Sa here kemi asistuar ne skena kur ajo ka qene e inatosur nga sjellja e tij e hutuar dhe pak prezent. Cfare duhet te bejme kur qendrimet ose anet e karakterit te partnerit minojne intergritetin e ciftit duke krijuar keqkuptime? Nje femer shpesh interpreton sjelljen e mungeses se tij si prove te pakundershtueshme te fundit te dashurise.
Ndryshimet: Domosdoshmeri apo pamundesi?
Koncepti i ndryshimit eshte zakonisht i lidhur me idene e permiresimit, te rese dhe rinovimit. Ndryshimi shpesh behet pjese e sferes se dashurise, por ne kete rast eshte e frikshme sepse presupozon disa sakrifica. Dashuria perfshin nje ndryshim te madh ne jeten tuaj, sepse per te qene mire me personin qe doni, duhet te arrini ne kompromis dhe te beni disa sakrifica. Duke u nisur qe nga fakti se dashuria nuk eshte nje detyrim por nje zgjedhje, eshte e rendesishme per te kuptuar kur ne nje marredhenie ndryshimi i partnerit eshte i nevojshem dhe kur eshte e pamundur. Kur flitet per te ndryshuar nje njeri duhet te bejme dallimin midis qendrimit dhe karakterit. Nje njeri mund te ndryshoje zakonet e tij, per shembull, por do te hasen shume veshtiresi nese perpiqeni te ndryshoni, me pak sukses, karakterin e tij/saj.
Zakonet e (keqia) te shendetshme
Zakoni sipas perkufizimit eshte disponimi i fituar gjate kohes fale eksperiences. Nese qendrimi i partnerit eshte shkak i pakenaqesise ne cift dhe eshte e diktuar nga shprehite, kjo eshte mire te mbahet shenim. Nje single ka nje jete krejtesisht ndryshe nga nje person tjeter qe duhet te marre parasysh dhe te kujdeset edhe per ate qe ka ne krah. Pra nese partneri nuk eshte mesuar me nje raport ne cift, duhet gradualisht te ndertoni nje te perditshme sebashku deri sa te mos krijoni zakone te reja dhe te perbashketa.
Karakteri
Nje individ formon karakterin e tij dhe indentitetin e tij sipas shfaqjes se natyres dhe eksperiences se tij me boten e jashtme. Karakteri eshte pjese e personalitetit qe ben unik cdo individ, dhe kur i kerkohet partnerit te ndryshoje per dashurine, imponohet nje ndryshim i detyruar dhe i rrezikshem, sepse heret apo vone natyra e vertete mund te shpertheje. Cifti kekron nje angazhim nga ana e te dyve dhe te zbusesh anet e karakterit nuk eshte nje utopi, por duhet te armatoseni me vendosshmeri dhe te jeni te kujdesshem te mos e teproni.
Do te ndryshoje per dashurine?
Mundesia qe nje njeri te ndryshoje per dashurine eshte reale, por vetem nese vertet ja vlen dhe nese deshira per ndryshim e ka origjinen ne shpirtin e atyre qe duan te ndryshojne. Nje femer nuk mund te pretendoje te ndryshoje nje mashkull, mund ta ndihmoni dhe ta ndiqni ne faza te ndryshme te ndryshimit qe ai zgedh per tu angazhuar ne menyre krejtesisht spontane dhe jo te imponuar.
Cfare mund te ndryshojme per dashurine
Ka disa aspekte te partnerit qe mund te punohen, ndryshoni sjelljet qe ju bezdisin.
Look-u
Nese subjekti i grindjeve jane xhinset e tij te gjera dhe te vjetra, apo nje pale atlete jashte mode, nuk eshte asgje serioze, mjafton nje pasdite shopping per te dy per te zgjedhur gjera qe mund te bini dakord per shijet e te dyve.
Mbremjet e tij me miqte
Nese enderroni te kaloni mbremje romantike me ate, te perqafuar ne divan duke u betuar per dashuri te perjetshme, por mendimi yt shkaterrohet pikerisht nga vizioni i mashkullit tuaj qe pi birra me miqte e tij ne dhomen e ndenjes duke ndjekur nje ndeshje futbolli, mos beni skena kot. Pasi te kene ikur miqte (qe tashme jane dhe te tute), dialogoni dhe gjeni nje zgjidhje. Nje ose dy here ne jave takohuni me miqte, mbremjet e tjera do te jene te gjitha per ju.
Rremuja
Nese gjerat e tij jane vend e pa vend ne shtepi dhe jane shkaku i zenkave, mos e beni nje tragjedi. Nese ai eshte nje tip i crregullt dhe ju precise, perpiqu ti transmetoni atij sensin e harmonise. Shpjegojini si te mesoje te doje rregullin dhe me kalimin e kohes ai do tju ndihmoje ne pastrimin e hapsires se perbashket.
Mos kerkoni qiqra ne hell
Nese partneri juaj ka pranuar te ndryshoje zakonet e tij per tju bere te lumtur dhe perpiqet te mbushe kerkesat tuaja, vleresoni sforcon dhe mos e ekzagjeroni me kerkesa te pamundura.
Te ndryshosh nje mashkull eshte e veshtire dhe e rrezikshme sepse eshte e rendesishme se ne cift cdokush ruan identitetin e vet pa u zhytur ne nje raport te semure. Nese ju vertet deshironi ta beni, pyesni veten nese e doni vertet apo vetem nga ideja false qe ju keni per ate. Qartesia do tju ndihmoje te kuptoni nese e doni per ate qe eshte apo me mire ta lini fare. /ikub/