BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vepra fillon ku mbaron historia!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vepra fillon ku mbaron historia!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/5/2008, 17:33

    Nga 26 maj deri nė 1 qershor zhvillohet nė Lion, Takimi Ndėrkombėtar i Romacierėve. Shqipėria pėrfaqėsohet nga shkrimtari Fatos Kongoli. Gazeta Franceze “Le Monde” boton referatin e tij “Ēarja gjeografike”

    Prej ditės sė sotme deri nė datėn 1 qershor, zhvillohet nė Lion tė Francės edicioni i dytė i Takimit Ndėrkombėtar tė Romanit. Pėrgjatė njė jave 90 romancierė dhe kritikė nga e gjithė bota do tė mblidhen pėrreth 14 tryezave tė rrumbullakta, ku do tė zhvillohen debate mbi letėrsinė dhe lexime. Gazeta franceze “Le Monde”, qė ėshtė njė nga organizatorėt e kėtij takimi organizon edhe biseda direkte, pėrmes internetit (on line), mes lexuesve dhe shkrimtarėve tė ftuar. Sigurisht janė zgjedhur vetėm disa syresh, mes tė cilėve edhe shkrimtari shqiptar Fatos Kongoli. Takimi ėshtė nesėr nė orėn 16.00. Ēdo shkrimtar do tė flasė mbi njė temė tė caktuar. Kėshtu, Nicolas Fargues, Jonas Hassen Khemiri, Genevičve Brisac apo, Christophe Honorédo tė diskutojnė mbi letėrsinė dhe dashurinė, dėshirėn e disa shkrimtarėve pėr tė lėnė lapsin e letrėn dhe t’i kthehen kamerės, zhvillimin e letėrsisė paralelisht me zhvillimin e imagjinatės sė lexuesit, etj. Tema, mbi tė cilėn do tė diskutojė romancieri shqiptar, ėshtė “Ēarja gjeografike”, mbi lidhjet e shkrimtarit me realitetin historik. Kėto ditė, “Le Monde” ka botuar fjalėn e Kongolit nė kėtė takim ndėrkombėtar. a.m

    “Le Monde”

    Nė pamje tė parė, tema qė na u propozua pėr t’u debatua rreth kėsaj tryeze tė rrumbullaktė duket e qartė, e thjeshtė, dhe me kėnaqėsi pranova tė marr pjesė. Emėrtimi i saj “Ēarja gjeografike” ėshtė njė metaforė e qėlluar. Mė tej, kur m’u desh t’i materializoj mendimet e mia, kuptova se, megjithė qartėsinė e formulimit tė saj, kjo temė nuk ishte aq e thjeshtė sa dukej, pikėrisht, pėr shkak tė metaforės qė pėrmban. Pėr mė tepėr, mė duhet tė pranoj, u pushtova nga njė dyshim: Cila mund tė jetė lidhja mes gjendjes gjeopolitike tė njė vendi dhe formave tė krijimit letrar? Zaten, a ekziston kjo lidhje? Nė se po, nė ē’mėnyrė mund tė pranohet si njė fenomen letrar? Nė fillim, kur ende nuk kisha marė listėn e argumentave tė kėsaj tryeze tė rrumbullaktė, arsyetimi im mė ēoi drejt disa pohimeve elementare, tė cilat dėshiroj t’i ndaj me ju.

    Tė shkruarit ėshtė njė dukuri metafizike. Tė gjithė ata qė janė prekur nga ky virus – nė se mė lejohet tė shprehem nė kėtė mėnyrė – gjenden, qė nė hapat e tyre tė para, tė ndikuar nga autorė, nėn autoritetin e tė cilėve ata mundohen tė hyjnė nė letėrsi. Personalisht, nė fillimet e mia, pėr arsye qė nuk ėshtė vendi kėtu tė zgjatem, pėsova ndikimin e njė klasiku si Ēehovi. Por, Shqipėria ku fillova tė shkruaj dhe provinca ruse, tė cilėn Ēehovi e pėrshkroi disa dhjetėra vjet pėrpara se sa tė lindja, janė fort larg nga njera- tjetra dhe tė pakrahasueshme nga shtrirja. Nga ana tjetėr, nė njėrin nga shkrimet e tij, tė cilin e kam lexuar rreth viteve tetėdhjetė – nė se nuk gabohem – nė revistėn “Express”, Gabriel Garcia Marquez shėnonte se ishte befasuar nga thėniet e disa prej miqve tė tij japonezė, tė cilėt ishin shprehur mbi ngjashmėrinė e shkrimeve tė tij me ato tė disa shkrimtarėve japonezė, ndėrkohė qė ai as qė kish dėgjuar tė flitej pėr ta, nė kuptimin se s’kish lexuar asgjė tė shkruar prej tyre. Mund tė them se gjithēka varet relativisht nga vendi ku ju jeni formuar si shkrimtar, nga kushtet e tij historike dhe sociale, nga kultura e tij, nga gjuha dhe padyshim, nga preferencat tuaja letrare, mė qartė ende, nga ajo ēka ju tėrheq nė kėtė fushė. Mė vonė mora pyetėsorin e kėsaj tryeze tė rrumbullaktė dhe m’u desh tė ndiqja njė arsyetim tjetėr. Shqipėria ku kam jetuar dhe ku vazhdoj tė jetoj nuk ėshtė mė ajo qė ka qenė nė tė kaluarėn, dhe asnjėherė ajo s’ka pėrfaqėsuar njė hapėsirė konfliktesh ndėretnike as edhe ndėrfetare; ajo as nuk ka qenė as edhe nuk ėshtė njė rajon pėrplasjesh tė atyre natyrave pėr tė cilat ne po diskutojmė.

    Sigurisht, aty gjenden pakica nga tė cilat mė e shumta nė numėr ėshtė ajo greke. Ka edhe tė tjera pakica maqedone, rumune ose malazeze. Por, nga njė pikėpamje historike, tė paktėn qė prej fillimit tė shekullit kur ėshtė edhe krijuar shteti shqiptar, pakicat nė fjalė kanė vazhduar tė jetojnė nė paqe dhe shkrimtarėt shqiptarė nuk janė gjendur asnjėherė nėn trysninė e ndrydhjes ndėretnike. Por, atyre iu ėshtė dashur tė pėrballen me njė tjetėr trysni: pėrgjatė njė gjysmė-shekulli, Shqipėria njohu njė regjim totalitar nga mė tė egrit. Nga kjo pikėpamje, pėrvoja e shkrimtarėve qė shkruan nėn kėtė regjim ėshtė ndriēuese nė kuadrin e temės sė tryezės sonė tė rrumbullaktė. Njė vend qė jeton nėn njė regjim diktatorial mund tė konsiderohet me tė vėrtetė si njė “ēarje gjeografike”, megjithėse, me qė nuk e kam lexuar librin e simotrės tonė turke, kam vetėm njė ide fort tė mjergullt tė kontekstit nė tė cilin ajo e pėrdor kėtė metaforė nė rastin e Stambollit. Raportet mes njė regjimi diktatorial dhe letėrsisė bėhen edhe mė dramatike se ē’janė, pėr tė keqen e kėsaj tė fundit. Herė-herė thuhet se letėrsia e njė vendi ndjek rrugėn e saj, pavarėsisht regjimit politik tė tij. Sigurisht, edhe nė kėto shtete diktatoriale, tė mbyllura nė vetvehte, prodhohet letėrsi, por ajo ėshtė normative, e vendosur nėn kontrollin e rreptė tė censurės. Pėr t’iu larguar dosido kėsaj censure, njė numėr shkrimtarėsh shqiptarė preferuan, nėn diktaturė, tė kultivojnė llojin e romanit historik, nė kėtė fushė ata ndjeheshin tė mbrojtur. Tė merresh seriozisht me realitetin e pėrditshėm ishte diēka e rrezikshme, kritika zyrtare e asaj kohe, si njė instrument i pushtetit totalitar, mbyste qė nė vezė ēdo pėrpjekje pėr tė dalė nga skema e zbukurimit tė realitetit dhe ajo e lavdeve ndaj regjimit ne vend. Por kėto fenomene i pėrkasin tashmė njė epoke tė tejkaluar. Para disa vitesh, kam lexuar njė intervistė tė shkrimtarit amerikan Norman Mailer ku, mes tė tjerash, ai thoshte se kur ulej pėr tė shkruar njė roman, ishte mė tepėr pėr “tė treguar njė histori”. Kjo shprehje mė ka mbetur e gėdhendur nė kujtesė: nė tė vėrtetė, edhe sot e kėsaj dite, vras mendjen pėr tė kuptuar se ēka donte tė thoshte ai shkrimtar me atė shprehje. A ėshtė e vėrtetė qė tė shkruash njė roman do tė thotė tė tregosh njė histori, pa patur parasysh rrethanat dhe kontekstin gjeopolitik?

    Nė pamje tė parė duket se shprehja e mėsipėrme nuk mund tė vihet nė dyshim. Ēdo vit, nė botė, shkruhen dhe botohen me mijėra romane, ose ndryshe, tregohen me mijėra histori. Sipas mendimit tim, mund tė pranohet se ėshtė e vėshtirė tė shkruhet njė roman po qe se nuk keni njė histori pėr tė treguar. Sigurisht, ėshtė e nevojshme tė kihet njė histori pėr t’u treguar pėr tė ngritur njė roman, por ama nuk ėshtė e mjaftueshme. Njė histori tregohet, njė vepėr letrare nuk tregohet, ajo krijohet. Njė roman, si formė por njėkohėsisht si shkrim, ata krijohen, ata nuk tregohen; ata krijohen ex nihilo nga momenti qė i jepet jetė njė diēkaje qė nuk ka ekzistuar mė parė. Po qe se do tė pranojmė se “tė shkruash njė roman” nuk ėshtė e njėjta gjė sikundėr “tė tregosh njė histori”, cila ėshtė atėhere diferenca mes tyre ? Kjo gjė pėrbėn njė ēėshtje qė, sipas mendimit tim, lidhet me temėn e debatit tonė dhe qė mė bren shpesh, pa qenė nė gjendje qė t’i jap njė pėrgjigje. Ndoshta lodhem mė kot t’i jap njė pėrgjigje pasi, kush e di, kjo pėrgjigje nuk ekziston. Atėhere i lejoj vehtes tė kėnaqem me njė pėrgjigje evasive, sipas tė cilės vepra letrare fillon aty ku pėrfundon historia e treguar. Kam pėrshtypjen se nė pothuaj tėrėsinė e romaneve tė botuara, ėshtė fort e vėshtirė tė merret vesh nė se autori kėrkon thjesht tė tregojė njė histori tjetėr me qėllim qė tė ndėrmarrė tregimin e njė historie tė re, pavarėsisht natyrės sė saj, apo nėse ai kėrkon tė krijojė njė vepėr letrare. Nė kėtė sens, ndikojnė fort veēanėrisht realitetet e tregjeve lokale tė romanit, dhe nė njė shkallė mė tė gjerė, ato tė tregut botėror. Pa kėto realitete, nuk mund tė imagjinohet universi aktual i librit. Ato luajnė njė rol tė dorės sė parė nė krijimin e formave romaneske, sipas kėrkesave tė tyre, tė cilat pėrcaktojnė nė thelb suksesin ose dėshtimin e tyre. Do tė thoja qė situata gjeopolitike e njė vendi ndikon, njėkohėsisht si edhe faktorė tė tjerė, mbi format e krijimit letrar, dhe nė disa momente, ajo mund tė luajė edhe njė rol pėrcaktues. Por, meqėnėse ka edhe faktorė tė tjerė qė ndikojnė, objektivė dhs subjektivė sikundėr edhe thuhet, kjo lidhje mbetet relative. Romanet e autorėve qė shkruajnė dhe jetojnė nė vende fort tė ndryshme nga njeri- tjetri nga pikėpamja gjeografike, lexohen dhe ēmohen gjithandej nė botė, nė zona tė qeta ose nė ato tė pėrgjakura nga konflikte. Sidoqoftė, me njė kusht: qė tė jenė romanė tė shkruara si duhet, pavarėsisht nga kushtet qė i imponohen njė vendi ose njė tjetri. Pasi njė roman i shkruar mirė pėrfaqėson, nė njė masė ose nė njė tjetėr, njė pėrmasė njerėzore universale, qė e bėn tė lexueshėm gjithandej dhe jo vetėm nė kontekstin lokal. Ky ėshtė, mė duket, edhe thelbi i problemit. Dua tė them qė kėtė kėrkesė duhet ta pėrmbushin nė radhė tė parė shkrimtarėt e vendeve tė vogla qė shprehen nė “gjuhė tė vogla” dhe qė i pėrkasin, le ta themi, letėrsive tė vogla, nė periferi tė metropoleve dhe tė hapėsirave tė mėdha tė letėrsisė botėrore. Pra, shkrimtarėt e atyre vendeve qė mund t’i quajmė, pa asnjė nuancė ose pėrmbajtje pėrkeqėsuese, si “ēarje gjeografike”. Sidoqoftė, kėto janė disa mendime qė duhen diskutuar dhe ne gjendemi kėtu pikėrisht pėr tė diskutuar dhe pėr tė shkėmbyer mendime.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 23:07