BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vllaznia, ikėn Hasan Lika vjen Roland Luēi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vllaznia, ikėn Hasan Lika vjen Roland Luēi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/9/2009, 15:29


    Shkodranėt nuk presn tė djelėn por mbyllin qė tė martėn bashkėpunimin me trainerin kryeqytetas



    Nuk u desh ndeshja me Vlorėn deri tė djelėn pasi Lika me Vllazninė ka mbyllur tė gjithė bashkėpunimin e nisur qė para disa muajsh, para fazės pėrgatitore tė Vllaznisė pėr Kupat e Europės, ku kaloi njė tur, ndaj Sligo Roversit, ndėrkohė qė nė turin tjetėr tė "Europa League" pėsoi dy humbje, 5-0 nė Vjenė, me Rapidin, ndėrsa nė Shkodėr u mund 3-0.

    Presidenti Valter Fushaj ka vendosur t'i jape fund bashkepunimit me trajnerin tiranas pas polemikave te javeve te fundit per shkak te formes se dobet te treguar nga kuqeblute.

    Lajmin e shkarkimit te Likes e ka konfirmuar vete presidenti Fushaj. Humbja e fundit nė Durrės nuk ėshtė kapėrdirė mirė nga presidenca shkodrane, e cila, e vėnė edhe nėn presion tė madh nga tifozėt kuqeblu, ka parė tė udhės qė tė bėjė lėvizjen e parė, duke larguar trajnerin Lika.

    Nisja shumė e keqe e kampionatit nga skuadra shkodrane, vetėm 4 pikė nė pesė javė kampionat, vetėm njė gol i shėnuar nė po kaq javė, pėrbėjnė bilancin mė negativ tė kuqebluve. Presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, e ka konfirmuar kėtė lėvizje, ashtu sikurse e ka justifikuar largimin e Likės me rezultatet e dobėta nė pesė javė kampionat.

    Gjithashtu, burimet pranė klubit shkodran bėjnė tė ditur se ėshtė menduar dhe gati pėr t'u vendosur edhe zėvendėsuesi i Likės te Vllaznia. Kėsaj here drejtuesit kuqeblu do tė besojnė tek futbollisti i viteve 80-tė, qė ėshtė shpallur edhe kampion me Vllazninė nė edicionin 1982-1983. Ky ėshtė Roland Luēi, i cili jeton prej vitesh nė Austri dhe ka kryer tė gjitha specializimet dhe kualifikimet e nevojshme nė fushėn e trajningut.

    Bisedimet paraprake me Luēin janė zhvilluar dhe parimisht ėshtė gjetur akordi, ndėrkohė qė pritet qė kandidati kryesor pėr stolin kuqeblu tė vijė nė Shkodėr dhe tė zyrtarizojė gjithēka, pėr tė nisur edhe nga puna. Nė lidhje me kėtė situatė te Vllaznia, traineri Lika do tė deklaronte: "Kur skuadra funksionon dhe merr rezultatet e dėshiruara, trajneri gjithmonė qėndron disi nė hije, meritat e tij harrohen.

    Por, sa herė qė gjėrat nuk ecin ashtu si tė gjithė dėshirojnė, trajnerėt dhe ndihmėsit e tyre bėhen shkaktarėt kryesorė. Gjithsesi, dua tė them se unė nuk jam e keqja e Vllaznisė. Natyrisht qė kam pjesėn time tė pėrgjegjėsisė, por situata duhet analizuar nė tėrėsi dhe pėrgjegjėsitė duhen ndarė.

    Sė bashku me stafin teknik kemi punuar me pėrgjegjėsi e profesionalizėm, duke dhėnė gjithēka pėr skuadrėn".Java e gjashtė e kampionatit e vė Vllazninė pėrballė njė tjetėr skuadre zhgėnjyese deri mė tani, qė e ka ndryshuar trajnerin e saj para 1 jave, Flamurtari i Vlorės, nė fushėn e kėtij tė fundit. Ikja e Likės ishte e katėrta nė kėtė start kampionati.

    Pas dorėheqjes sė Maganit dhe mbėrritjes sė Miles te Shkumbini, dorėheqjes sė Memushit dhe mbėrritjes sė Maganit te Flamurtari, shkarkimit tė Qirjakos dhe mbėrritjes sė Canajt te Gramozi, vjen edhe largimi i Likės dhe mbėrritja, ende e pazyrtarizuar, e Luēit te Vllaznia.Shekulli

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:22