BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kadri Veseli, Historia ime

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    03012010

    Buzqeshje Kadri Veseli, Historia ime

    Mesazh nga Albatros

    Nė LPRK hyra nė mesin e viteve ‘80. Isha ndėr pjesėmarrėsit dhe organizatorėt e demonstratave tė asaj kohe. Lidhja ime me Hashim Thaēin ėshtė jashtė kontekstit politik. Nuk kemi dashur kurrė ta sfidojmė lėvizjen paqėsore. Nė Rambouillet, koordinoja kėshilltarėt e Delegacionit tė Kosovės. Mė 1999, targetoja caqet qė duhej tė goditeshin nga NATO. Kėshtu e pėrshkruan veprimtarinė e tij nė luftė Kadri Veseli, nė intervistėn e parė, nė Zonėn e Debatit me Baton Haxhiun, nė TV Klan Kosova. Express ka ekskuzivitetin e botimit tė saj

    Klan Kosova: Pse nuk keni bėrė jetė publike, meqenėse ishit njeriu i parė i njė institucioni kaq tė rėndėsishėm dhe kaq tė pėrfolur?
    Kadri Veseli: Kam pasur fatin tė jetoj si shumica e pjesėtarėve tė vendit tim nė rrethana shumė tė vėshtira. Duke pasur parasysh pėrgjegjėsinė qė kam mbajtur, e cila ka qenė e ndjeshme, gjithmonė jam munduar tė jem i kujdesshėm pėr veprimet dhe deklaratat e mia. Megjithatė, nė parim, puna qė e kam bėrė unė si Shef i SHIK’ut, ashtu sikurse puna e ēdonjėrit qė punon nė shėrbimet inteligjente, nuk ėshtė aq transparente. Por, po e theksoj, kam qenė jashtėzakonisht afėr me tė gjithė ata njerėz qė i kanė krijuar mediet publike, kam pasur bashkėpunim jashtėzakonisht tė mirė - duke ju pėrfshirė edhe juve - ashtu sikurse edhe shoqėrinė civile, pėr ē’gjė i falėnderoj tė gjithė. Ndoshta tė gjithė sė bashku kemi arritur kėtu ku jemi sot.

    Klan Kosova: Nuk besoj se gjithė ata kanė qenė pjesėtarė tė SHIK’ut...
    Kadri Veseli: Asgjė mė krenare nuk ėshtė sesa t’i shėrbesh vendit tėnd. Por, kryesore ėshtė qė duhet tė jemi tė vetėdijshėm dhe tė pėrgjegjshėm pėr atė qė e bėjmė.

    Klan Kosova: Nė njėfarė mėnyre, njerėzit nė Kosovė kanė paragjykime pėr shėrbimet inteligjente. Kjo edhe pėr faktin qė kanė jetuar shumė keq nėn UDB’nė, KOS’in... Pikėrisht kjo ka ndikuar qė ju tė mos bėni jetė publike?
    Kadri Veseli: Pėrjetimet e tė gjitha vendeve, veēanėrisht ato tė vendeve tė Europės Juglindore, nė raport me shėrbimet inteligjente kanė qenė negative. Pėr arsye se kanė pėrjetuar rrethana tė ndryshme, tė cilat shpesh u kanė kushtuar me jetėn e anėtarėve tė familjeve. Edhe nė popullin tonė ka qenė njė rrethanė e tillė, duke pasur parasysh karvanin qė kemi kaluar. Kėtu po flas pėr periudhėn para ’45, pas ’45, e veēanėrisht gjatė viteve tė aparteidit. Gjatė kėsaj kohe, roli i kėtyre shėrbimeve, tė cilat kanė qenė tė fshehta dhe ekzekutive, shpesh ka qenė fatal pėr jetėn e njeriut. Ndoshta kjo mund tė jetė edhe njė pėrvojė pėr institucionet tona, qė tė jenė tė kujdesshme dhe ta dinė rolin e atyre njerėzve qė i shėrbejnė vendit.

    Klan Kosova: Atėherė do tė ishte mirė qė t’u tregonit shikuesve diēka nga biografia juaj. Nė fillim, paralajmėrova se ju vini nga njė familje, ku tre pjesėtarė tė familjes kanė qenė tė burgosur nė vitin 81...
    Kadri Veseli: Janė persekutime qė i ka kaluar gjithė popullata e Kosovės dhe nuk ka qenė vetėm njė familje specifike. Ėshtė e vėrtetė se gjatė viteve ’80 ka pasur shumė burgosje, mes tė cilave edhe dy vėllezėrit e mi dhe njė djalė i axhės, i cili ka mbajtur afėrsisht 7 vjet burg.

    Klan Kosova: A keni qenė i motivuar nga ky rast pėr njė jetė tjetėr?
    Kadri Veseli: Motivimi gjithmonė vjen nga ajo se ēka kėrkon populli im. Populli im ka qenė i pakėnaqur me situatėn qė e ka pasur nė ato rrethana. Ndoshta ai ka qenė motivi kryesor. Ėshtė pak e vėshtirė tė flas pėr vetėn dhe familjen time. E them prapė, personalisht, por edhe si familje, ashtu sikurse i gjithė populli i Kosovės, e kemi dhėnė provimin pėr tė dhėnė diēka tė mirė pėr vendin tonė.

    Klan Kosova: Ju keni bėrė jetė tė mbyllur dhe shumė njerėz nuk ju njohin. Pėr t’ua pėrkujtuar, unė kam mėsuar se ju keni qenė anėtar i LPRK’sė qė nė vitin ‘86...
    Kadri Veseli: Nuk kam bėrė jetė tė mbyllur. Kam pasur relacione me shumicėn e medieve publike, me tė cilat kemi bashkėpunuar, nė kuptim profesional, pėr tė mirėn e vendit. Por, unė qysh i ri, nė mesin e viteve ’80, jam angazhuar nė organizatat atdhetare, siē ka qenė Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės, e cila ka lindur si kėrkesė popullore pėr luftė ēlirimtare me mjete tė armatosura.

    Klan Kosova: Atje do tė vijmė mė vonė. Unė dua tė rikujtoj se ju keni qenė mik i mirė me Afrim Zhitinė dhe qysh nė atė kohė ju njiheni edhe me Kryeministrin aktual, Hashim Thaēin...
    Kadri Veseli: Ėshtė e vėrtetė se kemi pasur bashkėpunim tė plotė me dėshmorin e madh Afrim Zhitinė, ose Faik Fazliun... Ne kemi qenė bashkė, sidomos pas rrethanave qė u krijuan pas protestės sė 31 majit ‘89 nė Besianė, kur njė grup yni u konfrontua me forcat serbe, siē quhej Ēeta e Llapit, dhe ata dolėn nė ilegalitet. Pastaj, secili prej nesh ka marrė pjesė nė procesin e mbajtjes sė kėtyre njerėzve nė ilegalitet, nė kuptim tė strehimit dhe sigurimit. Njė pjesė e tyre kanė arritur me sukses tė strehohen. Nė pėrgjegjėsinė time dhe tė Hashim Thaēit ka qenė qė ta strehojmė Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin.

    Klan Kosova: Nė njė intervistė tė gjatė, qė Hashim Thaēi i ka dhėnė emisionit “Opinion”, ka thėnė se ju e keni ftuar atė qė tė jetė pjesėtar i LPRK’sė...
    Kadri Veseli: Njeriu, sė pari, personalisht i pėrgjigjet thirrjes pėr atdhe, e gjen vetė rrugėn. Unė kam pasur fatin jetėsor qė tė kem bashkėpunim me Z. Thaēi. Ėshtė njė bashkėpunim jashtė kontekstit aktual politik, ėshtė bashkėveprim qė na lidh shumė mė shumė sesa aktualitetet politike. Ėshtė njė jetesė, ėshtė njė pėrjetim qė e kemi kaluar sė bashku nė momentet mė tė mira dhe mė tė vėshtira tė jetės sonė.

    Klan Kosova: Tė kthehemi te periudha e fundviteve ’80. LPRK ka qenė nismėtare dhe organizatore e demonstratave tė vitit ‘88-‘89. A ėshtė e vėrtetė se ju jeni infiltruar nė kėto protesta?
    Kadri Veseli: Ne, secili, kemi pasur pėrgjegjėsinė tonė nė organizimin e demonstratave.

    Klan Kosova: Pėrveē Hashim Thaēit nė kėtė proces, kush ka qenė i implikuar? Fisnik Cukaj...?
    Kadri Veseli: Ėshtė periudhė e mėvonshme, veēanėrisht nė Unionin e Studentėve ka qenė Fisnik Cukaj, Skėnder Sallaukaj... Por, pėr tė mos ju mbetur borxh, kanė qenė edhe shumė e shumė tė tjerė.

    Klan Kosova: Mė kujtohet fjalia qė ma patėt thėnė nė vitin ’90: “Po shkojmė nė Shqipėri qė ta organizojmė luftėn”. Vėrtet shkuat pėr ta organizuar luftėn dhe a kishit besim nė kėtė luftė?
    Kadri Veseli: Populli i Kosovės ka pasur besim nė ēlirimin e vet. Alternativa e vetme nė ato rrethana, e qė mė vonė u vėrtetua si e drejtė, ka qenė lufta e armatosur. Lufta nė Kosovė ėshtė bėrė nė Kosovė, ka aktivitetin nė Kosovė, burimin nė Kosovė dhe ėshtė zhvilluar nė Kosovė. Pastaj, secili prej nesh i ka marrė pėrgjegjėsitė e veta. Nė kėtė kontekst, Shqipėria ka qenė vendi amė, ka qenė vendstrehim, vendtrajnim, vendfurnizim, ka qenė vendtakim. Shteti shqiptar, nė tė gjitha rrethanat, e ka ndihmuar luftėn e popullit tė Kosovės.

    Klan Kosova: Kur keni shkuar nė Shqipėri pėr herė tė parė?
    Kadri Veseli: Herėn e parė kam shkuar nė vitin 1991, mė duket.

    Klan Kosovė: Sa mė kujtohet, nė biografinė tuaj shkruan se ju keni shkuar pėr herė tė parė nė Shqipėri nė janar tė vitit ‘92...
    Kadri Veseli: Pastaj ka qenė qėndrim mė permanent nė Shqipėri.

    Klan Kosova: Normalisht, ju keni kaluar ilegalisht nė Shqipėri, asnjėherė me pasaportė tuajėn?
    Kadri Veseli: Ēdoherė kam kaluar ilegalisht. Dokumenti im zyrtar ka qenė Kadri Veseli.

    Klan Kosova: Me cilėt njerėz ju shkuat nė Shqipėri?
    Kadri Veseli: Varet nga rrethanat kohore, kur kemi udhėtuar. Kam udhėtuar me mijėra njerėz. Nėse flasim pėr vitin ‘91, atėherė kam shkuar me Skėnder Sallaukėn, i cili ka qenė Sekretar i Unionit (tė Studentėve tė UP’sė) nė atė kohė dhe me Sinan Aliun. Pastaj nė ‘92 me Naser Krasniqin...

    Klan Kosova: Atje e keni takuar edhe Grupin e Prekazit?
    Kadri Veseli: Nė fakt, Grupi i Prekazit, i udhėhequr nga Komandanti Legjendar, ka ardhur nė shtator tė vitit 1992.

    Klan Kosova: Nė librin e tij, Mehmet Kraja e pėrshkruan shumė mirė se ku ka qenė i vendosur Grupi i Prekazit. Sipas tij, ka qenė i vendosur nė Hotelin Ushtarak...
    Kadri Veseli: Po, ka qenė i vendosur nė Hotelin Ushtarak, normalisht ka qenė nė mėnyrė zyrtare i vendosur aty. Kemi qėndruar aty, diku, gjashtė muaj. Pas njė muaji, unė sė bashku me Sami Lushtakun, Iliaz Kodrėn, Sahit Jasharin - me vendim tė Komandantit Legjendar - jemi kthyer nė Kosovė, pėr arsye se e kishim ndėrmend ta vazhdonim luftėn ēlirimtare. Kjo ka ndodhur pas kryerjes sė aksionit tė parė nė Stacion tė Autobusėve tė Drenasit. Grupi i parė kemi kaluar nė ‘92 nė Kosovė.

    Klan Kosova: Mehmet Kraja thotė se kemi qenė nė pėrgatitje tė pasaportave pėr djemtė qė kishin ardhur nė Tiranė, pėr t’i dėrguar nė Zvicėr. Por, sipas tij, shumica e tyre, pėrfshirė edhe Adem Jasharin, nuk pranuan...
    Kadri Veseli: Nė vitin 1991 filluan goditjet e grupeve qė kishin ushtruar nė Shqipėri. Ishte njė fat i keq se ato u zbuluan dhe u goditėn. Mes kėtyre grupeve ishte edhe ai i Adem Jasharit. Atėherė nė vitin ‘91’ familja e tij u sulmua, ku ai sė bashku me familjen dhe shokėt rezistuan me sukses. Nė vitin ‘92, ne ishim tė interesuar qė ta vazhdonim luftėn, e jo ta lėshonim Kosovėn.

    Klan Kosova: Gjatė kėsaj kohe, a keni pasur kontakte me organet zyrtare tė Shtetit Shqiptar?
    Kadri Veseli: Ka pasur kontakte. Me vetė faktin qė kemi qenė tė vendosur nė Hotelin Ushtarak, dėshmon se kemi pasur kontakte me Shtetin Shqiptar. Ai nuk ka qenė hotel komercial, por hotel i Shtetit Shqiptar.

    Klan Kosova: Nė Shqipėri, ju e keni pėrjetuar edhe ndarjen e LPRK’sė?
    Kadri Veseli: Organizimet ilegale e kanė pasur njė tė metė. Pasi qė janė krijuar disa situata kur njerėzit pėr gjėra shumė tė vogla janė pėrēarė dhe janė ndarė. Dhe, kėto na kanė kushtuar. Ndarja ndodh nė vitin ‘93. Atėherė krijohet LKĒK dhe LPRK transformohet nė LPK.

    Klan Kosova: Ju mbetėt nė LPK apo nė LKĒK?
    Kadri Veseli: Njė nga themeluesit e LKĒK’sė ka qenė bashkėpunėtori im mė i afėrt, Raif Qela, i cili ka qenė nga Mitrovica. Njė djalė shumė i zgjuar dhe i shkathėt. Unė kam mbajtur relacione shumė tė mira me tė dyja grupet.

    Klan Kosova: Cilit krah i keni takuar? Unė kam informacione se nė vitin ‘93 nuk i keni takuar Lėvizjes...
    Kadri Veseli: Jemi duke folur pėr periudhėn ‘92, atėherė kur ka ndodhur aksioni i parė, pėr tė mos harruar kontributin e Xhavit Hazirit, i cili ka qenė ndėr udhėheqėsit e Lėvizjes nė atė kohė. Ne kemi pasur njė vendim, i cili forcohet nė Kėrēovė mė pas, qė tė vazhdohet me luftėn e armatosur. I kishte humbur kuptimi luftės vetėm politike. Populli largohej me tė madhe nga vendi, rrezikohej “Spastrimi i Bardhė” i Kosovės. Pra, rrezikoheshim ta humbnim vendin pa dinjitet.

    Klan Kosova: Kur shkuat ju nė Zvicėr?
    Kadri Veseli: Pas goditjes, kur u arrestuan njė pjesė e madhe e shokėve tonė. Fillimisht u arrestua Raif Qela, pastaj Avni Klinaku. Pastaj, nė korrik-gusht ’93, goditemi shumė rėndė, kur familjet tona pėrjetuan ngjarje tė rėnda.

    Klan Kosova: Prej asaj kohe, ju kaluat nė ilegalitet?
    Kadri Veseli: Nė fakt, edhe mė herėt ishim nė ilegalitet, por pas gushtit ‘93 kemi qenė nė ilegalitet tė thellė pėr pushtuesin.

    Klan Kosova: Vjen njė periudhė e rėndė, periudha e Dejtonit, kur iu dha goditja Kosovės pėr tė mos qenė pjesė e projektit tė bisedimeve. Pėr Kadri Veselin dhe grupin tuaj, ēfarė domethėnie ka pasur kjo?
    Kadri Veseli: Ne tė gjithė jemi munduar tė bėjmė diēka, si popull. Realisht, Dejtoni i ka goditur pėrpjekjet e deriatėhershme paqėsore. Nė fakt, Dejtoni dhe pėrjashtimi i Kosovės nga ajo marrėveshje dhe nga bisedimet, pastaj fakti qė Delegacioni i Kosovės nuk u lejua as tė merrte pjesė nė korridore tė ndėrtesės ku zhvilloheshin bisedimet.... Kjo tregoi edhe njė herė drejtėshmėrinė e rrugės sonė tė armatosur.

    Klan Kosova: Atėherė u mor vendimin pėr formimin e UĒK’sė?
    Kadri Veseli: Jo, ka qenė themeluar mė herėt.

    Klan Kosova: Mos thoni, Z. Veseli, se UĒK ėshtė themeluar gjatė viteve ‘92, ‘93 gjatė takimeve me Grupin e Prekazit?
    Kadri Veseli: Do tė mundohem tė jem shumė i qartė dhe shumė i shkurtėr. Shpesh bėhen gabime nga ata qė mundohen t’i paraqesin rrethanat e asaj kohe nga konteksti aktual. Atėherė ne kemi jetuar nė rrethana tė vėshtira. UĒK ėshtė krijuar si produkt i rrethanave nacionale tė asaj kohe. Nė fund tė vitit ‘91 dhe nė fillim tė vitit ‘92, ne i kemi marrė aksionet e para tė armatosura...

    Klan Kosova: Kėto kanė qenė aksione individuale...
    Kadri Veseli: Jo, nuk kanė qenė individuale, por kanė qenė jashtėzakonisht mirė tė organizuara. Pastaj, nė vitin ‘93, diku nė mars, kur u kthyem nga Shqipėria, sė bashku edhe mė Komandantin Legjendar dhe me Jakup Nurėn, kemi mbajtur njė takim i cili mund tė konsiderohet faktikisht si themelim zyrtar i UĒK’sė, po flas pėr marsin e vitit ‘93. Takimi ėshtė mbajtur nė Odėn e Jasharajve, odė kjo qė tash ėshtė muze.

    Klan Kosova: Tash nuk po hyjmė t’i pėrmendim emrat e atyre njerėzve, sepse mund ta harrojmė dikė dhe hidhėrohen...
    Kadri Veseli: Ka qenė vendosmėria, ka qenė pėrcaktimi i tė gjithėve neve, duke pasur parasysh njė flamur qė kemi pasur, pra qė ka qenė Adem Jashari.

    Klan Kosova: Si janė zhvilluar ngjarjet mė pastaj? Hashim Thaēi thotė se mė pas keni kaluar kufirin me Shqipėrinė pėr dhjetėra herė...
    Kadri Veseli: Nė fakt, ne nė luftė ishim qė nga momenti kur kemi goditur Stacionin e Drenasit.

    Klan Kosova: Kėto kanė qenė aksione guerile, unė po flas pėr aksione ushtarake...
    Kadri Veseli: Koncept mė ushtarak nuk mund tė konsiderohet sesa njė aksion i organizuar pėr kohė tė gjatė, me informacione shumė tė sigurta pėr vendndodhjet e armikut dhe pa pasoja anėsore.

    Klan Kosovė: Kur realisht ju vendosėt t’i shpėrndani tė gjithė kėta njerėz tė armatosur nėpėr Kosovė dhe tė filloni luftėn?
    Kadri Veseli: Unė thashė, kjo ka filluar qė nga viti ‘92 dhe pastaj masovizimet kanė filluar nė vitin ‘96. Mos tė harrojmė se edhe nė vitin ‘94, nė ’95, ka pasur aksione tona, aksione kėto shumė tė suksesshme dhe shumė mirė tė organizuara. Unė e kuptoj pyetjen tuaj, pasi qė aksionet tona qė janė kryer nė tė njėjtėn ditė dhe nė tė njėjtėn orė nė lokalitete tė ndryshme, konsiderohen si fillim i luftės sė armatosur. Ēdoherė aksioni ynė ushtarak ka qenė i ndėrthurur me aksionin politik, sepse kemi dashur tė tregojmė se populli i Kosovės nuk e duron mė kėtė gjendje.

    Klan Kosova: Pastaj ka qenė njė periudhė e rėndė, kur shumė udhėheqės tė lėvizjes sė armatosur u goditen...
    Kadri Veseli: Ka qenė janari i vitit ‘97, pra kur u vra Zahir Pajaziti. Kjo ka qenė ndėr goditjet mė tė rėnda, duke pasur parasysh se Zahir Pajaziti ka qenė njė ndėr motorėt e lėvizjes ēlirimtare dhe kjo ka qenė humbje e madhe pėr ushtrinė tonė. Por, edhe kemi pasur fat, pasi qė kėto humbje na fuqizuan. Nė kėtė kontekst ka ndikuar edhe burrėria e atyre tri familjeve, tė cilat na lejuan neve si Shtab i Pėrgjithshėm tė themi se ata njerėz janė vrarė si pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo pėr ne kishte domethėnie tė madhe, duke pasur parasysh rrethanat absurde qė na pėrcillnin.

    Klan Kosova: Njė pjesė e udhėheqėsve edhe u burgosėn nė atė kohė...
    Kadri Veseli: U burgos njė nga shtyllat e UĒK’sė, Nait Hasani, ashtu sikurse edhe shumė djem tjetėr.

    Klan Kosova: Nait Hasani ka qenė Komandat i UĒK’sė pėr Kosovė?
    Kadri Veseli: Ai ka qenė njė nga njerėzit kryesorė tė UĒK’sė, nuk mund tė them Komandat.

    Klan Kosova: Kur u shqiptuan dėnimet nė qershor tė vitit ‘97, ju vendoset t’i intensifikonit sulmet. Ndodhėn luftimet mė 26 nėntor 1997 dhe mė 28 nėntor 1997, UĒK doli publikisht...
    Kadri Veseli: Edhe pas rėnies sė kėtyre dėshmorėve, ne kemi vazhduar aktivitetin tonė. Dua tė them se pas shkurtit ’97 ka qenė njė periudhė tragjike, thyerja e depove nė Shqipėri, ajo kriza nacionale. Por, nė tė njėjtėn kohė u arrit tė merret njė pjesė e atij armatimi qė ishte i domosdoshėm pėr luftėn e armatosur.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 8/5/2024, 22:04