Berisha publikon ministrat. Qeveria me 15 ministri, krijohet ministri i Shtetit
Vizitor- Vizitor
Ne nje konference per shtyp kryeministri Sali Berisha ka bere publik dhe emrat e ministrave te kabinetit Berisha 2. Surpriza e kesaj qeveria eshte krijimi i postit te ministrit te Shtetit, post qe do e mbaj Genc Pollo. Ministri i Shtetit do te merret me reformat dhe marredheniet e qeverise me Parlamentin. Kabineti do te perbehet nga 15 portofole ministrash. Ashtu sic dhe pritej nga marreveshja Berisha-Meta, zv.kryeminister dhe minister i Jashtem do te jete kreu i LSI, Ilir Meta, Petrit Vasili minister i Shendetesise, dhe Dritan Prifti minister i Ekonomise.
Gjate publikimit te listes se ministrave, Berisha vleresoi kontributin e dhene nga gjithesecili. Nga ministrat e kabinetit Berisha 1 jane Ritvan Bode, Genc Ruli, Sokol Olldashi, Bujar Nishani, Lulezim Basha dhe Majlinda Bregu. Ndersa mungojne Jemin Gjana, Enkelejd Alibeja, Gazmend Oketa, Anila Godo, Viktor Gumi, Ardian Turku dhe Fatos Beja. Ajo cka bie ne sy jane mjaft emra te rinj ne qeveri, Arben Imami, Myqerem Tafaj, Spiro Ksera dhe Ferdinand Xhaferri. Nderkohe tashme qeveria do te kete serish vetem nje femer, ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.
Lidhur me mosperfaqesimin me ministra te Partise per Drejtesi dhe Integrim, Berisha tha se i eshte permbajtur marreveshjes parazgjedhore me kete parti dhe ne baze te votave ajo do te jete ne qeverisje, por jo ne qeveri.
Jam perpjekur te bej perzgjedhjen me te mire por kur e ke te veshtire per shkak te personaliteteve te shumta qe kane hyre kete vit ne Palament une nuk mund te them se kam arritur te persosuren, por jam i bindur se kjo qeveri e integrimit evropian do te jape kontributin e saj per nje evropiane ne perputhje me zotimin tone, deklaroi Berisha.
Nderkaq Berisha tha se programi i qeverise do te jete gati ne Parlament 10 dite pas dekretimit nga Presidenti. Duke permendur disa nga reformat e para te qeverise se re, Berisha tha se lufta kunder korrupsionit dhe kursimi do te jene prioritet. Ai permendi krijimin e nje ligji te ri per perdorimin e automjeteve, qe sipas tij do te perdorin vetem kreret e institucioneve kushtetuese. Berisha permendi dhe reformen e informalitetit etj.
Anisa Braho
MINISTRAT E QEVERISE
Zv.kryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta
Minister i Shtetit, Genc Pollo
Minister i Drejtesise, Bujar Nishani
Minister i Financave, Ritvan Bode
Minister i Brendshem, Lulezim Basha
Minister i Buqjesise, Genc Ruli
Minister i Mbrojtjes, Arben Imami
Minister i Ekonomise, Dritan Prifti
Minister i Transportit, Sokol Olldashi
Minister i Arsimit, Myqerem Tafaj
Minister i Punes, Spiro Ksera
Minister i Turizmit, Ferdinand Xhaferri
Minister i Mjedisit, Fatmir Mediu
Minister i Shendetesise, Petrit Vasili
Minister i Integrimit, Majlinda Bregu
No Comment.