BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    INGRID GJONI

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje INGRID GJONI

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/10/2008, 10:43



    Intervistė me Ingrid Gjonin ... Atė qė dua e kam pranė vetes ....


    INGRID GJONI Ingrid10

    Ndjehet e kėnaqur pėr ēfarė ka arritur deri tani, por jo e ngopur. I merr me sportivitet gjithēka flitet pėr tė, edhe kur pavėrtetėsia ėshė e tejskajshme. Ja disa gjėra pikante qė vetė Ingrisdi na i rrėfeu nė njė intervistė pėr “Panorama Plus”.

    Pas sezonit tė verės mund tė na thuash si shkuan pushimet kėtė vit?

    Nė fakt pushime dhe kam bėrė dhe s’kam bėrė kėtė verė. Kjo pasi kam qenė e impenjuar me koncerte nė bregdetin shqiptar. Gjatė ditės pėrfitoja nga ajo pak kohė e lirė tė beja pak plazh. Ndėrkohė kėtė vit nuk arrita tė bėj njė javė plazh me familjen nė Turqi siē bėjmė pėr ēdo vit.

    Ju pėlqejnė pushimet me njerėz apo preferoni njė vend tė qetė ku tė ketė sa mė pak njerėz qė ju njohin?


    Ndodh tė kete periudha qė mė pėlqen t’i bėj me shoqėrinė, tė jemi 20 veta, por ka momente qė do tė doja tė isha vetėm fare ose me Inisin (motrėn).

    Ka shume njerėz qė duan tė dinė se si ėshtė njė ditė normale pėr Ingridin?

    Asnjėra nuk ėshtė e njėjtė me tjetrėn, pasi unė nuk kam njė orar zyrtar, njė punė rutinė, falė Zotit. Qė e vogėl s’mė pėlqente ajo lloj pune. Ka dite qė jam pushim , ka ditė qė mezi pres sa tė shkoj nė shtėpi tė pushoj.

    Duket se bashkepunimi yt me Ēiljeten rezultoi mjaft i suksesshėm. A mendoni pėr njė bashkėpunim tė dytė, ose edhe me ndonjė artist tjetėr?

    Me Ēiljetėn ėshtė shumė shpejt sepse akoma jemi duke shijuar suksesin e parė. Mendoj se bashkėpunimi mė i mirė me Ēiljetėn ėshte se ne jemi shoqe shumė tė mira dhe kemi njė shoqėri tė fortė. Pėrsa i pėrket artistėve tė tjerė vetė fusha e muzikės bėn qė tė lindin bashkėpunime. T’ja lemė kohės.

    Me ēfarė po merreni aktualisht?

    Aktualisht jam duke punuar pėr tre materiale, mendoj qė pėr vitin e ri tė lanēoj dy prej tyre.

    Mund te na zbuloni disa detaje rreth planeve te fundit?

    Kėtė herė do tė vij ndryshe, me njė baladė, kompozim i Kristit, njė kėngė qė e kam pėr zemėr dhe bashkėpunimin tjeter ia kam besuar kompozitorit tim Florit, qė ėshtė dhe i preferuari im.

    Sa e kėnaqur ndiheni me kaq sa keni arritur deri tani?

    Jam shumė e kėnaqur pėr qėllimin qė i vura vetes, por jo e ngopur. Ndihem e kėnaqur pėr deri kėtu ku jam.

    Ndjeni mungesėn e diēkaje apo dikujt?

    Gjithēka qė dua e kam afėr vetes.

    Ėshtė e pashmangshme qė pėr njė person publik tė flitet nė ambjente tė ndryshme, si rredhoje ka edhe thashetheme, ju si i merrni ato, a ndikoheni?

    Thashetheme ka edhe per komshien time qe ėshtė 60 vjeē, e pėrflasin nėse e ka pastruar shtėpinė apo jo. Pėr personat si puna ime janė tė natyrės: ka tė dashur apo jo, qė do tė thotė pėr njė njeri si unė do tė ketė thashetheme. Madje unė mėrzitem kur nuk ka thashetheme pėr mua. Deri sa unė tė jem nė qarkullim do tė ketė gojė qė flasin.

    Pėr ēfarė nuk do tė doje tė mos flitej kurrė pėr ty?

    Pėr familjen time dhe personin qė kam zgjedhur tė kem nė krah.

    Po tė pyesesh kolegėt e tu thonė qe je mike shumė e mirė, ēfarė e ERAZ AHMETAJ bėn Ingridin tė cilėsohet e tillė?

    Fillimisht i vlerėsoj mendimet e tyre, sigurisht qė mė bėn tė ndihem mirė ky fakt. Mendoj qė njė marrdhėnie reciproke e mirė nga tė dy palėt, e bėn dhe miqėsinė e tillė.

    Ēfarė duhet tė ketė dikush qė tė jetė mik me ty?

    Nė fakt unė jam pak natyrė e rėndė, nuk bėj lehtė miq, nuk mė pėlqejnė prapaskenat. Me miket e mia nuk ndodhin kėto gjera, sigurisht qė do tė mė lėndonte mė shumė njė zhgėnjim nga njė shoqėri e vjetėr sesa nga njė e re.

    Na fol pak pėr marrdhėnien me motren tėnde Inisin. Si ėshtė tė punosh me tė? (pasi te klipi me Ēiljeten ishte regjizore).

    Gjithmonė e kam patur ėndėrr, kur isha e vogėl e shihja prapa kuintave dhe mė dukej e paarritshme. Tani qė ėshtė realitet ėshtė shumė bukur tė punoj me tė. Mė ka ndihmuar pėr ēdo klip timin duke mė dhėnė ēdo gjė nga vetja qoftė si moter apo si njė vajzė qė ka kryer njė shkollė. Unė i jam shumė mirėnjohėse dhe e falenderoj shumė.

    Ndonjė tė dashur momentalisht?

    Jam e lirė dhe nuk do tė doja ta lija me kaq kėtė pyetje. Nėse do tė ketė diēka tė re do tė jeni ju (gazetarėt) tė parėt qė do tė jeni tė ftuar nė darkėn e Ingridit.

    Sipas teje cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tu rekuperuar pas njė zhgėnjimi?


    Ka shumė mėnyra, por jam njė tip qė neglizhoj shumė, dhe nė momentin qė zhgėnjehem pėrtoj tė ballafaqohem.

    Do t’i ktheheshe njė lidhje tė kaluar?

    Jo, por kurrė nuk do ta mohoja dhe do ta kujtoja gjithė jetėn.

    Thuhet qė ke karakter tė fortė, nėse thua diēka apo vendos pėr diēka, e realizon. Ėshtė e vėrtetė?


    Po.

    Ēfarė do t’i shtoje karrierės tėnde?

    Njė film nė Hollyėood. (qesh)

    Nėse njė ditė do tė bėhej njė ndarje ēmimesh pėr tė gjithė artistėt, pėr ēfarė duhet tė vlerėsohet Ingridi. (performancė, interpretim, etj)

    Tė vlerėohesha gjithsesi, por meqė kam mbaruar pėr dramė, pse jo pėr aktorja mė e mirė.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:58