BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Olti Xhezo: Jam nė kėrkim tė vajzės sė duhur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Olti Xhezo: Jam nė kėrkim tė vajzės sė duhur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/11/2009, 14:56

    Ai do tė mbahet mend gjithmonė. Ka qenė i pari mashkull qė ka marrė kurorėn e djalit mė tė bukur nė Shqipėri nė vitin 2000. Sot pas 9 vitesh nga ai moment Olti Xhezo ėshtė njė avokat nė kėrkim tė karrierės. Sapo ėshtė kthyer nga Londra, ku edhe ka mbarur masterin njėvjeēar pėr "Ligj Ndėrkombėtar Tregtar". Largimi nė Mbretėrinė e Bashkuar, pėrveē se njė mundėsi shkollimi, ka qenė edhe njė "arratisje" nga vėmendja dhe syri i njerėzve. Pas njė eksperience pune nė Ministrinė e Drejtėsisė, si Drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė, tani Olti ėshtė nė kėrkim tė njė provoje tjetėr nė fushėn e drejtėsisė.

    Por, duke qenė njė mashkull i pashėm, pėr tė nuk kanė munguar as ofertat televizive, duke qenė disa herė drejtues i njė sėrė spektaklesh, por nė kėto momente, televizioni ėshtė zhvendosur nė plan tė dytė, pasi Xhezo ka dėshirė t'i kushtojė pak mė shumė vėmendje tė ardhmes sė tij si jurist. Ndėrsa, pėr sa i pėrket marrėdhėnies me vajzat, ai tregon se ėshtė shumė pasionant dhe i pėrkushtuar kur behėt fjalė pėr njė lidhje. Duke vazhduar mė tej ai rrėfen se ėshtė nė kėrkim tė njė vajze qė ta durojė me tė mirat dhe tė kėqijat e tij, deri mė sot, nuk ka njė tė tillė. Nė njė intervistė pėr SH2-shin, ish-misteri na tregon gjithēka pėr jetėn e tij tė momentit.

    Olti Xhezo: Jam nė kėrkim tė vajzės sė duhur! Olti_xhezo_jam_ne_kerkim_te_va

    Sa po jeni kthyer nga Londra pas njė masteri, na shpjegoni pėr ēfarė ishte ky specializim dhe ēfarė mėsuat ju, nga shkolla atje, por edhe nga jeta sociale?
    E vėrtetė, s'ka dy muaj qė jam kthyer nga Londra (mua mė pėlqen ta quaj kryeqytetin e Evropės edhe pse jam i ndėrgjegjshėm qė po tregohem subjektivist) dhe pėrfundova studimet pas-universitare tė nivelit master LLM pėr Ligj Ndėrkombėtar Tregtar. Subjektet e trajtuara lidhen me tė Drejtėn e Konkurrencės, Legjislacion Bankar dhe Lėvizjen e Lirė nė Komunitetin Evropian. Ta mbyll me kaq, qė mos tė na mėrzitet lexuesi pa filluar akoma  nė aspektin social, mendoj se influenca ka qenė po aq e rėndėsishme dhe e paharrueshme, pasi tė tilla qytete qė ofrojnė hapėsira pafund pėr edukim, argėtim, kulturė dhe ekspansion mentaliteti, lėnė gjurmė tė thella jo vetėm nė kujtesė, por edhe nė perceptimin e sė ardhmes dhe kėndvėshtrimit mbi tė.


    Deri para se tė shkonit nė Londėr ishit pjesė e stafit tė Ministrisė sė Drejtėsisė si Jurist, po tani pas kthimit, jeni mė atje, apo po mendoni pėr diēka tjetėr?
    Deri para largimit kam qenė pjesė e stafit drejtues sė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe kam mbajtur pozicionin e Drejtorit tė Marrėdhėnieve me Jashtė dhe Publikun, duke asistuar Ministrin dhe institucionin nė marrėdhėniet me publikun e gjerė dhe institucionet e huaja homologe apo qė operonin nė fushėn e drejtėsisė. Ka qenė njė eksperiencė e bukur, por qė mendoj se ka ardhur koha pėr tė hedhur njė tjetėr hap, ndaj ky institucion nuk ėshtė mė nė fokusin tim profesional.


    Gjatė kohės sė qėndrimit nė vendin ku realizuat masterin, menduat pėr ndonjė moment: "Nuk po kthehem mė nė Shqipėri, mė mirė njė punė kėtu dhe je ok!?"

    Fatkeqėsisht e kam menduar disa herė tė vlerėsoj mundėsitė pėr tė zgjatur qėndrimin tim nė Mbretėrinė e Bashkuar, kryesisht pėr qėllime studimi tė avancuar dhe njė doktoraturė tė mundshme. Them fatkeqėsisht, sepse gjithmonė e kam projektuar tė ardhmen time nė Shqipėri dhe u ēudita dhe me veten kur fillova tė bluaj tė tilla mendime. Por, me sa duket, ėndrra Shqiptare ka filluar tė na shkėrmoqet para syve, dhe jo vetėm mua, por dhe plot idealistėve tė tjerė.

    Drejtėsia ėshtė njė fushė e gjerė dhe ka disa hallka nė tė cilat mund tė specializohesh dhe tė punosh, ju cilat specifika juridike ju pėlqejnė mė shumė? E shikoni veten, prokuror apo gjyqtar nė tė ardhmen?

    Ke tė drejtė, madje drejtėsia sot e mė tepėr po gjen pėrdorim nė ēdo fushė tė jetės, duke u lidhur pashmangshmėrisht me specifikat e secilės prej tyre. Nė kėtė aspekt, Londra duke qenė kryeqendėr financiare e Evropės dhe njė demokraci e vjetėr me institucione solide, mbetet njė indikator i mirė pėr tė bėrė zgjedhjen e duhur, pasi ajo lexon dhe pėrpunon mė shpejt informacionin mbi trendin e zhvillimit dhe detyrimisht tė jep mundėsinė tė nuhatėsh kush ėshtė nevoja e momentit. Personalisht, nuk e kam parė veten kurrė nė petkun e atyre qė japin drejtėsi, qofshin kėta gjyqtarė apo prokurorė. Natyra ime gjithmonė ka anuar drejt konsulencės, studimit tė anės rregullatore dhe avokatisė sė opinioneve ligjore. Nė kėtė kontekst, e gjej veten mė mirė nė institucione shtetėrore ose private, ku tė mund tė kontribuoj me ekspertizėn time mbi kuadrin ligjor, nė rastin konkret nė legjislacionin tregtar.

    Deri tani duket se dy kanė qenė pikat e tua tė forta, pamja e jashtme, pėr tė cilin dhe jeni vlerėsuar si misteri i parė shqiptar, por edhe puna juaj, pasi keni punuar nė njė institucion tė rėndėsishėm. Keni diēka tjetėr, njė pasion apo hobi qė e praktikoni shpesh dhe ėshtė shumė e rėndėsishme?

    Paraqitja e jashtme ėshtė njė aset ekstra qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr gjithkund vlerėsohet, por qė kurrsesi nuk prevalon pėrgatitjen profesionale. Nė ditėt e sotme avokatia ka nevojė jo vetėm pėr aftėsi profesionale, por edhe pėr elokuencė, diplomaci, forcė bindėse, paraqitje estetike e njė mori vlerash. Ndaj dhe paraqitja e jashtme ka ardhur koha tė marrė vendin qė meriton. Sportet mbeten njė pasion imi i pėrjetshėm.

    Olti Xhezo: Jam nė kėrkim tė vajzės sė duhur! Olti_xhezo

    Me kaq formim dhe njohuri sa kini, mund tė na thoni, a ka ligje tė mira Shqipėria dhe nė qoftė se ka diēka pėr t'u ndryshuar, cila ėshtė ajo?
    Unė mbetem njė jurist i ri dhe pasionant, por ligji dhe njohja e tij nuk kanė fund. Sidoqoftė, nėse do tė pėrmblidhja mendimin tim nė pak fjalė do tė thosha qė Shqipėria nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga mungesa e shtetit ligjor. Ne kemi ligje tė reja qė i referohen legjislacioneve me pėrvojė shumėvjeēare, por vuajmė mungesėn e kulturės ligjore dhe forcės implementuese. Pa i hyrė diskutimit qė ligjet nė Shqipėri kanė njė tendencė kohėt e fundit tė shndėrrohen nė mjete elektorale dhe afatshkurtėr, gjė qė pėrgjithėsisht vjen kundėr thelbit dhe qėllimit qė mbart njė mjet ligjor nė vetvete.

    Dashje pa dashje nė Shqipėri jeni njė njeri i njohur, gjatė kohės qė qėndruat nė Londėr, e konsideruat kėtė si njė "arratisje"; mė nė fund nuk mė njeh njeri, apo edhe aty... na tregoni ndonjė ndodhi?

    Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe i etur pėr thashetheme tė vogla, ēka tė lė tė kuptosh qė dhe njerėzit nė shumicėn e rasteve janė mendjevegjėl. Nė kėtė pikėvėshtrim, kam qenė i lumtur nė Londėr qė gjithsecili respektonte lirinė dhe privatėsinė e njėri-tjetrit dhe gjithsecili i promovonte kėto vlera nė njė mėnyrė apo njė tjetėr.

    Londra ishte edhe njė shkėputje nga televizioni, tani qė jeni kėtu do tė riktheheni?

    Londra ishte njė shkėputje nga gjithēka nė fakt. Televizioni? Nuk e di tė them tė drejtėn, mė duhet tė marr disa vendime tė rėndėsishme pėr tė ardhmen time dhe fatkeqėsisht televizioni nuk qėndron nė faqet e para tė axhendės.

    Nėse do tė duhet tė zgjidhje midis punės sė Juristit dhe televizionit, cila do tė ishte mė e preferuara?

    Absolutisht profesionin e juristit dhe pėr kėtė nuk kam mė asnjė pikė dyshimi, madje dhe ditėt e fundit kam bėrė zgjedhje qė kanė konfirmuar kėtė bindje timen qė sa vjen e forcohet.

    Jeni shprehur dikur qė koha nuk mė lė tė kem tė dashur dhe t'i kushtohem asaj, tani qė ndoshta jeni nė i lirė, ėshtė njė vajzė pranė jush, nėse mund tė na zbuloni diēka rreth saj?

    Koha nuk ėshtė asnjėherė e mjaftueshme, ēėshtja ėshtė se ēfarė vendosim prioritet nė jetėn tonė tė pėrditshme, ky ėshtė mendimi im. Vajzė pranė meje? Ende nuk kam gjetur njė tė tillė qė dhunshėm apo natyrshėm (quajeni si tė doni) tė okupojė ditėn time e tė ridimensionojė radhėn e prioriteteve . Nejse, ėshtė ende shpejt pėr tė folur, por besoj qė do tė dalė njė femėr qė do tė mė durojė me gjithė tė mirat e tė kėqijat qė kam

    Duket si i keni plotėsuar gjėrat mė elementare nė jetė, ka Olti ndonjė plan pėr fejesė apo martesė dhe si e mendon atė?

    Plan pėr martesė pa diskutim qė kam. Familja mbetet njė koncept i shenjtė qė unė mezi pres ta ndaj me njė person tė cilit mund t'i besoj gjithēka. Patjetėr qė do tė ndodhė, sapo tė vijė personi dhe momenti i duhur.

    Cila ėshtė ajo gjė qė tė bie menjėherė nė sy te njė femėr?

    Boooh, shumė gjėra, mos mė pyet mė mirė. Sa mė shumė kalon koha aq mė sqimatarė bėhemi, do tė ngelim pa martuar kėshtu si e kemi nisur mė duket.

    Po te ty, cila ėshtė ajo gjė qė femrat pėlqejnė mė shumė?


    Ato thonė sytė, unė them shikimi. Ato thonė trupi, unė them qėndrimi. Ato thonė manierat, unė them kultura, e kėshtu me radhė. Vendos ti si tė duash .

    Jeni tip i qėndrueshėm nė njė marrėdhėnia apo...?

    Jam natyrė e vėshtirė, por pasionante. Nėse ka njė marrėdhėnie jam i qėndrueshėm.

    Bėni shumė dhurata, nėse po, cila ėshtė ajo e fundit qė keni bėrė?

    U bėj dhurata personave pėr tė cilėt ndjej vėrtet, qofshin familjarė apo miq. Dhuratat e fundit qė kam bėrė dhe qė mė vijnė nė mendje kanė qenė pėr familjen time kur jam kthyer nga Londra.

    Po mė e shtrenjta?

    Dhurata mė e shtrenjtė? Pėrkushtimi.

    E konsideron vetėn "sex simbol" shqiptar?

    Do tė mė pėlqente, por e di qė nuk jam i tillė. Besoj jam njė personazh qė nė kompleksitetin e tij ėshtė tėrheqės.

    Si e keni pėrjetuar tė qenit djali mė i bukur nė Shqipėri dhe qė pėr mė tepėr ishe i pari qė mbaje kėtė status?

    Ka qenė njė eksperiencė e bukur nga ato qė rrallė tė ndodhin nė jetė, duke gjykuar nga dimensionet qė marrin nė njė vend tė vogėl siē ėshtė Shqipėria. Njė zgjedhje e bėrė, me gjithė tė mirat e tė kėqijat e veta. Por, nuk rri ta mendoj gjatė, koha nuk kthehet mbrapsht.

    Ku do ta shohim Oltin tani, cilat janė planet e tua?

    Oltin si gjithmonė do tė vazhdoni ta shihni zyrave tė institucioneve mes letrave e debateve legaleve, nė auditorėt e universitetit, herė si lektor e herė si dėgjues, nė fushat e sportit dhe rrugėve tė Tiranės, bashkė me tė gjithė miqtė e tij tė pėrhershėm. Pas ekranit, nuk i dihet, por dhėntė Zoti jo nėpėr rubrikat e thashethemeve

      Ora ėshtė 2/5/2024, 02:20