BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Princes krofne

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Princes krofne

    Mesazh nga Vizitor 13/8/2009, 10:31

    Princes krofne 1zxmg4y
    Pėrbėrėsit:

    * 1 filxhan kafeje vaj,
    * 2 filxhanė kafeje ujė,
    * 100 gr miell (1 gotė 2.1/2 dcl),
    * 1/2 qeskė pluhur paste,
    * 4 vezė.

    Kremi: 1 litėr qumėsht, 10 lugė supe sheqer, 8 lugė miell, 2 vezė, 1 sheqer vanileje.

    Pėrgatitja:

    Vlohet uji me yndyrė. Largohet ena nga zjarri dhe, duke e pėrzier, hidhet gradualisht mielli i pėrzier me pluhur paste. Ena kthehet nė zjarr pėr t’u fėrguar brumi gjersa tė shkėputet nga luga dhe ena. Brumi ftohet, pastaj hidhen vezėt njė nga njė duke e tundur brumin me mikser ose me lugė druri nė masė tė njėllojtė. Me kaush ose me lugė tė mesme, nė madhėsi tė njė arre, tė larguara njėra nga tjetra, vendosen topthat nė tepsi tė shtruar me letėr tė yndyrshme. Futen nė furrė tė nxehtė me temperaturė 200 gradė C pėr t’u pjekur pėr 30-35 minuta. Nuk ēilet furra edhe 20 minuta pas pjekjes. Nėse dėshirohen krofne-mjellma, nga brumi i mbetur, me kaush tė hollė kuzhine, formohen disa “qafa” mjellmash nė formė tė shkronjės S. Piqen nė temperaturė 180 gradė C pėr 10 minuta, pastaj qėndrojnė nė furrė deri sa tė ftohen.

    Tė verdhat e vezėve, sheqeri, mielli, sheqeri vanilje dhe 1 gotė qumėsht i ftohtė, tunden me mikser. Masa derdhet nė qumėshtin e nxehtė, duke e pėrzier kremin vazhdimisht me tel kuzhine gjersa t’i marrė disa valė dhe tė trashet. Tė bardhat e vezėve tunden nė shkumė tė qėndrueshme dhe bashkohen me kremin e ftohur duke e pėrzier me lugė gjersa masa tė bėhet homogjene. Krofnet e pjekura priten horizontalisht pėrgjysmė dhe mbushen me kremin e ftohur. Nėse pėrgatiten “mjellmat”, korja e sipėrme pritet pėrgjysmė, mbushen me krem, e nė mes vendoset qafa nė mėnyrė qė tė marrė formėn e mjellmės. Mbi hidhet sheqer pluhur.

    Nga i njėjti brumė dhe krem, pėrgatiten profiterolet dhe moka ekler’s.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:35