BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Natė Dimri .

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Natė Dimri .

    Mesazh nga Princesha... 7/1/2015, 01:03

    Borė. Acar. Njė erė e fortė fryn gjithandej, copa akulli tė mprehtė kanė mbuluar shtėpitė e qytetit, tymi i oxhaqeve qė duket sikur vallėzon me ajrin e ftohtė tė janarit japin pamjen e njė dimri tė egėr.
    Dita nuk ėshtė se zgjat shumė, prandaj dritat e qytetit rrinė ndezur mė shumė se kurdoherė tjetėr duke i dhėnė njė kolorit ngjyrash natyrės sė bardhė dimėrore. E unė nga dritarja vėzhgoj me njė pasion tė zjarrtė fjollat e borės qė me bardhėsine e tyre rrezistojnė ēdo lloj errėsire…njė kontrast i mrekullueshėm. Ashtu siē bardhėsia e borės vihet re mė shumė gjatė natės, ashtu edhe mirėsia e njeriut ngrihet lart atėherė kur mirėsia e njerėzve ka rėnė poshtė.
    Them kėshtu sepse pikėrisht atėherė kur thuhet se nė njė shoqėri tė keqe gjithmonė humb i miri, ti mė mirė humb se sa tė jesh i keq dhe dije se i humbur nuk ėshtė ai qė nuk sillet si tė tjerėt, tė humbur janė ata qė duke tentuar tė sillen si “dikush” humbin edhe veten e s’janė mė “askush”.
    E nė fakt “njė shoqėri e keqe” nuk ėshtė njė qytet apo njė shtet, por e gjithė bota, ėshtė i gjithė njerėzimi i cili dalėngadalė po i zhduk vlerat humane dhe relacionet ndėrnjerėzore duke nxjerrė nė pah anėn kafshėrore me gjitha egėrsitė e saj. Sot s’tė do mė njeri, s’tė ndihmon dot askush, s’tė kupton nė atė qė thua ose do, s’tė vlerėson pėr atė qė je ose bėn, thjesht tė njeh kur ke pushtet, pėrndryshe mbetesh me dorė nė “xhep”.
    Sikur i gjithė njerėzimi tė falte mirėsi s’do i afrohej mirėsisė sė Atij qė na krijoi, e kur Zoti qė ėshtė njė fal mirėsi pėr secilin nga ne pėrse njerėzit tė mos falin pėr njėri tjetrin?!
    Kjo lloj “mirėsie” pėrbėhet nga shumė faktorė qė kanė nė dorė mbijetesėn e vet njeriut.
    Tė parin do pėrmendja SINQERITETIN-ji i sinqert me veten, qė tė mund tė jesh edhe me tė tjerėt sepse vetėm atėherė kur shlyen borxhet me unin tėnd ke tepricė pėr ti dhėnė tjetrit.
    Do vazhdoja me MENĒURINĖ- duke thėnė se dija ėshtė njė “dehje intelektuale” qė tė ēon ėmbėlsisht te krijuesi.
    S’mund tė lė pa pėrmendur MORALIN- dhe me bindje tė plotė them se tė jesh i moralshėm do tė thotė tė jesh i lirė pavarėsisht se kėtė liri nuk do mund ta pėrcaktosh dot por thjesht ta njohėsh pėrmes detyrės.
    E si mund tė ekzistonte mirėsia pa DASHURINĖ- ndjenjėn mė tė bukur qė ka njohur ndonjėherė njerėzimi, ndjenjėn qė mban gjallė ēdo qelizė tė trupit, me pak fjalė dashuria ėshtė njė etje e pashuar, njė ėmbėlsi e pakrahasuar, ėshtė mungesė logjike e ėmbėl, ėshtė njė lodhje qė se ndien kurrė, ėshtė edhe mėnyra mė e bukur e tė pushuarit, prandaj dashuroni, dashuroni, dashuroni aq sa tė ndiheni tė lodhur.
    Jo mė kot e lash tė fundit, jo mė kot po e pėrmbyll Mirėsinė me atė qė ėshtė baza e tė qenit tamam njeri, me TOLERANCĖN.
    Toleranca ėshtė mjegulla e njerėzimit. Jemi tė gjithė tė brymosur nga gabimet dhe dobėsitė prandaj t’i falim reciprokisht budallallėqet tona, ky ėshtė ligji i parė i natyrės.
    Toleranca ėshtė pėr njerėz me zemėr tė madhe, mendje tė hollė, kulturė dhe “njerėzillėk” qė tė dallon nga kafsha. Ne duhet tė shkojmė pėrtej tolerancės pėr ta arritur harmoninė nė botė, sepse TOLERANCA paraqet bashkėveprim tė ndėrsjellė pa dallime fetare, shoqėrore, politike apo ekonomike prandaj MĖ PAK REZISTENCĖ MĖ SHUMĖ TOLERANCĖ…
    Paska vajtur vonė, dritat e qytetit qenkan zbehur, bardhėsia e borės vazhdon tė sfidojė errėsirėn, ligėsia vazhdon tė sfidojė mirėsinė, e njerėzimi vazhdon tė flejė…
    Kaq pėr sonte.
    Natė Dimri . 10369133_662677347181717_3949173081220482354_n

      Ora ėshtė 8/5/2024, 12:57