BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Devolli: Kjo Tiranė do tė jetė e frikshme

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Devolli: Kjo Tiranė do tė jetė e frikshme

    Mesazh nga Albatros 26/7/2008, 10:07

    Mesfushori Bledar Devolli flet pėr ditėt e para si bardheblu, teksa vlerėson grupin qė ėshtė formuar

    I kanė mjaftuar vetėm 7 ditė stėrvitje, qė tė kuptojė edhe mė mirė se Tirana e kėtij sezoni do tė jetė skuadra pėr t'u mundur. Bledar Devolli, blerja e re e presidentit Refik Halili, duket se ėshtė ambientuar shumė shpejt me shokėt dhe stafin teknik. Gjirokastriti ndihet i kėnaqur me gjithēka qė e rrethon dhe shpreson ta shpėrblejė besimin nė fushė. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Devolli ėshtė i sigurt se titulli kampion do tė bėhet realitet nė kampionatin e ri, qė do tė nisė mė 24 gusht.

    Bledi, si kanė qenė ditėt tuaja tė para si bardheblu?

    Ia kam kaluar shumė mirė. Me pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve njihesha, ndėrkohė qė edhe me njė pjesė tė stafit teknik kam kaluar mirė kur kam qenė para 7 vitesh. E vetmja enigmė pėr t'u zbuluar ishte trajneri Bllazhe Slishkoviē.

    Ēfarė pėrshtypjeje ju ka lėnė boshnjaku?


    Shumė tė mira. Eshtė njė trajner profesionist dhe kjo duket qartė nė mėnyrėn se si punon me ne, duke na shpjeguar ēdo ushtrim dhe ēdo detyrė qė kemi nė fushėn e lojės. Stėrvitja qė Slishkoviē aplikon ėshtė e larmishme dhe na jep mundėsinė tė lodhemi duke u kėnaqur.

    Si po ju duket skuadra nė fushė?

    Tė gjithė, pa pėrjashtim, jemi tė pėrkushtuar pėr tė marrė mė tė mirėn nga kjo fazė pėrgatitore. E kam fjalėn kėtu qė nga mė i riu dhe deri te mė i vjetri nė skuadėr, po punojmė me tė njėjtin intensitet. Kjo edhe falė kushteve qė na janė krijuar nė Ohėr, ku hoteli ndodhet afėr me fushėn stėrvitore, ndėrkohė qė temperaturat janė tė ulėta.

    A mendoni se ka ende nevojė qė grupi tė kompletohet?

    Nė njė skuadėr si Tirana, pėrforcimet janė gjithmonė tė nevojshme. Dje, me grupin ėshtė bashkuar mbrojtėsi Andi Lila, ndėrkohė qė presim Daniel Xhafajn, Abraham Alechenyn, Laurent Mohelebin dhe Erbim Fagun, tė cilėt janė deklaruar pjesė e ekipit. Edhe kėshtu jemi shumė tė fortė, por nėse do tė vinte dikush tjetėr, qė ka karakteristikat pėr tė luajtur te Tirana, sigurisht qė i ka dyert tė hapura.

    Mesfusha, ku edhe ju vetė luani, ėshte reparti i mbipopulluar...?

    Eshtė e vėrtetė. Jemi disa lojtarė me karakteristika tė njėjta, por kjo nuk pėrbėn problem pėr mua, sepse do tė jetė trajneri ai qė do tė zgjedhė se kush do tė luajė. Personalisht, jam pėrgatitur pėr tė pėrballuar konkurrencėn te Tirana, ndryshe nga sa kam luajtur nėpėr ekipe tė tjera, ku isha titullar.

    Nė fund, deri ku e shihni se mund tė arrijė kjo Tiranė?

    Njė klub si yni nuk duhet ta vėrė nė dyshim shpalljen kampion. Do t'i siguroja tė gjithė, veēanėrisht kundėrshtarėt, se Tirana e kėtij sezoni do tė jetė njė skuadėr e frikshme nė fushė.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 16:49