BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Google” krijon programin e vet tė lundrimit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje “Google” krijon programin e vet tė lundrimit

    Mesazh nga Albatros 10/9/2008, 14:59

    Beteja pėr internetin

    Nė pėrpjekje pėr tė shmangur dominimin e Microsoft-it nė fushėn e programit tė lundrimit nė internet pėrmes Internet Explorer, gjiganti i motorėve tė kėrkimit “Google”, hodhi nė qarkullim programin e vet tė lundrimit tė quajtur Chrome. Programi i ri shikohet si tentativė pėr tė shmangur “konkurrencėn e pandershme” nga ana e Microsoft, qė tashmė e ka shpallur pėrfundimisht “Google”-n “armikun e vet mė tė madh”.

    “Microsofti ėshtė shumė i njohur, se favorizon programet e veta duke pėrdorur avantazhin e dominimit tė tregut tė sistemeve operative. Ka mbi 500 mijė faqe dėshmish gjyqėsore pėr tė vėrtetuar kėtė”, - deklaroi Eric Schmidt, njė nga drejtuesit e “Google”. Microsoft arriti tė dominojė tregun e programeve tė lundrimit nė internet duke eliminuar me njė lėvizje spektakolare ish-konkurrentin e vet, Netscape, dhjetė vite mė parė.

    Netscape, humbi tregun kur Microsoft e shpėrndau falas Internet Exploperin pa i dhėnė mundėsinė e zgjedhjeve pėrdoruesve. Chrome, ėshtė njė program shumė herė mė i lehtė se Explorer i Microsoft dhe konkurron pėr nga lehtėsia e pėrdorimit edhe programin falas, Mozilla Firefox. Konkurrenca nė tregun e internetit u kthye nė luftė tė hapur gjatė muajve tė fundit, kur Microsoft ofroi njė marrėveshje bashkimi me “Yahoo”, si pjesė e planit pėr tė luftuar pushtetin gjithnjė e nė rritje tė “Google”. Bashkimi dėshtoi pas refuzimit tė “Yahoo” dhe tashmė axhenda e tė gjitha kompanive ėshtė konkurrimi nė detaje i kundėrshtarėve.

    Sė fundmi, Microsoft hapi njė program reklamash nė internet qė ngjan me modelin e biznesit tė ndjekur nga “Google”, ndėrsa motori i kėrkimit iu pėrgjigj duke e sfiduar Microsoft-in nė fushėn ku ndjehet mė i sigurt: programi i lundrimit nė internet. Pavarėsisht se konkurrentėt janė tė shumtė, Internet Explorer ende zotėron 80% tė tregut.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:09