BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eli Fara

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eli Fara

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/8/2008, 09:09


    Eli Fara Img_ph11

    Eli Fara, mbretėresha e kėngės popullore, me sharmin e njė gruaje rrėzėllitėse vazhdon tė sfidojė kohėn, por njėherėsh tė na mrekullojė sa herė qė ngjitet nė skenė. E padyshim kėngėtarja mbetet njė idhull pėr korēarėt e vendlindjes sė saj dhe jo vetėm. Kėngėtarja qė ka ēarė pėrmasat e Shqipėrisė, ka pranuar tė na rrėfejė jetėn e saj, tė mbushur me muzikė, muzikė dhe sėrish muzikė, por dhe me tė pėrditshmen pėrmes njė bote atraktive nė New York dhe nė kryeqytetin e shqiptarėve natyrisht. Me vajzėn e saj Marina zonja aristokrate nuk ndahet kurrkund, ndėrsa ka treguar sekretet e jetės sė saj ekskluzivisht pėr gazetėn “Shekulli”.

    Kush ėshtė Eli Fara para dhe pas 10 vitesh nė raport me Korēėn?

    Edhe pse kam 10 vjet qė jam larguar nga vendlindja ime, unė e kam ēuar Korēėn nė tė gjithė botėn dhe e kam gjithmonė me vete.

    Eli 20-vjeēare dhe Eli 40-vjeēe, Eli e dashuruar dhe Eli nėnė, ē’mund tė na thoni pėr kėto Eli?

    Sa e vėshtirė kjo pėrgjigje! Tė dyja janė tė bukura edhe 20 vjeē, edhe 40 vjeē, edhe e dashuruar, edhe nėnė. Por jam e bindur se nė kėtė pėrzgjedhje pėrgjigja do tė ishte nėnė. Nuk ka dashuri mė tė madhe se tė qenit nėnė.

    Po brenda dashurisė tjetėr, si ndihet Eli Fara?

    Dashuria ėshtė njė tempull dhe duhet tė dish tė hysh atje. Tė dashurosh ėshtė fjalė e madhe. Jam idealiste dhe kėrkoj idealen nė dashuri. E padashuruar ndihem keq, dua qė dikush tė mė dojė dhe ta dua. Ėshtė bosh jeta pa njė dashuri shpirtėrore.

    Po dashuria fizike ē’ėshtė pėr ju?

    Ėshtė ushqimi kryesor i dashurisė pėr tė cilėn fola mė lart. Ajo pėrjetohet dhe shprehet e ndryshme te gjithkush.

    A jeni ndierė ndonjėherė e braktisur?

    Jo, asnjėherė.

    Po e dėshpėruar?

    Shumė herė?

    Cilin moment do veēonit si mė tė dhimbshėm nė jetėn tuaj?

    “Nė pėrgjithėsi jam natyrė e fortė. Por dhimbjes nuk mund t’i shmangesh. Si njė moment tepėr tė dhimbshėm tė jetės sime mund tė veēoja divorcin nga ish-bashkėshorti im kur isha vetėm 19 vjeē dhe pėr mė tepėr me njė vajzė 9-muajshe. Ishte tepėr e vėshtirė tė jetoja nė njė shtėpi me prindėrit e ish-bashkėshortit. Ndjehesha nė vendin mė tė paduhur dhe nė kushte shumė tė vėshtira. Nė kėtė situatė jetova rreth dy vjet.

    Si i ke pėrballuar momentet e vėshtira nė jetė?

    Motoja ime ėshtė “Mos u dorėzo”. Me kėtė moto kam luftuar tė gjitha vėshtirėsitė qė nuk kanė qenė tė pakta nė jetėn dhe karrierėn time. Kur u divorcova isha nė qendėr tė vėmendjes dhe me forcė pėrballova ēdo gjė.

    Cili ėshtė raporti me ish-bashkėshortin tuaj?

    Normal. Thjesht njė pėrshėndetje. Ėshtė babai i vajzės.

    Korēėn e sheh si vend ku mund tė rikthehesh?

    Jo. E quaj Korēėn pjesė tė pandashme tė jetės sime, por jo pėr tė jetuar aty.

    Ēfarė tė ka larguar pėrgjithmonė nga Korēa?

    Metropoli ka diapazon shumė mė tė gjerė se provinca. Nė metropol mund tė suportosh suksesshėm fuqinė e talentit tėnd. Metropoli ėshtė larg paragjykimeve, pėr mė tepėr pėr rastin tim si grua e divorcuar. Nė metropol jeton lirshėm pa bezdisjen e paragjykimeve.

    Cili ėshtė raporti juaj me vajzėn?

    Kemi njė lidhje tė thellė shpirtėrore me njėra-tjetrėn. Marrėdhėniet nėnė-bijė i kemi kthyer nė marrėdhėnie nėnė-shoqe. Marina, jeton atje ku jetoj dhe unė. Vazhdon studimet nė vitin e III-tė tė universitetit “Luarasi” nė degėn e jurisprudencės. Marina ėshtė njė kritike e mirė muzikore, ka shije tė mira nė mėnyrėn se si e sheh muzikėn. Vajza ėshtė kthyer nė kėshilltaren time mė tė mirė.

    Shtėpia juaj e parė ėshtė Drenova, shtėpia e bukur mes manave aty ku keni lindur. Ē’ėshtė Drenova pėr ju?


    Drenova ėshtė vendi mė i dashur pėr mua, qė gjithmonė mė fton tė kthehem aty. Drenova ėshtė vendi i Asdrenit tė madh, vendi i kėngėtarėve, i kitarave, vendi i manave tė mrekullueshme, por dhe i rakisė sė famshme tė manit. Pėr asnjė ēast nė gojėn time nuk ėshtė larguar shija e frutit unikal qė ka privilegjin ta ketė vetėm Drenova. Aty jetojnė aktualisht prindėrit e mi. Tė gjitha kėto pėr mua nuk janė pak.

    Cili ėshtė sekreti i bukurisė tuaj?

    Sė pari genet qė ua dedikoj prindėrve tė mi. Sė dyti kėnga. Kur atė e kėndon bukur, ajo ta kthen me tė njėjtėn monedhė, tė bėn akoma mė tė bukur. Kėngės i jep dhe tė jep shpirt dhe pse jo dhe bukuri.

    Pėrveē kėngės, a keni ndonjė pasion tjetėr?

    Mė pėlqen tė lexoj. Adhuroj librin. Por nėse mund tė quhet pasion mė pėlqen tė ri nė shtėpi, tė gatuaj...

    Cili ėshtė gatimi juaj i preferuar qė del nga duart tuaja?

    Dikur gatuaja mė shumė, kurse tani kohėn e kam mė tė kufizuar. Gjithsesi arrij tė gatuaj ēdo gjė. Preferoj ushqime tė lehta, perime fruta.

    Po ndonjė tjetėr gjė qė tė bėn tė ndihesh mirė?

    Kėnaqėsia ime ėshtė e madhe kur udhėtoj. Mė pėlqen shumė tė drejtoj makinėn, gjė qė e bėj prej shumė vjetėsh. Zakonisht preferoj tė udhėtoj vetėm. Edhe rrugėn Korēė-Tiranė e bėj vetė dhe ec shumė mirė.

    Sikur natyra tė mos tė tė kishte dhuruar talentin, ēfarė do kishe realizuar nė jetė?

    Iu siguroj qė do isha bėrė diēka tjetėr, por e suksesshme. Do preferoja tė isha njė psikologe shumė e mirė. Po iu them dhe njė sekret.(Qesh). Shpeshherė mendoj tė kem dhe unė njė biznesin tim. Pėr shembull, njė butik ose njė sallon bukurie. Megjithatė tani pėr tani i jam kushtuar vetėm kėngės.

    Cili ėshtė albumi juaj i fundit?

    Albumi im i ri i shtėpisė diskografike “Elrodi” titullohet “Tė dua pėr vete”.

    Kur do ju shohim pėrsėri?

    Tani do tė vonohem pak. Nesėr udhėtoj drejt New York, ku edhe atje ndihem mirė.


      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:36