Dior lancon ne treg nje koleksion tatuazhesh te shkelqyeshem ne forme bizhush.
Shi dritash te arta per Dior, qe lancon nje shpikje gjysem make-up dhe gjysem bizhu. Shtepia e modes Christian Dior, propozon nje version te vertet fashion dhe luksi tatuazhesh ne te njejten kohe, ato mitiket qe ne vere dhe ne dimer aplikoheshin me perdorimin e ujit. Maison franceze vendos te rinovoje konceptin, duke i transformuar ne bizhu te verteta pre 24 karatesh te cilet aplikohen ne lekure dhe rezistojne ndaj gjumit dhe nga faktoret e tjere te jashtem per nje periudhe kohe te gjate. Mund te mbahen ne raste te vecanta ose si aksesore glam ne jeten e perditshme.
Ne 2010, kishin pasur shume sukses ato te Chanel, per eshte Dior ai qe nxjerr trendin e ri te tatuazheve bizhu. Dior Golden tattoo i perkasin koleksionit Grand Bal realizuar nga dizajneri i bizhuterive te maison, Camille Miceli i perbere nga zinxhir, byrzylyk, varese, vath dhe unaza. Behet fjale per tatuazhe jo te perhershem, qe pas nje periudhe kohe per fat te keq zhduken. Kosto e tyre eshte rreth 120 dollare per secilen, i cili eshte me te vertet nje set bizhuterish. Shpikja kurioze, eshte gjysem bizhu tradicional dhe trendi i tatuazheve, i cili premton nje boom ne treg! /ikub/