BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    LETERSI E PERZGJEDHUR

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje LETERSI E PERZGJEDHUR

    Mesazh nga Vizitor 18/12/2009, 16:24

    LETERSI E PERZGJEDHUR 23h3nzq
    Puthja e fundit


    Pikon, rigon nje pikez uji,
    E dale shkembit veshur myshk,
    Si lot i gruas epshezjarrte,
    kur sheh fytyren qe iu vyshk.

    Fluron, lodron nje gjeth ne renie,
    Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
    Si psheretim' e zemres tende,
    E dale befas, fare thjeshte...

    Fluturon e iken fluturim,
    Nje zog qe shume gaze kishte,
    Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
    Mes degeve, ne shelgjishte.

    Si lot, si zog, si psheretime,
    Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
    Vec puthja e fundit mes kujtimesh,
    Si tjeter plage e thelle mbeti...
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: LETERSI E PERZGJEDHUR

    Mesazh nga Vizitor 18/12/2009, 16:26

    LETERSI E PERZGJEDHUR 2rf4oxs
    Kaq kohe te endrra mbeta

    Kaq kohe te endrra mbeta si lypsar
    S'u bera dot i pasur me ty prane
    Ta ndjeja zemren qe krijonte vale
    por s'qeshe aty pushues, udhetar.

    U enda si nje varke e shkrete pa rrema
    Me Ƨoi nga deshi vete trishtimi im
    Me zemerim skermiste dhembet dhembja
    Si medaljon i arte ne gjoksin tim.

    Nga mali i endrres ti nuk zbrite dot,
    Nje lule te keputje me deshire
    T'i fshije heshtur syrit tim nje lot
    Te thoshe: jam me ty, jo lamtumire...
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: LETERSI E PERZGJEDHUR

    Mesazh nga Vizitor 18/12/2009, 16:26

    Kalendar

    Po erdhe ti diten e hene
    Une do te puth ne cep te buzes
    Ndersa te marten po te vish
    Do fshihem si nje zog mes turmes.

    Kur te me shfaqesh te merkuren
    do ta kendoj nje kenge per ty,
    Ndersa ne Ƨapin e se enjtes
    Portretin tend do mbjell ne sy.

    Po ta genjesh pakez te premten
    Do gjesh te shtunen, pritjen tende
    Te dielen, po te vish prane meje
    Do te dhuroj nje vello endrre...
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: LETERSI E PERZGJEDHUR

    Mesazh nga Vizitor 18/12/2009, 16:27

    Kur dora jote...

    Kur yjet te trazoje dora jote
    Do gjeje mes tyre kengen e harruar
    Qe neteve ne enderr ne na ftonte
    Me nje kumbim te embel, te hutuar

    Sot kohen e kerkojme neper kujtime
    Dhe ndonje lot i kalter na vesh syte
    Se humbi zeri im ne udhe vetmie
    U mbyt te lumi i pritjes zeri yt...
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: LETERSI E PERZGJEDHUR

    Mesazh nga Vizitor 18/12/2009, 16:27

    Kur ti s'je

    Kohen mbaj mbyllur ne dhome
    kur akujt shkrijne rreke
    Ti hesht. Te kerkoj.
    Ti s'je.

    Hap krahet , te pushtoj,
    Genjehem si diell ne shi
    vec me hijen tende kam mbetur
    si zjarri kur digjet le hi...

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: LETERSI E PERZGJEDHUR

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 15/11/2024, 07:39