BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuzhe vendos: Kėshtu do tė luaj me Danimarkėn!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kuzhe vendos: Kėshtu do tė luaj me Danimarkėn!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/9/2009, 17:58

    Trajneri i skuadrės kuqezi zbulon rreshtimin e tij pėr ndeshjen e sotme me danezėt

    Kuzhe: "Ne kemi objektivat tona; te lujame mire dhe te marrim nje rezultat te mire. Ekipi, po vjen me nje moral shume te madh ne kete ndeshje dhe te gjithe ne besojme shume qe mund te marrim nje rezultat te mire.

    Perballe Danimarkes, ne jo vetem do te mbrohemi, por do te mundohemi te luajme futboll dhe te shenojme. Salihi dhe Bogdani po kalojne nje forme shume te mire per momentin dhe shpresojme qe me keta te dy ne te arrijme te goli".
    "Ujkani; Dallku, Cana, Curri, Beqiri; Agolli, Bulku, Duro; Skela; Bogdani, Salihi".

    Ky do tė jetė formacioni zyrtar qė do zbresė nga minuta e parė kundėr Danimarkės, nė ndeshjen e parafundit eliminatore tė Kampionatit Botėror dhe tė fundit para publikut tonė nė "Qemal Stafa". Trajneri i Kombetares Shqiptare, Josip Kuzhe, ka zbuluar kėshtu formacionin qe do te zbrese ne fushen e "Qemal Stafes" kunder Danimarkes.

    Ashtu siē kishte premtuar edhe me pare, tekniku kroat do ta nise ndeshjen me nje modul ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e pare dy sulmues. Debutimi si titullar ne ndeshjen e fundit miqesore kunder Qipros ka favorizuar portierin Samir Ujkani, qe ka fituar balotazhin me Isli Hidin ne porten shqiptare.

    Nderkohe, pėrpara tij, Kuzhe do te rreshtoje kater mbrojtes ne vije te drejte. Ne qender Lorik Cana dhe Debatik Curri, ndersa ne krahun e djathte do te luaje Armend Dallku. Demtimi i Kristi Vangjelit ka detyruar trajnerin kuqezi te aktivizoje nga minuta e pare Elvin Beqirin ne krahun e majte, ndersa ne pozicionin e tij me te avancuar ne kete krah do te luaje Ansi Agolli.

    Ervin Bulku do te beje uren lidhese mes mbrojtjes dhe mesit te fushes, ku Klodian Duro dhe Ervin Skela do te sherbejne per sulmuesit, Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani.

    Kuzhe eshte shprehur se kėrkon nje rezultat pozitiv kunder Danimarkes dhe keta dy lojtare do te kene nje nga detyrat me te rendesishme, ate per ta derguar topin ne rrjete. Gjate javes kane qene te shumta deklaratat e kuqezinjve qe flasin per optimizem per nje rezultat pozitiv ne ndeshjen me danezet.

    Se fundi, ketyre deklaratave i eshte bashkuar edhe trajneri Kuzhe. "Ne kemi objektivat tona; te lujame mire dhe te marrim nje rezultat te mire. Ekipi, po vjen me nje moral shume te madh ne kete ndeshje dhe te gjithe ne besojme shume qe mund te marrim nje rezultat te mire.

    Perballe Danimarkes, ne jo vetem do te mbrohemi, por do te mundohemi te luajme futboll dhe te shenojme. Salihi dhe Bogdani po kalojne nje forme shume te mire per momentin dhe shpresojme qe me keta te dy ne te arrijme te goli", deklaron trajneri kroat.

    Kapiteni i kombetares Ervin Skela, thekson rendesine e pikeve ne keto ndeshjet e fundit. "Ne duam qe neser te bejme nje ndeshje te bukur dhe eshte e rendesishme qe te marrim pike", shprehet vlonjati.

    Humbja apo barazimi i Danimarkes ne "Qemal Stafa" do te shtynte kualifikimin e tyre per ne boteror, nderkohe qe do te zgjonte shpresat e Suedise dhe Portugalise per nje vend boteror.
    Kapiteni Cana pėr kėtė ndeshje do tė theksonte: "Mundėsitė ekzistojnė.

    Ndeshja ende nuk ka nisur. Kemi pasur pėrballė kundėrshtarė edhe mė tė fortė se Danimarka dhe kemi arritur qė tė bėjmė lojė tė bukur dhe disa herė me fat edhe kemi fituar. Pėr sa i pėrket nivelit, kundėrshtari ėshtė mė lart dhe kjo nuk vihet nė dyshim.

    Fizikisht janė shumė tė fortė dhe tė organizuar, por ne nuk i japim rėndėsi formės sė tyre. Ne do tė organizohemi dhe do tė bėjmė lojėn tonė, qė tė pėrparojmė nė tė ardhmen. Vetė trajneri Kuhze e ka pranuar se mungesa e Vangjelit i ka prishur pak planet, sepse ai ėshtė lojtar formacioni.

    Ai ka treguar nivel tė mirė, kėshtu qė mungesa e tij do tė ndihet. Nė njėfarė mėnyre na i ka prishur planet. Gjithsesi, kemi alternativa tė tjera. Kemi edhe 48 orė pėr tė saktėsuar zėvendėsuesin e Vangjelit. Sa shanse kemi ne pėr revansh? Dihet qė kundėrshtarėt janė mė tė fortė se ne.

    Por nė fushėn tonė ne jemi njė ekip mjaft i fortė. Thjesht Danimarka duhet tė na mundė dhe tė tregojė sesa vlen. Realisht dėshira ime e madhe pėr kėtė ndeshje ėshtė pėrparimi i skuadrės. Kemi shumė lojtarė tė rinj. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė tė rinj si Vila po afrohen nė skuadėr. Kjo na jep shpresa pėr tė ardhmen, pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė fortė".

    Ndėrsa mesfushori Duro, pėr kėtė sfidė tė sotme do tė theksojė: "Jo mė kot Danimarka ėshtė kryesuese e grupit A. Nuk ka fituar vetėm kundėr nesh, por e ka bėrė kėtė edhe kundėr ekipeve tė tjera nė grup. Kjo ndeshje vjen nė njė periudhė tjetėr nga ajo qė luajtėm nė Danimarkė.

    Mendoj se gjendja e mirė e skuadrės dhe entuziazmi tė finalizohen mė njė lojė tė mirė dhe mė njė rezultat pozitiv nė ndeshjen ndaj Danimarkės, gjė qė, siē e thashė edhe mė parė, do t'i shėrbejė ekipit nė tė ardhmen.

    Nuk mendoj se skuadra jonė ėshtė mė pak e pėrgatitur. Pėrgjithėsisht kanė nisur kampionatet nė tė gjithė Europėn dhe tė mos harrojmė se kemi treguar formė tė mirė para tri javėsh me Qipron.

    Pra, mund tė jemi vetėm mė mirė fizikisht. Shpresoj qė kėtė gjendje tė mirė tė kombėtares ta shfrytėzojmė pėr ta prishur serinė negative me Danimarkėn, e cila na ka mundur gjithmonė nė ndeshjet direkte".

      Ora ėshtė 27/4/2024, 16:37