GJUHA JONE
Vellezer shqiptar!
Te prekim urtesine,
te zem' udhen e mbare
te ngjallim Shqiperine.
Shqiperia ka qene
edhe po do te jete
Po sot ne ditet tona
te mete te mos kete.
E ka nderuar zoti
gjithnje Shqiperine
ish fort mire qemoti
do behet dhe tanine.
Sa ishte trimeria
n'ate kohe te vjetre
kish emer Shqiperia
sa s'kish ndonje vend tjeter.
Sa burra kordhetare
ka nxjerre Shqiperia
me pastaj e me pare
c'i shkruan historia!
Ajo ish koh' e zjarrte
Dhe kish mundime teper
po sot pende dhe karte
na duhet,nuke tjeter.
O burra,shqipetare
te marrim diturite
se s'eshte koh' e pare
tani lipsete drite.
Te shkruajm gjuhen tene
kombine ta ndritojme
gjithe c'eshte e c'ka qene
ngadaleze ta msojme.
Pa shihni c'gjuh e mire
sa shije ka e hije
c'e bukur' edh' e lire
si gjuhe perendie.
Shum' e bardh kjo dite
per gjithe shqipetaret
do na sjell nje drite
qe s'e kishin te paret.
Kjo drite do na bjere
te gjitha miresite
dhe gjithe do t'i ngrere
demet e marrezite.
Si lum kush ze te mbjelle
lum kush ve kete peme!
Se kjo ka per te pjelle
s'mbulohete me reme.
NAIM FRASHERI
Vellezer shqiptar!
Te prekim urtesine,
te zem' udhen e mbare
te ngjallim Shqiperine.
Shqiperia ka qene
edhe po do te jete
Po sot ne ditet tona
te mete te mos kete.
E ka nderuar zoti
gjithnje Shqiperine
ish fort mire qemoti
do behet dhe tanine.
Sa ishte trimeria
n'ate kohe te vjetre
kish emer Shqiperia
sa s'kish ndonje vend tjeter.
Sa burra kordhetare
ka nxjerre Shqiperia
me pastaj e me pare
c'i shkruan historia!
Ajo ish koh' e zjarrte
Dhe kish mundime teper
po sot pende dhe karte
na duhet,nuke tjeter.
O burra,shqipetare
te marrim diturite
se s'eshte koh' e pare
tani lipsete drite.
Te shkruajm gjuhen tene
kombine ta ndritojme
gjithe c'eshte e c'ka qene
ngadaleze ta msojme.
Pa shihni c'gjuh e mire
sa shije ka e hije
c'e bukur' edh' e lire
si gjuhe perendie.
Shum' e bardh kjo dite
per gjithe shqipetaret
do na sjell nje drite
qe s'e kishin te paret.
Kjo drite do na bjere
te gjitha miresite
dhe gjithe do t'i ngrere
demet e marrezite.
Si lum kush ze te mbjelle
lum kush ve kete peme!
Se kjo ka per te pjelle
s'mbulohete me reme.
NAIM FRASHERI