BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dazina Zeiqir: "‘Amazing Girl’, videoklip pėr shije tė publikut"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dazina Zeiqir: "‘Amazing Girl’, videoklip pėr shije tė publikut"

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/11/2009, 15:10

    Dafina Zeqiri ėshtė kėngėtarja qė brenda njė kohe tė shkurtėr arriti tė korrė suksese tė njėpasnjėshme me kėngėt e saj. Ajo sė fundi ka lansuar nė treg kėngėn “Amazing Girl”, sė cilės ia ka pėrgatitur edhe videoklipin. Dafina ndihet e kėnaqur me kėtė projekt, ngase ka punuar shumė nė tė dhe thotė qė videoklipi ėshtė punuar shumė mirė dhe e veēon nga tė gjitha klipet paraprake. Pėr mė shumė rreth kėtij projekti flet Dafina.

    Dazina Zeiqir: "‘Amazing Girl’, videoklip pėr shije tė publikut" Dazina_zeiqir_amazing_girl_vid

    Na flisni diēka rreth projektit tė fundit?

    Sė fundi kam lansuar kėngėn dhe videoklipin e kėngės “Amazing Girl”. Kam punuar shumė nė kėtė projekt dhe tani pres suksese.

    Tekst pak mė ndryshe

    Sa jeni e kėnaqur me kėtė projekt?

    Jam shumė e kėnaqur, shpresoj qė edhe publiku tė ndahet i kėnaqur me kėtė kėngė.

    Me kė e pėrgatitėt kėtė kėngė?

    Kam bashkėpunuar me producentin Enis Presheva, dhe mė ka pėlqyer muzika shumė. Vendosa ta bėj njė tekst pak mė ndryshe, kėshtu qė ia lashė pėrsipėr Ledri Vulės tė ma shkruajė tekstin. Pra, teksti ka dalė ashtu siē e kam paramenduar unė mė parė. Ndėrsa muzikėn apo vijėn melodike e ka realizuar Stine.

    Me ēfarė tematike ėshtė kėnga dhe ēfarė zhanri ka?
    Kėnga “Amazing Girl” ėshtė e zhanrit RnB. Ndėrsa tema e kėngės ėshtė pak mė ndryshe prej teksteve tė tjera qė i kam pasur deri mė tani.

    Mendoni se kėnga do tė pėlqehet nė publik?

    Shpresoj se publikut tashmė u ka pėlqyer kėnga, ngase nė festivalin “Polifest 2009” e mora prapė ēmimin i publikut. Prandaj besoj qė publiku e ka pėlqyer kėngėn, meqė mė dha kėtė ēmim.

    Kėngės ia keni realizuar edhe videoklipin, me kė bashkėpunuat?

    Videoklipin e kėngės e ka realizuar produksioni “Entermedia”, kėtu edhe na ka ndihmuar “Zero Pozitive”, tė cilėt i falėnderoj shumė. Pėr dukjen time nė kėtė videospot ėshtė pėrkujdesur Vjosa , salloni “Angel”. Stylingun “4ID” dhe frizurėn salloni “Vogue Hair”. I falėnderoj tė gjithė pėr kėtė bashkėpunim tė mirė.

    Sė bashku me tė dashurin

    Sa jeni e kėnaqur me kėtė klip?

    Me produksionin dhe bashkėpunėtorėt e tjerė nė videoklip jam ndarė shumė e kėnaqur. Besoj qė ėshtė videoklipi mė i mirė qė e kam realizuar deri mė tani.

    Dazina Zeiqir: "‘Amazing Girl’, videoklip pėr shije tė publikut" Dafina_zeiqiri

    Meqė thoni se ėshtė klipi mė i mirė deri mė tani qė e keni realizuar, cilat janė veēoritė?

    Mua mė pėlqen shumė pjesa e vallėzimit, sepse kam pasur njė koreograf tė Amsterdamit, i cili ka bashkėpunuar me artistė shumė tė njohur botėrorė, emrin e ka Louis Warnig. Kėto janė disa nga veēoritė e videoklipit tim.

    Keni nisur pėrgatitjet pėr projektet e festave tė fundvitit?

    Ende jo, por besoj qė sė shpejti do tė fillojmė, meqė po u afrohemi festave tė fundvitit.

    Si po ecėn lidhja juaj nė dashuri?
    Momentalisht jam me tė dashurin, lidhja jonė po ecėn pėr mrekulli.

    Cilat janė planet pėr tė ardhmen?

    Planet e mia janė pėr tė realizuar njė videoklip nė Australi, dėshiroj qė atje ta xhiroj klipin. Ndėrsa nė plan tė dytė kam realizimin e albumit mė tė ri, qė pres ta lansoj nė verėn e vitit tė ardhshėm 2010.

    Dazina Zeiqir: "‘Amazing Girl’, videoklip pėr shije tė publikut" Dafina_zeiqiri_1

    Dazina Zeiqir: "‘Amazing Girl’, videoklip pėr shije tė publikut" Dafina_zeiqiri_2

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:24