BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eurovisionin" nuk e kam kuriozitet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eurovisionin" nuk e kam kuriozitet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/12/2009, 09:27

    Anjeza ishte e vetmja kengetare shqiptare qe e plasoi Shqiperine me se larti ne renditje, ne poziten e tete, duke e quar dy here ne finale, ne vitin 2004, perkatesishte 2005. Kete vit ajo vjen me nje kenge te titulluar "Pasqyre e vetvetes" te kompozuar nga kompozitori i njohur, Sokol Marsi, me te cilen pretendon te ngjitet edhe njehere ne skenen e "Eurosongut".

    Eurovisionin" nuk e kam kuriozitet! Eurovisionin_nuk_e_kam_kuriozi

    Kengetarja simpatike nga Tirana, Anjeza Shahini kete vit konkuron pas kater vjetesh ne festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, nga i cili festival, kenga fituese plasohet direkt ne perfaqesimin e Shqiperise ne festivalin europian te kenges "Eurovision". Anjeza ishte e vetmja kengetare shqiptare qe e plasoi Shqiperine me se larti ne renditje, ne poziten e tete, duke e quar dy here ne finale, ne vitin 2004, perkatesishte 2005. Kete vit ajo vjen me nje kenge te titulluar "Pasqyre e vetvetes" te kompozuar nga kompozitori i njohur, Sokol Marsi, me te cilen pretendon te ngjitet edhe njehere ne skenen e "Eurosongut".

    Anjeza, hera e fundit nė skenėn e festivalit ishte para 4 vitesh. Pėrse ke munguar?

    Kjo kohė mė ėshtė dashur pėr tė qenė gati pėr tė marrė pjesė nė festival. Pėr arsye se i jap shumė rėndėsi Festivalit tė Kėngės, publikut qė mė mbėshtet dhe para tij dua tė jem e bindur pėr atė qė sjell.
    Koha qė nuk kam marrė pjesė mė ka shėrbyer pėr tė qenė mė pranė publikut me kėngė tė reja, album, apo videoklipe.
    Albumi “Erdhi Momenti”, publikuar vjet nė verė, si dhe dy kėngėt qė e pėrfaqėsuan atė “Erdhi Momenti” dhe “Lot Pendimi” qė janė edhe videoklipe, janė rezultat i asaj kohe pushimi qė kam bėrė, ndėrsa festivalet i lashė pak pas dore.
    Nuk kam vendosur ndonjėherė nėse do tė marr ose jo pjesė nė festivale, kėsaj nuk i dihet asnjėherė. Jam gjithmonė e mendimit qė kurrė tė mos thuash kurrė. Erdhi njė kėngė e mirė, qė unė e ndjeva dhe pranova tė merrja pjesė kėtė vit.

    Eurovisionin" nuk e kam kuriozitet! Anjeza_shahini

    Me kėngė tė mirė ēfarė do kuptojmė?

    Do tė thotė qė unė ndihem gati pėr ta kėnduar atė. Ėshtė e pėrshtatshme pėr vokalin tim, pėr ndjesitė e mia, njė emocion qė tė vjen. Ėshtė njė kėngė qė mė bėn tė ndihem komfort nė skenė.
    Kam atė emocionin qė sa herė e kėndoj, jap ēfarė mundem nga vetja. Njė emocion qė gjithmonė dua ta kem kur dua tė kėndoj njė kėngė, sidomos kur bėhet fjala pėr konkurse, festivale, pėrndryshe nuk i jap rėndėsinė e duhur dhe nuk mė jep kėnaqėsi.

    Po kompozitori Sokol Marsi pėrse ta besoi ty kėtė krijim?

    Di qė ėshtė nisur tė bėj njė kėngė tė bukur pėr festival dhe nė momentet e para qė ka nisur tė krijojė muzikėn ka
    menduar qė kėto nota mund tė mė shkonin mua pėr shtat.
    Fjalėt e tij ishin: “Kjo kėngė mund tė marrė atė zhvillim qė unė mendoj vetėm duke qenė e pėrshtatshme pėr ty”. Kėshtu nisi bashkėpunimi, filluam me notat e para dhe ēdo gjė ėshtė duke u bėrė bashkė, nė grup.

    Njė mendim i parė pėr titullin e kėngės ėshtė “Pasqyrė e vetvetes”. Si shihet Anjeza nė kėtė pasqyrė?

    Ėshtė e lidhur shumė me gjendjen shpirtėrore tė momentit. Nė momentin qė ndihem mirė, edhe me pak fare “make up” mė duket vetja mirė, por kur nuk jam nė gjendje tė mirė shpirtėrore, nuk bėn asgjė pasqyra pėr ta rregulluar atė.

    Ndėrsa po flasim pėr festivalin, je nė orėn e lirė tė pushimit. A mjafton koha pėr tė qenė nė rregull me tė dyja?

    Nuk do ta quaja njė vėshtirėsi shumė e madhe sepse qė kur kam muzikėn, kam qenė gjithmonė nė shkollė, qė nė gjimnaz.
    Dita i ėshtė kushtuar gjithmonė shkollės, kurse pasditja, ose netėt speciale i kushtohen muzikės. Nė momentet qė nuk jam nė shkollė, ose nuk kam ndonjė aktivitet gjatė ditės, ndjej mungesė, nuk organizohem dot. Shkolla mė organizon mė tepėr momentin, nesėr do tė jetė puna, nuk i dihet. Nuk mė krijon vėshtirėsi, pėrkundrazi mė jep njė rregull nė ditėn time.

    Eurovisionin" nuk e kam kuriozitet! Anjeza_shahini_1

    Gjendet gjithmonė kohė pėr prova?

    Gjithmonė kohė nuk gjendet, madje ajo ėshtė shumė e shkurtėr, por mundohem tė mos humb asnjėrėn nga tė dyja. Sikur tė ishin aktivitetet muzikore mė tė ngjeshura sesa kaq, sigurisht qė do tė kishte qenė mė e vėshtirė.
    Muzika nė Shqipėri akoma nuk ėshtė nė stadin qė tė punohet ēdo ditė dhe ka ēdo ditė aktivitete tė programuara nga mė parė. Ēdo gjė vjen surprizė. Nuk ka njė program muzikor tė caktuar dhe unė mendoj qė ky ėshtė ai ēengeli ku ka mbetur varur pjesa menaxhuese artistike.

    Ēfarė hapėsire i ofrohet artistit tė ri?

    Hapėsirat e vetme, pėrveē festivaleve qė dihet se ku janė, pėrveē bėrjes privatisht tė ndonjė albumi, koncertet janė gjithmonė nė varėsi tė organizatorėve. Ne jemi akoma tė paorganizuar.

    E ke synim Eurosongun kėtė vit?

    Ėshtė shumė herėt pėr tė folur. Pjesėmarrja ime kėtė vit, vjen si pasojė e asaj qė unė dua tė jem nė skenėn shqiptare pėrpara atij publiku qė mė pyet shpesh dhe dua tė sjell njė emocion tė ri.
    Hera-herės e ndjej dėshirėn pėr tė kėnduar nė atė skenė. Kjo ėshtė arsyeja mė e madhe dhe ambicia ime kryesore: qė tė dal sa mė mirė nė festival dhe tė kėnaq atė publik i cili mė pret.
    Ndėrsa “Eurosong”-u pėr mua nuk ėshtė mė njė kuriozitet sepse pėr fat tė mirė e kam kaluar, por maksimumi do tė ishte njė ambicie mė tepėr, nėse do ta meritoja plotėsisht, por fare plotėsisht, sigurisht qė do ta kisha dėshirė. Por vetėm nė atė pikė.

    Pėrse ka rėndėsi pjesėmarrja nė Festivalin e Dhjetorit?

    Bėhet fjalė pėr Festivalin Kombėtar tė Muzikės sė lehtė dhe kjo ėshtė arsyeja kryesore pse unė nuk kam asnjėherė dėshirė ta braktis atė, derisa t’i pėrmbahet kėsaj formule tė paktėn.
    Ėshtė njė aktivitet qė ne e kemi traditė prej shumė vitesh, ėshtė pėr t’u vlerėsuar dhe me sa mundėsi tė kemi tė kontribuojmė me kėngė tė muzikės sė lehtė shqiptare, mė mirė do tė ishte.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 10:12