Duhet pasur kujdes qe te mos marre fytyra zbehtesine qe ajo transmeton, ne kete rast, fytyrat e zbehta duhet ta zevendesojne bezhen me grine apo me nuanca te ngrohta si ngjyra e mjaltit, e lajthise etj. Ndodhe qe duke pare sfilatat e stines, propozimet duken edhe dogma. Por tendencat e stines nuk jane ne vlera absolute te tilla, ato filtrohen sipas siluhetes perkatese e ngjyrave, po ashtu personale te lekures, syve, flokeve, per te evituar efektin boomerang ne nivel estetik.
Tendencat e stines dhe perkthimet e tyre.
- Palltot: Nje kthim elegant, qe largon paksa te famshmin xhup te mbushur me pupla, apo material sintetik. Masa mund te jete rigoroze, pra pas trupit ku triunfojne linjat, ushtarake me spaleta apo edhe e gjere pa shume forma, nje citim nostalgjik i viteve 80' sipas stilistit Claude Montana. Variante te pardesyse klasike nderthuren me modelin e nje rrombeshameri gjumi, duke i shtuar edhe shume xhepa. Detaji qe e ben te ndryshem cili eshte? Heqja dore nga menget, gje e transformon pallton ne nje jelek te gjate ne versionin mantel. Menget mund tja heqim edhe nje palltoje te ngushte me bel.
- Kostume me pantallona: Xhaketa eshte formale, e cila e imponon nje kemishe klasike nen te, te tipit mashkullore. Por duke mos shkuar deri ne citimin e klasikeve te viteve 80', veshim kemishen ne ngjyre bezhe-kaki. PantallonatPerfaqesojne formen urdherore te dimrit. Nga gjeresia maksimale deri tek ngushtesia e versionit cigare, e cila shpesh eshte mbi kavilje, mundesite jane te hapura. kete dimer si risi vjen varianti i rruges, qe i ben me komode ne ije, me pak penca. Pra vajza arkivoni ekstravagancat e tipit harem, pantallonat e reja jane jane te thjeshta dhe elegante, ne versionin klasik te termit, duke vleresuar kemben. Do te ishte shume mire qe pelhura te jete e nje cilesie te mire si dhe te prera mire po ashtu.
- Minimalizmi: Eshte shume ne mode kete dimer, per me teper qe te tregon te rregullt. Linjat thelbesore te veshjeve jane ne ngjyre te bardhe, te zeze apo gri por edhe ngjyrat neutro si bezhe, te cilat shoqerohen me materiale te cmuara si mendafshi apo kashmiri. Per tu vene re ne kete variant eshte mungesa e aksesoreve, krejt ndryshe nga versionet e tjera te stileve, te cilat duket se nuk ekzistojne pa aksesore.
- Vintage: Eshte rikthimi triumfues i viteve 50', nje tip siluete femerore ne buste apo dekoltete, te cilat interpretohen me se miri me fundet e mbledhur ne fund. Per tu shenuar eshte edhe kthimi i fundit te gjate e te ngushte, i cili vjen nga vitet 60'. Ne kete rast aksesoret do te ishin dorezat deri te berrylat por edhe kthimi i cantave te vogla. Kete stine, materialet triko jane te domosdoshme, ne versionin kashmire me ngjyra neutro, jane perfekte per nje veshje zyre. Ato jane te gjata, me elementin gershet ne te, ose edhe te trasha, si per nje shetitje ne mal. Risia e dimrit 2011 eshte trikoja e ndricuar mbi te me nje shtrese teknologjike apo edhe nje fije qe shkelqen ne perberje te saj.
- Tyli. I cmuari tyl eshte vendosur kudo kete dimer. Tyli edhe transparenca shik qe krijon eshte dicka prej kulti te femres. Tylin e shohim deri mbi pallto, kepuce, triko, pra mbi cdo material.
- Bezha: eshte zyrtarisht ngjyra e ketij dimri perfshi edhe tonalitet e saj te buta e pak me te forta. Duhet pasur kujdes qe te mos marre fytyra zbehtesine qe ajo tejcon ne kete rast, fytyrat e zbehta duhet ta zevendesojne bezhen me grine, apo me nuanca te ngrohta si ngjyra e mjaltit apo e lajthise. Nje prove e mire do te ishte bezha me grine e cila nese ka nje rezultat te mire pamja reflekton rafinim.
- Pelicet: Kthehen ne mode gjithe agresivitet e pa piken e ndrojtjes. Thone se pelicet jane te mira kur jane false, pra sintetike, por veshtire qe keto te konkurrojne me pelicet e lekureve te kafsheve, ngjyrat mahnitese e ngrohtesia e te cilave nuk njeh imitim. Kete dimer jane shume te njohura dizenjot me njolla leopardi. Natyrisht argumenti nuk vlen per lekure te perpunuar e cila pritet edhe ne formen e fundeve apo pantallonave, ne kete rast do te ishte shume me i mire materiali nape e bute e perpunuar sipas imitimit te lekures.
- Kepucet: Gjysem te hapura me lidhese si dhe cizmet me gjatesi te ndryshme, jane te preferuarat e stines . Edhe forma "mocasin" me majen katrore e me nje take te trashe e komode, eshte e pelqyer. Ndersa per mbremje nuk mungojne guret e cmuar ne unaza, vathe e varese.
- Cantat: Te medha pothuaj ato te udhetimit, por edhe te vogla sa nje portofol. Por te vertet e modes se ketij dimri jane ato me doreza te shkurtra, qe nuk mund te vihen ne sup. Ikub