Nuk eshte rruga , puna, pagjumesia, e pangrena, ajo cka na lodh.
Nuk jane keto aspak.
Pavaresisht se ne ja veme fajin rutines se perditeshme ,duke bere te njejtat gjera cdo dite, e njejta shoqeri i njejti vend.
Pavaresisht se ne mendojme keshtu , ndeshemi cdo dite me njerez te rinj,te panjohur.
Ndeshemi me rrahje zemrash te reja,me sy qe fshehin sekrete,ndeshemi me frymemarrje te reja,trupa te rinj.,pavaresisht se nuk i njohim.
Mbase nje dite keto trupa ,shikime,frymemarrje do te behen pjese e jetes sone,mbase do i rikujtojme edhe perse sna kane lene gjurme, do i ndjejme te afert pavaresisht se sdo e mbajme mend ku jemi takuar.
Do i rikujtojme ,por pa imazhe te sakta,thjesht do ndjejme ngrohtesi.
Cdo dite ne ecim duke takuar njerez qe fati do na i vinte perpara heret apo vone, njerez qe jane te destinuar qe ne ate dite,ore apo sekonde te ecin drejt nesh,por pa lene gjurme.
Me pas gjithcka kthehet ne normalitet serish, ne serish gjendemi ne dhomen tone duke menduar, kujtuar dhe duke ndjere nje boshllek. Kemi pare me sy shume njerez ,ngjarje,vende,por jo me mendje.
Gjithcka duket rutine kur ne jemi zhytur thelle ne ate cka ne kemi vendosur te bejme.
Nuk perpiqemi te shijojme nje dite te re,paksa me ndryshe.
Sduhen bere dy dite njelloj ,por ne ndihemi te pafuqishem,sduam te kuptojme nganjehere.
Thjesht e leme gjithcka te vazhdoje ne rrjedhen e perditshmerise qe ne i kemi krijuar vetes.
E me pas ankohemi se rutina na lodh.
Por jemi ne qe e kemi krijuar ate lloj rutine.
Jemi ne qe nuk perpiqemi te ndryshojme.