese, ndau nga familja dhe tė afėrmit shokun dhe mikun tonė tė paharruar.



    Sali Mani lindi ne Koplik te Malesise se Madhe ne vitin 1945. Qė nė moshė tė re, i frymėzuar nga traditat folklorike tė zonės, Saliu filloi tė pėrcillte me lahutė eposin e kreshnikėve.Zeri i tij terhoqi vėmendjen e malėsorėve tė cilėt e inkurajuan kėngėtarin e ri qė tė ishte i pranishėm dhe shumė i kerkuar ne dasma t e gėzimet e tyre. Udheve tė artit dhe tė kėngės do tė ecte Sali Mani gjithe jeten e tij, deri ne frymen e fundit. (Vetem dy muaj para se te nderronte jete,promovoi kengen e fundit:”Ku je mor djale”)



    Shume shpejt emri i Saliut i kaloi kufijtė e Malesiė dhe tė Shkodrės,madje edhe tė Atdheut. Ai u bė nje nder rapsodet me te degjuar ne mbarė trojet shqiptare. Duhet theksuar se ai nuk ishte thjesht rapsod i lindur dhe qe mesoi te luante disa instrumenta muzikore, por ishte nje muzikant i edukuar i cili krijonte, kompozonte dhe interpretonte, cilesi te cilat i perfeksionoi gjate gjithė veprimtarisė sė tij mbi 50-vjecare. Disa breza kėngėtarėsh jo vetėm e njohėn Salėn, por mėsuan nga pėrvoja e tij dhe shumė prej tyre interpretuan pjesė te krijimtarisė sė tij. Ai be percjelles i traditave me te mira folklorike te Malesise dhe te trevave veriore te vendit.



    Zėri i tij karakteristik ngjante tė ishte binjak me jehonėn qė pėrcjellin bjeshkėt e Kelmendit, tė cilave u kėndoi me aq pathos, kishte gurgullimėn e lumit tė Cemit, brigjeve te tė cilit shėtiti muza e kėngėtarit poet. Derisa mbylli syte Sali Mani u bė simbol i kėngės popullore rapsodike. Mbi 100 kėngė mbajnė autorėsinė e tij, ku mjaft prej tyre tashmė kanė zėnė vend ne thesarin e krijimtarisė popullore shqiptare. Mjafton te pėmendim kėngėt: “Moj e mira nga Gjakova” “,Moj Kosovė mirese tė gjeta”, ”Moj e mira bregut te Cemit: etj.



    Per mė shumė se 30 vjet Sali Mani ishe nė krye tė grupeve folklorike tė Shkodrės dhe tė Malėsisė sė Madhe. Nė tė gjitha festivalet ai dhe grupet qė ai drejtonte fituan ēmime dhe mbi tė gjitha admirimin e publikut te gjerė shqiptar.Kėnga e Sali Manit do te ēonte peshė zemrat e bashkatdhetarėve ne Kosove, Maqedoni, Malėsi dhe jashtė kufijve etnikė shqiptarė. Ai do tė bėnte pjesė nė ansamblet qė pėrfaqėsuan Shqipėrinė nė skenat nderkombėtare. Zeri dhe telat e ēiftelisė sė tij, qė nuk iu nda deri nė frymėn e fundit, do tė jėhonin nė Gjermani, Zvicer, France, Egjypt, Amerikė etj.



    Pėr kontributin e tij nė kulturė dhe nė art atij iu dha tiulli i lartė “Artist i Merituar”. Vitet pas ndryshimeve demokratike sollėn ndryshime edhe ne jetėn e artistit. Ai sėbashku me familjen e tij iu bashkua vargut tė gjatė tė zogjve shtegtarė ne kėrkim tė njė jete mė tė mirė, duke u pėrplasur me vėshtirėsi tė reja dhe tė papritura qė do tė linin jo pak gjurmė nė jeten e tij madje edhe nė krijimtari. Gjithsesi ai pėr asnjė ēast nuk iu nda skenės. Duke jetuar mes bashkatdhetarėve nė Detroit pėr mė shumė se dhjete vite, Saliu organizoi dhe drejtoi mjaft veprimtari e koncerte, ku nė pėrgjithėsi pėrcillej malli dhe dashuria e thellė pėr Atdheun.



    Sali Mani dėshmoi se ishte edhe njė poet i mirėfilltė duke lėnė tė botuar dy libra “Malli pėr malet” dhe “Si ikin vitet”, nė tė cilėt pėrvec teksteve tė kėngėve ka mjaft poezi dhe vjersha rapsodike qė deshmojne pėr vlerat e shumėfishta tė autorit. Sėmunda e paritur do t'ia ndėrpristė endėrrat e tij pėr veprimtari te reja. Tanimė odave dhe sofrave malėsore do t’u mungojė kėngėtari i dashur, ne skenat e festivaleve do tė mungoje rapsodi me zėrin-jehone. Me ndarjen nga jeta tė Sali Manit familja dhe tė afėrmit humben njeriun e shtrenjte, shokėt, miqte, mikun mė tė mirė dhe artistėt kolegun e nderuar. Pas nderimeve qė iu bėnė nga bashkathetarėt nė Detroit, trupi i tij pritet tė pėrcillet pėr nė Atdhe, atje ku edhe artisti dėshironte t’i preheshin eshtrat.


    Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani 2gxjsrs
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:53