BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Amarda Toska

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Amarda Toska

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/9/2008, 23:51


    Amarda Toska 12214510

    E porsa kthyer nga Spanja, me njė gamė tė gjėrė fustanesh, tendencat mė tė fundit tė 2009-s dhe me njė vizion mė tė qartė nė pėrmirėsimin edhe mė tej tė agjencisė qė ka krijuar bashkė me tė fejuarin. Amarda Toska, shumė e dashur pėr tė gjithė dhe e njohur si Ami, mezi ka pėrfituar pėr tė bėrė disa ditė tė shkėputura pushimi, pėr shkak tė njė sezoni tepėr tė ngjeshur me dasma. Nė kėtė intervistė pėr “Bluetooth” ajo rrėfen sezonin e ri dhe synimet nė aktivitetin privat si dhe tė dhėnat mė tė fundit rreth jetės private.

    Keni patur njė sezon mjaft tė ngjeshur pune dhe kjo bėri qė pushimet tuaja tė ishin tė vonuara. Ku dhe si i kaluat ato?

    E vėrtetė, kemi qenė shumė tė zėnė. Kemi njė punė qė na ēon edhe nė punė edhe me pushime. Nė fakt pushimet kanė qenė paksa tė vonuara duke qenė se kemi patur mjaft organizime dasmash dhe ceremonish. Kemi patur shumė organizime nė Durrės dhe kjo ka bėrė qė tė pėrfitonim pėr ndonjė ditė plazhi apo pėr tė bėrė diēka tjetėr. Mė pas kemi bėrė disa ditė pushimi nė Jalė, pesė ditė pushimi nė Turqi. Kemi vetėm tre ditė qė jemi kthyer nga Spanja, pas dhjetė ditėsh qėndrimi aty. Kemi zgjedhur fustanet e nuseve atje por jo vetėm, pamė formatin e agjencive martesore spanjolle dhe u munduam tė bėjmė njė krahasim. Ne kemi njė treg disi ndryshe kėtu. I pamė me syrin kritik. Ndėrkohė gjetėm edhe pak kohė pėr tė pushuar vetė. Ishin pushimet mė tė bukura qė mund tė kemi kaluar ndonjėherė. Qėndrimi nė Turqi ishte duke lėnė jashtė punėn, pra njė relaks total.

    Si e organizonit ditėn?

    Nė Turqi ishte tėrėsisht akomodimi nė resort. E gjithė dita ishte pėr argėtim. Zgjoheshim nė mėngjes kur tė donim, plazhi, drekat dhe darkat si dhe udhėtimet qė mund tė organizoheshin.

    Tashmė nis dhe sezoni i ri nė Agjencinė tuaj, do tė ndiqet ndonjė strategji tjetėr?

    Filozofia ėshtė e njėjtė.ne i ofrojme klienteve komoditetin per te vazhduar punet e tyre nderkohe qe ne merremi me cdo detaj te eventit te tyre.per sa i perket dasmave dhe vecanerisht fustaneve ne sapo jemi kthyer nga spanja dhe kemi bere porosine e 2009 ku ka nje game te gjere stilesh dhe modelesh te cilat do ti ofrohen klienteve tane vetem pas 1 muaji. Unė jam e mendimit qė fustani mė i bukur ėshtė ai qė rri mirė dhe pershtatet me fizionomine e trupit dhe karakterin e vajzave . Agjencia tashme eshte e konsoliduar dhe ne po mendojme per zgjerime te metejshme. Kemi njė staf prej 32 vetash dhe fatmiresisht jemi te gjithe te mbushur me ide novatore per tregun Shqipetar. Pėrsa i takon punės tonė dhe sugjerimeve qė u japim klientėve nuse, pėrzgjedhja bėhet nė bazė tė shumė komponentėve. Bashkė me vajzat e mia nė agjenci qė mė ndihmojnė, dhe qė janė shumė tė afta fillimisht nisemi nga preferencat qė kanė klientet e mė pas Mė pas nisin sugjerimet tona duke kuptuar dhe me mire tipin dhe preferencen e vajzave. Nėse klineti nuk ėshtė i sigurt pėr zgjedhjen qė do tė bėjė vetė, merr ndihmėn tonė. Provė pas prove fustanet seleksionojnė njėri-tjetrin dhe vendoset.

    Merreni me kaq shumė raste pėr tė organizuar nė mėnyrė perfekte njė ceremoni martesore. Po dasmėn tuj kujt do t’ia besonit?

    Vetėm dhe vetėm stafit te agjencisė tone ,sepse ketu cdo ide vihet ne zbatim dhe cdo enderr merr jete!

    Dhe meqė jemi tek dasmat, ndonjė plan i afėrt pėr martesė?

    Nuk ėshtė se kemi bėrė ndonjė plan dasme. Asgjė konkrete. Ende vazhdojmė tė rrimė veē e veē nė shtėpitė tona. Jemi duke mobiluar ndėrkohė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt.E kemi marrė me nge. Ne jemi gjithė ditėn bashkė nė fund tė fundit...

    Njė bebe do ta mendonit para apo pas dasme?

    Pas martese. Pėr mua nuk ka kuptim njė martesė pa fėmijė. Qė do tė thotė, nėse ne vendosim qė tė martohemi, atėherė menjėherė do tė vijė edhe fėmija. Martesa eshte nje hap me shume ne jetet tona,pergjegjesi me e madhe dhe sigurisht nuk behet pa nje qellim.

    Duke qenė se jeni gjatė gjithė kohės nė punė bashkė me Ermalin. Cili nevrikoset mė shpesh. Hasni nė vėshtirėsi me njėri-tjetrin?

    Puna ka ulje-ngritjet e veta. Ka shumė kėnaqėsi kur bėhen p.sh udhėtimet e punės ne tė cilat ka shume lodhje por edhe shume kenaqesi ama duke qene se je gjithmone ne levizje duke pare vende te reja.Une Mund tė dukem e qetė por edhe nevrikosem shumė kur jam me tensionin e punės. Jemi njėsoj nė fakt, nuk ka dallim.Mbase ne pune nevrikoset mė tepėr ai qė ka pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr ate pergjegjesi qe i eshte ngarkuar.

    Sa kohė e lirė ju mbetet pėr tė dalė bashkė, jashtė agjencisė?

    Ne thuhet qė rrijmė bashkė gjithė ditėn por e kuptojmė pasi kanė kaluar disa ditė qė na kanė ikur pa pirė asnjė kafe me njėri-tjetrin jashtė agjencisė. Sepse dita kalon sė bashku por me punė.Megjithate rendesi ka qe e kapim situaten shpejt dhe organizojme dicka te momentit jashte agjencise.

    Nisur nga kėto, nė familje duhet tė jeni pak e pranishme apo jo?

    Po, e vėrtetė. Familja fatkeqėsisht mė sheh dhe e shoh shumė pak. Motra ime ėshtė e martuar dhe ka njė familje mė vete. Kam kontakte shumė tė shpeshta me ta por fizikisht shihemi mė pak, vetėm gjatė darkės pasi jam e zėnė gjatė gjithė ditės. U jam borxhlie per kohen e ikur qe nuk e kam kaluar mjaftueshem me ta por jam e lumtur qe prinderit e mi me kuptojne dhe per me teper me mbeshtesin ne punen qe bej.

    Marrėdhėnia me motrėn?

    Shumė e mirė do tė thoja, si shoqe. Ėshtė 7 vjet mė e madhe dhe gjithmonė ka qenė si pikė refermi pėr mua.Eshte nder personat e vetem fjalet e se ciles me bejne te mendohem 2 here.

    Aktiviteti mė i afėrt qė do tė shkoni pėr t’u zbavitur?

    Mezi po presim koncertin e Madonnės nė Budva. Kemi prenotuar biletat dhe do ta shohim live.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:33