BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sė shpejti nė Hollywood!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sė shpejti nė Hollywood!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/12/2009, 10:20

    Sė shpejti nė Hollywood! Blerim10


    Nė kėtė fillim dhjetori ai do tė shfaqet nė premierėn e filmit belg “Dossier K”, ku interpreton njė nga rolet kryesore. Ėshtė i bukur, i adhuruar nga femrat dhe tani mjaft i suksesshėm nė kinema. Ambiciet e tij shkojnė deri nė Hollywood, ku ai pritet tė zhvendoset pėr tė jetuar . Sigurisht, suksesi i tij me “Get Low”, qė u prezantua nė Festivalin e Torontos, ėshtė edhe njė shtysė pėr aktorin kosovar. Nė kėtė intervistė pėr “Bluetooth”, aktori Blerim Destani tregon mė tepėr se kaq...

    Filmi juaj “Get Low” u prezantua nė Festivalin e Torontos. Vetė nuk keni qenė prezent, por cilat janė komentet dhe opinionet qė keni marrė pėr tė?
    Nuk isha prezent nė premierėn botėrore pėr shkak se isha nė fazėn pėrgatitore tė filmit mė tė ri timit “Die Wanderhure”, xhirimet e tė cilit sapo i pėrfunduam. Kuptohet qė tė gjitha komentet dhe opinionet mė janė pėrcjellė. Padyshim, ishte njė sukses i madh, qė pas projeksionit ishte pėrcjellė edhe me duartrokitje frenetike nga tė pranishmit nė skenė. Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek janė mbajtur gjatė skenė me duartrokitje. Filmin e shoqėruan edhe shumė vlerėsime nga producentėt, por ajo qė mė sė shumti ishte pėrfolur nga kolegėt ishte se “Robert Duvall pas njė kohe tė gjatė kthehet nė ekranet e kinemave me njė rol kryesor duke e rishfaqur madhėshtinė e tij”. Sė shpejti priten edhe prezantimet e filmit nė Evropė, ku edhe unė do tė jem pjesėmarrės nė prezantimin e filmit.

    Ky film ishte njė prodhim Hollywood’i. Ėshtė ky njė hap qė do tė drejtojė tashmė rrugėn tuaj pėr nė Hollywood?

    Pėr secilin aktor, nė ēdo cep tė botės, Hollywoodi ėshtė ėndrra dhe pikėsynimi i tij. Unė jam i lumtur qė pata rastin tė jem i angazhuar nė njė projekt tė tillė dhe qė m’u dha rasti tė kem bashkėpunim me yje tė kategorisė mė tė lartė tė kinematografisė. Kuptohet qė nga ky bashkėpunim i imi pėrfitova edhe miqėsi tė reja dhe pėr momentin jam duke shqyrtuar disa oferta tė tjera. Kėshtu qė nė fillim tė vitit 2010 do tė qėndroj disa muaj nė L.A.

    Si do ta pėrkufizonit Hollywood’in dhe ēfarė synimesh keni ju si aktor nė lidhje me tė?

    Ėshtė diēka pėr tė cilėn secili ka pėrfytyrimin e vet dhe mirė qė ėshtė kėshtu. Unė, kuptohet, po ashtu. Ajo qė unė e kam si pikėsynim ėshtė tė vendos ura tė shėndosha bashkėpunimi. Pasi atje gjendet industria kryesore e kinematografisė. Atė industri e udhėheqin studiot e mėdha, qė do tė thotė producentėt. Atje producentėt, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, prodhojnė filma. Dhe, ashtu siē ėshtė nė ēdo industri, prodhimi e ka edhe tregun e vet ku duhet tė plasohet. Mendoj se ajo qė unė posedoj mund dhe duhet tė bėhet pjesė e asaj industrie kinematografike.

    “Koha e Kometės” ėshtė njė film qė u prit me sukses nė Shqipėri, ashtu si edhe performanca juaj. Ju vetė si do ta komentonit atė rol, atė film dhe a jeni i kėnaqur me vlerėsimet qė keni marrė?

    Padyshim qė “Koha e Kometės” ishte film i suksesshėm, qė nė tė vėrtetė ishte edhe sukses i imi. Jam shumė i kėnaqur me vlerėsimet qė kam marrė, pasi pas dy filmave paraprakė qė kisha realizuar, roli i Shestanit tek unė rumbullakėsoi njė cikėl tė pėrvojės sime tė atėhershme.

    A do tė udhėtoni me kėtė film nė ndonjė tjetėr festival?


    Filmi vazhdon jetėn e vet nėpėr festivale ndėrkombėtare. Pas prezantimit nė Montreal kishte vlerėsime shumė tė mira dhe tani presim qė distribuimi i tij tė vazhdojė edhe mė tej.

    Keni oferta nga regjisorėt shqiptarė dhe konkretisht do tė vazhdoni tė bashkėpunoni me Fatmir Koēin?

    Kam pasur disa oferta, por fatkeqėsisht terminet e mia ishin shumė tė ngjeshura dhe nuk munda tė realizoj ndonjė bashkėpunim. Me Fatmir Koēin ndoshta do tė vazhdojmė bashkėpunimin, por kjo nuk varet vetėm nga dėshira jonė pėr bashkėpunim, e cila nuk mungon, por edhe nga kushtet qė i diktojnė produksionet.

    Me cilėt prej aktorėve shqiptarė keni miqėsi dhe cili ėshtė opinioni juaj pėr aktorėt shqiptarė?

    Kam miqėsi me shumė aktorė, por nuk dua tė pėrmend emra, pasi nuk dua tė krijohen shtigje pėr keqkuptime. Nė pėrgjithėsi mendoj se aktorėt shqiptarė kanė njė potencial tė mjaftueshėm pėr tė qenė pjesė e njė kinematografie edhe mė tė rėndėsishme sesa pėr momentin ėshtė kinematografia shqiptare.

    Cili ėshtė idhulli juaj nė kinematografinė botėrore dhe atė shqiptare?

    Bekim Fehmiu pėr mua ka qenė dhe ėshtė inspirim i pashtershėm. Ai ishte artisti i parė dhe i vetmi nė ato pėrmasa qė vlerat tona i ngriti nė nivel aq tė lartė dhe pėr mua ėshtė njė udhėrrėfyes i mirėfilltė.

    Cila ėshtė ėndrra juaj, me cilin nga regjisorėt dhe aktorėt hollivudianė do tė donit tė bashkėpunonit?

    Zakonisht ėndrrat dhe dėshirat nė shumicėn e rasteve janė mbi realitetin, por ato janė edhe motori qė pėrherė na shtyn pėrpara. Do t’i pėrgjigjem vetėm gjysmės sė pyetjes suaj, do kisha dashur tė luaj bashkė me Sean Penn, pasi lista e regjisorėve ėshtė shumė e gjatė.

    Cili ėshtė filmi juaj i fundit qė keni parė dhe cila ėshtė pėrshtypja juaj pėr tė?

    Shoh shumė filma, tani pres me padurim, nė fillim tė dhjetorit, tė shoh premierėn e filmit belg “Dossier K”, ku luaj njė nga rolet kryesore.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:12