BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bukuroshja e Gjakovės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bukuroshja e Gjakovės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/10/2009, 23:34

    Pas pjesėmarrjes sė saj nė Top Model of the World dhe plasimin e saj nė finale tė kėtij festivali, bukuroshja nga Gjakova, Elza Marku ėshtė duke u pėrgatitur qė tė pėrfaqėsojė Kosovėn edhe nė dy evenimente tė tjera tė bukurisė nė botė, Miss Earth dhe Miss World.

    Kur keni filluar tė merrni pjesė nė sfilata dhe spektakle bukurie?

    Elza: Qė nė shkollėn fillore, konkretisht nga klasa e nėntė, kur kam marrė pjesė nė njė sfilatė nė Gjakovė dhe pastaj kam marrė pjesė nė Miss Universe Kosova 2008, ku jam shpėrblyer si pėrcjellėsja e parė e misit. Pastaj kam marrė pjesė nė Miss Shqipėria, me ē’rast jam zgjedhur Miss Eleganca. Kam vazhduar edhe me Top Model of the World, ku kam pėrfaqėsuar “Agnesa Vuthaj Association”. Arrita qė tė plasohem edhe nė finale tė kėtij evenimenti.

    Tani do tė merrni pjesė nė Miss Earth dhe Miss World. Sa jeni e pėrgatitur pėr tė marrė pjesė nė kėto festivale tė karakterit ndėrkombėtar?

    Elza: Jam duke u pėrgatitur. Kam filluar qė tė pėrgatitem qė tani, nė mėnyrė qė ta pėrfaqėsoj Kosovėn sa mė denjėsisht, nė njė festival tė karakterit tė kėtillė.

    A mund tė na tregoni sa me kė e kaloni kohėn nė Gjakovė dhe si ju shohin shoqėria si njė vajzė tė njohur tashmė pėr publikun?

    Elza: I kam mbush 18 vjet dhe jam nė Shkollėn e Mesme Profesionale “Gjon Nikollė Kazazi” nė Gjakovė, nė drejtimin Teknologji Informative...Nė pėrgjithėsi shoqėrohem me njerėz tė thjeshtė qė nuk i pėrkasin modelimit dhe mė tė cilėt kaloj shumicėn e kohės nė shkollė dhe jashtė shkollės.

    Sa ka lidhje teknologjia me spektaklet e bukurisė?

    Elza: Nuk kanė ngjashmėri. Gjithmonė kam dėshirė qė tė merrem me teknologji, sidomos pse nė teknologji gjithmonė ka risi tė reja. Kam qenė gjithmonė e interesuar qė tė mėsoj pėr gjėra tė reja. Pėr kėtė arsye, kam pasur dėshirė qė tė vazhdoj nė kėtė drejtim, edhe pse ka shumė pak ngjashmėri me modelimin. Por, unė besoj se nė tė dy kėto sfera do tė arrij suksese tė konsiderueshme.

    Ēka planifikon tė studiosh pas shkollės sė mesme?

    Elza: Kam menduar qė tė regjistroj ndonjė fakultet nė Prishtinė, por ndoshta, nėse me jepet rasti, tė vazhdoj shkollimin jashtė vendit. nė mėnyrė qė tė arrij njė dije mė tė lartė. Shpresoj qė tė arrij tė pėrfundoj studimet jashtė vendit. Nė tė njėjtėn kohė mendoj qė tė merrem edhe me modelizėm.

    Ke vetėm 18 vjet. Ke menduar qė tė kesh ndonjė tė dashur, apo e konsideron veten ende tė re?

    Elza: Jam shumė e re, kėshtu qė ende nuk kam menduar pėr dashurinė. Por, shkolla dhe modelimi kėrkojnė shumė kohė, atėherė normalisht se nuk kam pasur shumė kohė qė tė mendoj pėr dashurinė, njėherė pėr njėherė.

    Ēka mendon pėr vajzat e Gjakovės? Janė tė bukura dhe tė suksesshme?

    Elza: Po! Gjakova ka vajza shumė tė bukura, pasi qė shumica e tyre janė edhe modele. Tė gjitha kanė arritur sukses dhe mendoj se ka shumė vajza tė tilla.

    Sa ju lodhin sfilatat dhe modelimi?

    Elza: Modelizmi ėshtė pak i lodhshėm, por tė sjellė shumė kėnaqėsi, pasi qė mund tė udhėtosh nėpėr vende tė ndryshme dhe kėshtu tė njihesh me kultura tė ndryshme. Tė njohėsh njerėz tė rinj dhe tė pėrgatitė shumė pėr jetėn. Pėr kėtė do kisha dashur qė vajzat e Kosovės tė mos zhgėnjehen asnjėherė, por tė kenė njė vetėbesim mė tė madh pėr veten.

    Bukuroshja e Gjakovės! Elza_210

      Ora ėshtė 6/5/2024, 22:37