Rama- Ngjela, takim kokė mė kokė pėr zgjedhjet e qershorit
Vizitor- Vizitor
5 vjet me pare ishin perballe njeri-tjetrin ne garen per kreun e bashkise se Tiranes ndersa sot jane takuar per te kerkuar rinumerimin e votave te zgjedhjeve te 28 qershorit per te cilin te dy mendojne se brenda kutive fshihet nje e vertete tjeter nga ajo qe i dha mundesine Partise Demokratike te qeverise vendin edhe per kater vitet e ardheshme. Behet fjale per kryetarin ne detyre te socialisteve, Edi Rama dhe kryetarin e partise Ligj e drejtesi, Spartak Ngjela te cilet kane diskutuar per me shume se 60 minuta ne nje nga baret ne qender te kryeqyteteit vetem pak metra larg godines se kryeministrise.
Ne fund te takimit kryetari ne detyre ne nuk ka pranuar ti pergjigjet pyetjes se mediave mbi qellimin e takimit dhe eshte larguar ne heshtje, ndersa avokati Ngjela ka zgjedhur te mos shfaqet ne media dhe eshte larguar nga nje dalje tjeter. Gjithesesi Ngjela, dikur bashkepunetor, tashme nje nga kundershtaret me te ashper publike te kryeministrit Berisha ka mbeshtetur ne deklarimet e tij publike qendrimin e kryetarit ne detyre te Partise Socialiste per rihapjen e kutive te 28 qershorit ndersa ka shtuar me tej se nese rezultati brenda tyre mbetet e i njejte atehere ata qe e kundershtojne ate duhet te ndryshjone qendrim.
Nderkohe per Ramen ky eshte rasti i dyte kur ai kerkon bashkepunetore brenda te djathtes ne mbrojtje te kauzes se tij per rinumerimin e votave, kur vetem pak kohe me pare ai u takua ne Partine Socialiste me kryetarin demokristian Ndoka.
No Comment.