BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vedat Ademi i martuar me tironse!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vedat Ademi i martuar me tironse!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/11/2009, 15:14

    Vedat Ademi, kėngėtari kosovar i muzikės "live" nė Tiranė, rrėfen martesėn e tij nė Shqipėri, pėrgatitjet pėr albumin tė parė dhe se si e sfidon natėn me anė tė kėngės

    Vedat Ademi i martuar me tironse! Vedat_ademi_i_martuar_me_tiron

    Vedati ėshtė njė nga zėrat mė tė dėgjuar tė netėve nė Tiranė. I ardhur nga Kosova, duket se ai ka gjetur terrenin e pėrshtatshėm jo vetėm pėr tė kėnduar, por edhe pėr... t'u martuar. Atė ėshtė e vėshtirė ta takosh nė pjesėn e parė tė ditės, pasi pėr njė njeri qė punon natėn kjo kohė ėshtė vetėm pėr gjumė.

    Gjithmonė sportiv, jo vetėm nė tė veshur, por edhe nė tė folur. Me Shqipėrinė, e mbi tė gjitha mė kryeqytetin ka njė lidhje tė veēantė, sepse kėtu ka gjetur edhe personin qė, tashmė, ėshtė bashkėshortja e tij.

    Sa ka shkelur pėr herė tė parė nė Tiranė, njė vajzė ia ka "marrė" mendjen djalit me shije tė veēanta muzikore. Dhe nė fakt nuk zgjati shumė dhe gjithēka, tashmė, ėshtė certifikuar nė gjendjen civile. Profesioni i saj nuk ka lidhje me muzikėn, por pėrsėri i kanė gjetur telat e lidhjes sė tyre.

    Vedat, u bė kohė qė nuk ju shohim nė ekran, cilat janė angazhimet tuaja tė momentit?

    Pėr momentin po merrem me kėngėt dhe pėrgatitjen e albumit tim tė parė, i cili normalisht do kohėn e vet. Duhet angazhuar tamam, sepse shpesh herė ndryshojnė edhe idetė. Ndėrsa nė fillim tė vitit shpresojmė tė jemi sėrish tek "E diell" me atė formulėn e vjetėr me sfidėn e kėngėtarėve. Stili i albumit besoj do tė mbetet brenda natyrės sime, do tė jetė i atij pop-rrok.

    Nė Tiranė ju njiheni mė tepėr si kėngėtari i tė kėnduarit "live" nė lokale tė ndryshme apo jo?

    Po, ėshtė e vėrtetė, puna ime kryesore ajo ėshtė, por nė kėtė iniciativė nuk jam vetėm, pasi kam edhe njė grup qė jo vetėm ēdo fundjavė, por duke filluar nga e marta performojmė, duke kėnduar nė lokale tė ndryshme nė Tiranė, dhe jo vetėm...

    Ka lidhje me muzikėn profesioni i bashkėshortes suaj?

    Profesioni i saj ėshtė ekonomiste dhe tani punon menaxhere te kartat e identitetit. Por, edhe shkruan tekste. Edhe ajo vjen nga njė familje muzikantėsh, babin e vetė e ka kompozitor, vėllain, po ashtu.

    Ajo ėshtė shqiptare nga Shqipėria, si jeni njohur ju tė dy?

    Ishte viti 2003 kur kam ardhur sė bashku me disa miq tė mi aktorė nė Tiranė, ata vinin pėr njė shfaqje kėtu. Dhe kur erdhėn, takuan njerėzit ku kishin ndenjur gjatė periudhės sė luftės, e cila ishte familja e bashkėshortes sime. Aty u takuam. Qė nė momentin e parė kuptuam se mes nesh mund tė kishte diēka, ajo ishte shumė e kėndshme nė prezantim dhe vazhduam tė takoheshim normalisht.

    Arsyeja qė unė vija shpesh nė Tiranė ishte Dorela, por qė mė pas unė pata fatin tė filloja punė nė Top Show dhe kėshtu gjithēka rrodhi normalisht, nė kėtė mėnyrė unė krijova dhe mė shumė kontakte me njerėzit, pasi puna dhe zemra ime tashmė ishin kėtu.

    Ju ka shėrbyer "Top Show" si njė trampolinė pėr promovimin tuaj?

    Para se tė vija nė "Top show" kam pasur njė grup nė Kosovė, me te cilin luaja muzikė live dhe ndodhi shumė spontanisht qė unė erdha kėtu.

    Jeni shpėrngulur pėrfundimisht nė Shqipėri?

    Pėr momentin jam shumė mirė kėtu, me punė me angazhime. Pėr mua nuk ka shumė rėndėsi ku jetoj, nė Kosovė nė Shqipėri apo Amerikė. Aty ku do tė ndihemi mė mirė, ne aty edhe do tė jetojmė. Tani jam nė Tiranė.

    Ju mungon Prishtina?

    Sigurisht, unė madje jam shumė i lidhur me familjen. Nė fillim e kam pas pak tė vėshtirė, por u ambientova shumė shpejt. Njė herė nė tre javė apo nė muaj iki dhe rri dy apo tre ditė.

    E kishit mendar para se tė njihnit Dorelėn se njė ditė do tė martoheshit me njė vajzė nga Shqipėria?

    Nuk e kisha menduar, por nuk e kam pasur problem. Por me thėnė tė drejtėn vajzat kėtu gjithmonė mė kanė pėlqyer e tėrhequr. Kanė njė tė folur mė tė butė dhe mė interesante se sa ato kosovare. Pas tre vjet e gjysmė njohjesh erdhi edhe dasma, para njė viti. U bė kėtu edhe nė Kosovė, atje me familjen edhe kėtu me miqtė.

    Po te bashkėshortja juaj ēfarė ju ka pėlqyer?

    Nė radhė tė parė mė ka pėlqyer mėnyra e prezantimit tė saj qė nė momentin e parė. Qėndrimi, biseda qė kemi bėrė pėr herė tė parė, kėto si fillim.

    Ju kritikon?

    Po, ėshtė njė kritike e mirė, ka edhe vesh muzike, shumicėn e herėve i thotė gjėrat tamam me vend.

    Para se tė lidheshit, ishte muzika njė nga pikat e saj tė dobėta qė ju ndihmoj ju ta bėnit pėr vete?

    Nuk e besoj. Ka qenė njė periudhė qė ajo nuk dinte shumė pėr mua. Kur erdhi nė Kosovė, atėherė e ka parė, ne thjesht kemi pėlqyer njėri-tjetrin, si jemi ndėrtuar si njerėz.

    Ku ndryshon muzika shqiptare nga ajo kosovare?

    Nuk mund tė them se ka ndonjė ndryshim tė madh. Gjithsesi, nė Kosovė rroku, apo pop-rroku u zhvilluan mė herėt. E kemi pasur kėtė mundėsi mė parė se Shqipėria, sė cilės i ka ardhur mė vonė. Kosova ėshtė disa pikė mė pėrpara nė muzikė.

    Ju jep tė ardhura tė mira kjo punė?

    Tė ardhurat janė tė mira, por, duke marrė parasysh lodhjen, mundin dhe ngarkesėn, nuk ėshtė se paguhemi tamam. Por, mjaftojnė sa pėr tė investuar pėr kėngėt tona dhe pėr tė jetuar.

    E keni ndjerė qė nė Shqipėri jeni shumė i pėlqyer?

    Po, duke pasur parasysh qė unė punoj dhe lokalet ku shkoj kėndoj janė goxha tė frekuentuara, e kam vėnė re. Kjo sigurisht mė ka ndihmuar dhe me ka dhėnė njė farė vetėbesimi, por qė asnjėherė nuk e kam marrė pėr tė mė hipur vetja nė qejf. Jam me kėmbė nė tokė dhe dua tė bėj shumė mė tepėr nga ē'kam bėrė deri tani.

    Keni njė ambicie pėr muzikėn, ku doni tė arrini, veē albumit?

    Unė e kam shumė pasion muzikėn. Jam rritur me tė dhe kam filluar tė kėndoj qė i vogėl nė aktivitet e shkollės. Nuk e kam menduar ndonjėherė veten tė kėndoj play-back, tė bėj njė album e tė mos kėndoj live.

    E bėj me qejf kėtė punė, pavarėsisht se lodhem. Nuk kam mundur tė vazhdoj shkollėn e muzikės pėr shkak tė situatės sė vėshtirė qė ishte nė Kosovė nė atė kohė. Jetoja nė Mitrovicė dhe shkollė muzike ka pasur vetėm nė Prishtinė, e fitova konkursin, por qė tė shkoja vetėm atje nė atė moshė ishte pak e vėshtirė, familja ime nuk pranoi.

    Mė pas fitova Gjuhė-Letėrsinė dhe nuk jam pishman. Kam shtatė vjet qė merrem me muzikė "live" dhe kjo ka ndihmuar nė zhvillimin tim profesional.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 05:19