BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Juliana Pasha: Ju tregoj dashurinė time me kitaristin e grupit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Juliana Pasha: Ju tregoj dashurinė time me kitaristin e grupit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/12/2009, 09:57

    Juliana Pasha: Ju tregoj dashurinė time me kitaristin e grupit! Juljan10

    Juliana Pasha, rrėfen dashurinė e saj me Altinin, historia e njohjes sė tyre qė i ēoi deri nė martesė. Njė nga zėrat mė tė suksesshėm tė muzikės shqiptare nė njė intervistė pėr SH2-shin.

    Kėngėtarja e Natės


    Para 9 vitesh, kur do tė bėnte provėn e parė me grupin e saj muzikor, as qė nuk i kishte shkuar nė mend qė do tė martohej pikėrisht me kitaristin e kėtij grupi. Ajo, duke kėnduar, ndėrsa ai e shoqėroi me kitarė.

    Tė dy u mahnitėn nga talenti i njėri-tjetrit dhe ranė nė dashuri me cilėsitė e tyre dhe jo me pamjen. Tė kėnduarit netėve nė Tiranė, nė ato vite, pėr Julian Pashėn bėri qė dashuria mes saj dhe Altinit tė merrte formė.

    Tani, pas nėntė vitesh, ata jetojnė nė njė shtėpi tė tyren nė njė nga lagjet mė tė reja tė kryeqytetit dhe vazhdojnė pėrsėri si dikur... Juliana duke kėnduar dhe Altini duke shpėrndarė tinguj me anė tė gishtave qė veprojnė me mjeshtėri mbi telat e kitarės sė tij. Nė njė intervistė pėr SH2-shin, Pasha rrėfen dashurinė e saj dhe dėshirėn e madhe pėr tė pasur njė fėmijė. Jetėn prej njė amvise tė talentuar dhe pasionin pėr tė kėnduar "live".

    Juliana, si fillon njė ditė pėr ju?

    Zgjimi ėshtė nė ora tetė. Ndėrsa kur jam e lodhur nga puna, mė vonė, nga ora 10-11. Bėj disa rregullime nė shtėpi dhe pėrcjell burrin pėr nė punė (qesh), pasi ai me profesion ėshtė kitarist dhe punon nė Qendrėn Kulturore tė Tiranės.

    Pastaj merrem me punėt e shtėpisė, bėj drekėn. Jam shumė e pasionuar pas gatimit. Kjo periudha e festave mė frymėzon akoma mė shumė pėr tė gatuar, por nga ana tjetėr nuk mė del koha, pasi doja tė bėja shumė gjera.

    Mė thatė qė pėr shkak tė punės, zgjoheni vonė, e keni fjalėn pėr tė kėnduarit nė lokale natė nė Tiranė?

    Po, kėndoj nė dy-tre lokale nė Tiranė, tė enjten tė premten dhe tė shtunėn.

    Ju njiheni si kėngėtare e tė kėnduarit "live", pse tė pėlqen kjo gjė?

    E para, mė mban nė formė. E dyta, mė pėlqen tė kėndoj kėngėt e kėngėtarėve tė mėdhenj. Pastaj, ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė jetese, siguron goxha tė ardhura. E kam pėr zemėr kėtė lloj pune dhe nuk mund tė tėrhiqem tani nga muzika "live".

    E ndjeni veten tė pėlqyer nė tė tilla ambiente?

    Kam njė publik qė me ndjek dhe qė vjen kudo qė shkoj. Ka shumė persona qė tani janė bėrė pjesė e ēdo aktiviteti ku unė shkoj. Mė vjen mirė qė i kam nga pas.

    Na thatė qė bashkėshorti juaj ėshtė kitarist, si e keni njohur atė?

    E kam njohur herėn e parė qė unė kam filluar tė kėndoj nė grup. Altini ka qenė kitarist nė atė grup dhe ka qenė njė impakt i menjėhershėm pėr tė dy. Bėhet fjalė pėr para tetė vitesh, diku rreth vitit 2001. Unė sapo fillova punė atėherė nė njė lokal "live", ka qenė grupi i parė mė tė cilin kam punuar dhe prova ime e parė qė ky grup tė mė dėgjonte.

    Mė kujtohet qė pėr herė tė parė kam kėnduar njė kėngė tė Celin Dion, Altini qė sigurisht ma ka thėnė pas shumė kohėsh qė "Kur e ke kėnduar pėr herė tė parė kėtė kėngė, thashė uau, ēfarė zėri". Mirėpo e njėjta gjė ka ndodhur edhe me mua. Herėn e parė qė unė e kam dėgjuar Altinin tė luaj nė kitarė jam mahnitur shumė pas stilit tė tij dhe pas tingullit.

    Ndryshe nga tė tjerėt, ju paskeni pėlqyer cilėsitė e njėri-tjetrit dhe jo pamjen, apo jo?
    Po kjo ėshtė e vėrtetė dhe qė nė fillim kjo na ka goditur. Pėrgjithėsisht, njerėzit nė fillim tėrhiqen nga pamja, ndėrsa me ne ka ndodhur e kundėrta, ne i kemi vlerėsuar cilėsitė qė na karakterizonin.

    Po mė pas, si vazhdoi...?

    Tre katėr muajt e parė, kishim vetėm shikime ndonjėherė largoheshim e mė pas afroheshim.

    Por, qė tė dy e kishim kuptuar pėlqimin e ndėrsjellė dhe qė ndjenim diēka e qė ende nuk ia kishim thėnė njėri-tjetrit. Derisa erdhi njė moment qė e shprehem dhe qė nga ajo ditė nuk jemi ndarė mė. Kishim tė dy tė njėjtin mendim. Ka qenė njė lidhje e jashtėzakonshme pėr mua.

    Vazhdon me tė njėjtin intensitet?

    Vazhdon akoma mė shumė dhe ėshtė ende mė e fortė.

    Qė nga momenti qė e njohe e mė pas ēfarė vutė e re tek ai qė tė pėrforcoi mė shumė idenė qė ai duhet tė ishte me ty?

    Nė fakt, Altini ėshtė njė person qė ka shumė siguri nė vetvete dhe mė transmeton edhe mua shumė siguri. Unė kam shumė besim tek ai. Duke filluar qė nga kėngėt qė unė zgjedh, ėshtė ai qė mė jep mendimin e parė, ėshtė kreu im nė tė gjitha aspektet. E kam shumė tė nevojshme mendimin e tij.

    Sa kohė keni ndenjur tė dashuruar?

    Kemi ndenjur pothuajse 5 vjet. Diēka kishte filluar te merrej vesh, mė pas kaluam njė periudhė njėvjeēare si tė fejuar dhe tani kemi tre vjet qė jemi martuar, nė tėrėsi kemi 9 vjet bashkė.

    Kohė e mjaftueshme pėr tė krijuar njė lidhje tė konsoliduar, ndonėse ne e kishim njohur dhe e kishim pranuar njeri-tjetrin qė nė momentet e para.

    Ju keni nėntė vite bashkė, por, sipas disa tė dhėnave, kriza e parė e njė lidhje ėshtė nė vitin e shtatė, ēfarė bėni qė tė t'i eliminoni krizat?

    Lidhja jonė qė qėndron e fortė bazohet edhe nė njė fakt tjetėr dhe ky ėshtė se ne jemi tė dy besimtarė dhe kemi vendosur qė nė lidhjen tonė tė kemi Zotin nė mes. Sepse, ėshtė ai qė deri tani na ka ruajtur nga ēdo gjė dhe na ka mbajtur fort. Jam e krishterė ungjillore.

    Ka njė moment konkret kur ke filluar tė besosh, ndoshta kur jeta jote ka qenė nė vėshtirėsi?

    Po, ėshtė e vėrtetė, qė para 5-6 vitesh mė parė nuk ka qenė njė periudhė fort e mirė pėr mua. Erdhi krejt pa pritur. Kemi kaluar tė dy njė gjendje jo tė mirė, jo pėr sa i pėrket lidhjes, po pėr sa i pėrket shėndetit tonė.

    Dhe ishte ky moment qė nė vėrtetė kėrkonim dikė qė tė na udhėhiqte. E kėrkuam nė shumė njėrės dhe nuk e gjetėm. Njė ditė dėgjojmė nga njė mik i yni fjalėn Zot. Ishte ky moment qė ne vendosėm tė dinim mė shumė dhe kėshtu bėmė.

    Jeton vetėm me Altinin, apo edhe me prindėrit e tij?

    Jo, jetoj vetėm me Altinin.
    Ėshtė e vėrtetė qė nuset nuk i durojnė dot vjehrrat nė shtėpi, ti hyn tek ato?
    Jo, nuk ka lidhje me kėtė, po ata kanė shtėpinė e tyre dhe kanė njė djalė tjetėr mė tė vogėl

    Nuk ėshtė se e keni problem jetesėn me ta?

    Jo, ne kemi zgjedhur qė tė jemi bashkė, jemi familje e re dhe duam tė ndėrtojmė familjen tonė. Nuk besoj qė mė bezdis. Madje edhe kur jam martuar kam ardhur direkt nė shtėpinė time. Por, mund tė them diēka qė gjatė kohės qė kam qenė e fejuar unė kam ndenjur pothuajse ēdo ditė nė shtėpinė e tyre. Kėshtu qė e kam kaluar atė periudhėn e qėndrimit me vjehrrėn.

    Vjehrrėn e kam dashur qė nė momentin kur kam qenė e fejuar.
    Ndihesh mirė tani nė kėto kohė, e ndjen nevojėn e njė personi tjetėr, tė njė fėmije?
    E ndjej shumė nevojėn. Po do t'ju them njė sekret qė kohėt e fundit kam marrė njė qenush tė vogėl.

    E kam marrė pėr arsyen se shpesh herė unė ndodhem vetėm paraditeve nė shtėpi edhe ndonjėherė mėrzitesha, doja diēka apo tė dėgjoja njė zė nėpėr shtėpi. Meqenėse ne pėr momentin ende nuk kemi fėmijė, unė vendosa tė marr njė qen, dhe ai e ka thyer pak atė monotoninė, por, qė nuk e zėvendėson absolutisht fėmijėn.
    Unė e dua shumė njė fėmijė, dhe ne shpresojmė qė do ta kemi sė shpejti. Kjo ka qenė njė periudhė goxha e ngarkuar pėr mua. Nuk ėshtė se vendosim punėn nė vend tė parė, por qė kemi menduar t'i bėjmė gjerat me njė hap tė sigurt. Kėto gjėra nuk planifikohen, nėse fėmija do tė vinte tani, unė do ta pranoja mė shumė dashuri.

    Je natyrė xheloze?

    Nuk besoj dhe nuk kam asnjė arsye pėr tė qenė e tillė.

    Periudha qė keni qenė tė lidhur, takoheshit shpesh bashkė?

    (qesh) Tani kujtojmė diēka, e cila qė nė momentin kur jemi lidhur deri mė sot, nuk ka ditė qė ne tė mos jemi bashkė. Gjithė kėto nėntė vite, ka qenė vetėm njė javė qė ne kemi qenė larg njeri-tjetrit dhe kjo pėr arsye pune. Unė nuk e konceptoj dot ditėn pa tė.

    Po ai ėshtė pėr shkak tė punės, ndoshta, pasi ju jeni vazhdimisht nėn vėzhgimin dhe syrin e njerėzve?

    Ne qėndrojmė tė dy nė skenė. I kemi tė dy kėto vėshtirėsi, megjithatė, unė gjithmonė kam menduar tė jem korrekte, me veten time nė radhė tė parė, pastaj me Altinin. Duke qenė korrekte, nuk besoj se tjetri do tė ndihej ndonjėherė keq. Puna jonė ka edhe vėshtirėsi dhe prandaj them qė duke pasur atė nė krah, mua mė jep shumė besim pėr tė qenė e mbrojtur dhe pėr tė mos gabuar.

    Jeni kėngėtare qė si armė tė fortė keni zėrin, si ju duket pjesa tjetėr e kolegeve tė tua qė pėrdorin sė armė jo zėrin po performancėn, imazhin?

    Besoj se publiku ėshtė i ndarė nė dy pjesė. Ėshtė njė anė qė preferon shou pa masė, duke filluar nga paraqitja e jashtme dhe deri te performancat skenike.

    Dhe njė publik tjetėr qė kėrkon tė dėgjojė muzikėn e vėrtetė dhe unė futem tė kjo pjesė. Jo vetėm me muzikėn "live", por edhe e me daljen time skenike, unė pėrqendrohem shumė tė kėnga dhe jap maksimumin tim aty.

    Nuk them qė duke u pėrqendruar te kėnga unė lė pas dore dhe nuk duhet tė bėj asgjė pėr paraqitjen time. Por, kjo ka tė bėjė edhe me personalitetin. Mua, gjithmonė, mė ka shkuar kjo gjė pėrshtat. Nuk kam paragjykime ndaj atyre qė dalin nė atė formė.

    Tregu shkon pas asaj se ēfarė bėhet nė botė, kuptohet qė nė tė gjithė botėn, po i mėshohet shumė shout. Edhe muzika nuk ka ēfarė tė bėjė. Ka arritur nė njė pikė qė po prodhohet muzikė me kompjuter, tė kėnaqet syri.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 08:30